• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Të përgatitur për situata të rrezikshme”/ NATO: Raketa ukrainase që ra në Poloni ishte rikoshetë!

by
16/11/2022 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

NATO fajëson Rusinë për sulmin me raketa në Poloni, por e sheh shkakun në një rikoshet të një rakete ukrainase. “Ne nuk kemi asnjë provë se ky ishte një sulm i qëllimshëm,” tha Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg pas një takimi urgjent të Këshillit të NATO-s, të mërkurën, në Bruksel. Por ajo që ne dimë është se arsyeja e vërtetë e incidentit është lufta ruse në Ukrainë”. Hetimet nuk janë përmbyllur, por ka shumë të ngjarë që të ketë qenë një raketë kundërajrore ukrainase që ka rënë aksidentalisht në territorin polak. “Por ky nuk është faji i Ukrainës”.

Stoltenberg theksoi se ishte mjaft i shqetësuar për incidentin e së martës në mbrëmje. Por shtoi se është bërë gjithashtu e qartë se “NATO është e gatshme të veprojë me qetësi dhe vendosmëri”.

Stoltenberg nuk donte të jepte asnjë detaj në lidhje me hetimin, për shembull nëse kishte qenë në atë moment edhe ndonjë raketë ruse afër vendit të ngjarjes. Por shtoi se në përgjithësi, incidenti tregon se lufta e agresionit rus krijon “situata të rrezikshme”.

“Por NATO është e përgatitur për incidente të tilla”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm. Goditja e raketës në territorin e shtetit të NATO-s të Polonisë fillimisht shkaktoi frikën se do të ishte nevoja e aktivizimit të nënti 5 të Traktatit të NATO-s. Në bazë të këtij neni, e gjithë aleanca ndihet e sulmuar nëse preket vetëm njëri nga 30 shtetet anëtare.

 

 

Gjermania i ofron ndihmë Polonisë

Siç bëri të ditur të mërkurën, 16.11. ’22, në Berlin, zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes, Christian Thiels, Gjermania i ka ofruar Polonisë ndihmë në vëzhgimin e hapësirës ajrore.  “Kjo mund të fillojë qysh nesër, nëse e dëshiron Polonia”, tha Thiels në Berlin në konferencën e rregullt për shtyp të qeverisë federale.

Ndihma synon të forcojë patrullimin ajror me avionë gjermanë Eurofighter:  “Avionët nuk duhet të zhvendosen në Poloni për këtë. Patrullat mund të kryhen nga bazat e forcave ajrore gjermane”, tha zëdhënësi i ministrisë.

Sipas presidentit lituanez Gitanas Nauseda, goditja e raketës në Poloni nuk e ndryshon nivelin e kërcënimit ushtarak. Por ai tregon se nevojitet sa më shpejt vendosja e sistemeve kundërajrore në krahun lindor të NATO-s. “Lituania do të mbështesë në mënyrë aktive përdorimin e mbrojtjes ajrore përgjatë kufirit polako-ukrainas.” Kjo vlen edhe për pjesën tjetër të krahut lindor. DW

/e.d

Next Post
Kushërinjtë Rraja me makinë të blinduar u shoqëruan në polici/ Artan Hoxha: Ndodhi prej “Trekëndëshit të Bermudës”

Kushërinjtë Rraja me makinë të blinduar u shoqëruan në polici/ Artan Hoxha: Ndodhi prej "Trekëndëshit të Bermudës"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In