• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të pastrehët ”pushtojnë” Athinën

by A R
15/06/2016 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në pesë vitet e fundit grekët kanë luftuar kundër krizës më të madhe ekonomike që ka përfshirë vendin ballkanik që prej shumë vitesh.

Me rroga dhe pensione të shkurtuara dhe me papunësi në rritje, shumë grekë kanë humbur gjithçka, madje edhe shtëpitë e tyre.

Sipas një analize nga shoqata ”Strehimi i të pastrehëve të qytetit të Athinës” (KYADA), 71 për qind e të anketuarve kanë mbetur pa shtëpi në pesë vitet e fundit.

Pak më shumë se një e pesta e të anketuarve kanë humbur shtëpitë e tyre vetëm gjatë vitit të fundit.

Gazetarët e Anadolu Agency (AA) dolën në rrugët e Athinës dhe biseduan me njerëzit që kërkojnë strehim në parqe dhe shtëpi të braktisura.

Shumë prej tyre kuptohet ngurronin të jepnin detaje për atë se si kanë ardhur në këtë gjendje dhe shumë prej tyre preferonin të mbeteshin anonimë.

Pavlos T. një ish-i punësuar 56-vjeçar në sektorin privat, tha se ka bërë gjumë të vështirë gjatë tetë muajve të fundit.

“Humba punën në një fabrikë ku punoja këto gjashtë vitet e fundit”, tha ai.

I divorcuar dhe baba, ai ka fituar 700 euro në muaj (784 dollarë), por nuk ka mundur të mbulojë shpenzimet me pagën e tij.

Humbja e punës po ashtu çoi deri te largimi i familjes së tij.

“Fëmijët e mi jetonin me ish-gruan time. Unë vazhdoja t’i mbështesë aq sa mundja…, por pas kësaj nuk kishte mundësi, humba kontaktet me ta”, tha ai.

Pavlos tani jeton në rrugët e Athinës, gjithmonë duke ndryshuar destinacionin.

Studimi i KYADA-s zbulon se mbi 62 për qind e të pastrehëve të qytetit janë grekë, ku shumicë dërrmuese janë të gjinisë mashkullore.

Jorgos, 48 vjeç, edhe ai një ish-i punësuar në sektorin privat pranoi se ka qenë edhe përdorues droge. Në gjendje të varfër, Jorgos thotë se ka shpenzuar të gjitha paratë për të marrë dozën e tij. (java / r.a)

Next Post

Ja parashikimi i ndeshjes Francë Shqipëri... sipas Iguanës "Arang"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush është ish-inxhinierja e helikopterëve, kandidatja që pritet të bëhet presidentja e parë grua e Gjermanisë?

Kush është ish-inxhinierja e helikopterëve, kandidatja që pritet të bëhet presidentja e parë grua e Gjermanisë?

November 13, 2026
Çupi: Rama hodhi poshtë mitin se po të jesh në pushtet, s’ndëshkohesh. Do shikojmë drejtësinë më të madhe në vend

Ah, sikur të bjerë shi në ditën e Evropës

November 13, 2026
Pagat e gjyqtarëve / SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Financave!

Pagat e gjyqtarëve / SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Financave!

November 13, 2026
Lëvizte me taksi i armatosur me pistoletë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë, në pranga edhe pasagjeri tjetër

Lëvizte me taksi i armatosur me pistoletë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë, në pranga edhe pasagjeri tjetër

November 13, 2026
Autor i 6 librave shkollorë dhe monografi, ndahet nga jeta mësuesi i merituar Alqi Jani

Rritet me 80% financimi për trashëgiminë kulturore, ministri zbulon planet për vitin 2027

November 13, 2026
Dubai, streha e të kërkuarve për trafik kokaine! Nga “Napoleoni” te bosët e klaneve shqiptare

Dubai, streha e të kërkuarve për trafik kokaine! Nga “Napoleoni” te bosët e klaneve shqiptare

November 13, 2026
Vlora, zhvillimi urban dhe turistik përtej sezonit veror

Vlora, zhvillimi urban dhe turistik përtej sezonit veror

November 13, 2026
Tjetërsuan 44 mijë metra katror tokë shtetërore në Fier, në burg 3 ish-zyrtarë të Kadastrës dhe një notere

Tjetërsuan 44 mijë metra katror tokë shtetërore në Fier, në burg 3 ish-zyrtarë të Kadastrës dhe një notere

November 13, 2026
Opozita e pashpresë, që fle me ëndrrën e sherrit Rama–Balluku

Opozita e pashpresë, që fle me ëndrrën e sherrit Rama–Balluku

November 13, 2026
Shqiptari vret gruan me 3 plumba dhe 40 goditje me kaçavidë, besonte se ajo ishte shtrigë

Shqiptari vret gruan me 3 plumba dhe 40 goditje me kaçavidë, besonte se ajo ishte shtrigë

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In