• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Të pathënat për celulitin

by
24/08/2015 08:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të pathënat për celulitin

Sipas të dhënave, vetëm 2 ose 3 % të femrave janë totalisht të mbrojtura nga celuliti. Megjithatë, përhapja kaq e madhe e celulitit nuk përbën ndonjë ngushëllim të madh për femrat që preken prej tij. Duhet thënë se mjekësia nuk e ka qartësuar ende plotësisht shkaqet e shfaqjes së celulitit.

Dihet se çfarë ndodh në indet lidhëse, dihet edhe rreth disa shkaqeve që favorizojnë lindjen e tij, por për shkaqet e vërteta flitet vetëm në gjuhën e hipotezës. Prandaj ende nuk është sqaruar plotësisht se përse dy gra që jetojnë në të njëjtat kushte, nuk kanë të dyja celulit.

Ndryshimet hormonale janë një nga shkaqet e celulitit, jo rastësisht gratë kanë një ndjesi rëndimi dhe fryrjeje gjatë kohës së ovulacionit dhe menjëherë para menstruacioneve, atëhere kur arrihen majat e prodhimit të estrogjenit.

Gabimet në ushqyerje sigurisht bëjnë pjesë në faktorët që duhen shtuar te ata që ndikojnë në shfaqjen e celulitit. Për t’u fajësuar janë të gjitha ushqimet që rëndojnë punën e aparatit tretës dhe mëlçisë. U duhet thënë jo edhe sallameve e turshive, ushqimeve të fërguara dhe alkoolit, çokollatës, majonezës dhe mishrave të tymosur.

Jeta sedentare është një prej kushteve që ndihmon shfaqjen e celulitit. Veprimtaria fizike gjithnjë e më e pakët, duke zvogëluar punën e muskujve, të qarkullimit të gjakut, të sistemit nervor, krijon parakushtet për ngadalësimin e punës së sistemit të eliminimit ët mbeturinave duke i hapur rrugën vendosjes së celulitit.

Stresi, tensionet dhe ankthet në marrëdhëniet në punë, ngutja në përgjithësi dhe ritmet e shpejta me të cilat ecëm jeta sot mund ti hapin portën celulitit. Helmet e përditshme, abuzimi me ilaçet, ndotja atmosferikem abuzimi me alkoolin, duhanin madje dhe ai me pijet nxitëse si kafeja apo çaji ndikojnë në shfaqjen e celulitit.

Next Post

A duhet të puthen në buzë fëmijët?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com