• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Të paraburgosurit tek 302-shi futen në grevë urie, bëjnë publike 8 kërkesat

by Java News
30/07/2019 15:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë të paraburgosurit e Institucionit të Ekzekutimeve të Vendimeve Penale (IEVP) Nr. 302, Mine Peza, Tiranë që prej ditës së sotme datë 30.07.2019, ora 12.00, kanë hyrë në greve urie pa afat.

Qëllimi i kësaj greve është respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të tyre si dhe plotësimi i disa kushteve të tjera që janë bërë publike në letrën drejtuar Presidentit te Republikës, Kryeministrit, Ministres së Drejtësisë, Prokurores të Përgjithshme dhe Përfaqësive të Huaja në Republikën e Shqipërisë.

Në letrën e tyre të paraburgosurit parashtojnë 8 kërkesa: 
1-Prandaj po kërkojmë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të na mundësohet ajrimi si në të gjitha IEVP-të e tjera në Shqipëri.
2-Në raste gëzimi familjare apo hidhërimi të na mundësojnë takim shtesë sepse kjo ka kaluar në kopetencë të Drejtorit të Përgjithshëm.
3-Të na mundësojne aktivitete kulturoro-sportive
4-Të na përmirësohet cilësia e ushqimit me parametra si të BE-se
5-Të na lejohet bombul gazi si në të gjitha IEVP, në të gjithë Shqipërinë
6-Të përshtaten dhomat e takimit me familjarët si në sisteme të përparuara të mos krijojë stres te familjarët
7-Të eleminohet dhuna psikologjike e fizike nga forcat e DAPIT duke respektuar konventën e të drejtave të njeriut dhe rekomandimet e Kopenhagës.
8-Të respektohet nga ne rregullorja e brendshme e burgjeve për sendet e ndaluara, por të mos spekulohet nga drejtuesit e ministrisë dhe drejtorisë së përgjithshme duke veçuar sendet e ndaluara

Të paraburgosurit e IEVP Nr. 302, Mine Peza, shfaqin shqetësim edhe për vendimet e Gjykatave dhe pretendojnë se vazhdojnë dënimet vetëm nëpërmjet përgjimeve dhe pa fakte.

“Dëgjojmë me vëmendje çdo ditë të artikulohet reforma në drejtësi dhe zbatimi i saj dhe nuk po kuptojmë se si do të zbatohet kjo reform në kushtet aktuale?? Ku njëri i bie gozhadës dhe tjetri patkoit. Thuhet se do të përmirësohet profesionalizmi në hetim dhe në gjykim. Kur sot në vitin 2019 Gjykata merr vendime në baze të bindjes juridike dhe me indicje përgjimesh pa kurrëfarë fakti. Nuk e kuptojmë përse me 2 standarde, Kryeministri dhe Ministrja e Drejtësisë artikulojnë se nuk mund të dënosh me përgjime dhe pa fakte kurse ne na gjykojnë pa fakte dhe me përgjime të turpshme, si dhe duke qenë të paaftë profesionalisht kanë nxjerrë termin “Organizatë kriminale”. Thuhet në letrën publike drejtuar krerëve të institucioneve kryesore në vend.(tch)/l.m

 

Next Post
Formohet këshilli i ri bashkiak në Korçë, Filo bën betimin

Formohet këshilli i ri bashkiak në Korçë, Filo bën betimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

April 13, 2026
Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

April 13, 2026
Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

April 13, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Nafta rikthehet mbi 100 dollarë pasi SHBA-të njoftuan se do të bllokojnë portet iraniane

April 13, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Mirënjohje për rrugaçin që nuk i preu pemët

April 13, 2026
Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hungaria tregoi se ndjehej e pasigurt nga ikja prej Evropës

April 13, 2026
Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

April 13, 2026
U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

April 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In