Të pathënat për celulitin
Sipas të dhënave, vetëm 2 ose 3 % të femrave janë totalisht të mbrojtura nga celuliti. Megjithatë, përhapja kaq e madhe e celulitit nuk përbën ndonjë ngushëllim të madh për femrat që preken prej tij. Duhet thënë se mjekësia nuk e ka qartësuar ende plotësisht shkaqet e shfaqjes së celulitit.
Dihet se çfarë ndodh në indet lidhëse, dihet edhe rreth disa shkaqeve që favorizojnë lindjen e tij, por për shkaqet e vërteta flitet vetëm në gjuhën e hipotezës. Prandaj ende nuk është sqaruar plotësisht se përse dy gra që jetojnë në të njëjtat kushte, nuk kanë të dyja celulit.
Ndryshimet hormonale janë një nga shkaqet e celulitit, jo rastësisht gratë kanë një ndjesi rëndimi dhe fryrjeje gjatë kohës së ovulacionit dhe menjëherë para menstruacioneve, atëhere kur arrihen majat e prodhimit të estrogjenit.
Gabimet në ushqyerje sigurisht bëjnë pjesë në faktorët që duhen shtuar te ata që ndikojnë në shfaqjen e celulitit. Për t’u fajësuar janë të gjitha ushqimet që rëndojnë punën e aparatit tretës dhe mëlçisë. U duhet thënë jo edhe sallameve e turshive, ushqimeve të fërguara dhe alkoolit, çokollatës, majonezës dhe mishrave të tymosur.
Jeta sedentare është një prej kushteve që ndihmon shfaqjen e celulitit. Veprimtaria fizike gjithnjë e më e pakët, duke zvogëluar punën e muskujve, të qarkullimit të gjakut, të sistemit nervor, krijon parakushtet për ngadalësimin e punës së sistemit të eliminimit ët mbeturinave duke i hapur rrugën vendosjes së celulitit.
Stresi, tensionet dhe ankthet në marrëdhëniet në punë, ngutja në përgjithësi dhe ritmet e shpejta me të cilat ecëm jeta sot mund ti hapin portën celulitit. Helmet e përditshme, abuzimi me ilaçet, ndotja atmosferikem abuzimi me alkoolin, duhanin madje dhe ai me pijet nxitëse si kafeja apo çaji ndikojnë në shfaqjen e celulitit.