• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të paktën, na tregoni si do t’i drejtoni qytetet dhe fshatrat!

by Ben Andoni
12/03/2023 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Kanë mbetur edhe dy muaj ose më saktë pak më shumë se 60 ditë të realizohen zgjedhjet lokale të 14 Majit. Opozita mëton të rregullojë hartën elektorale, që t’i shtojë ngjyrën blu në masën më të madhe. Këtë e thotë me garanci të plotë dhe liderët e saj tashmë e kanë si devizë për militantët dhe… publikun!! Zyrtarisht nuk ka nisur fushata zgjedhore, por palët kanë kohë që kanë rrokur studiot e televizioneve dhe kanë nisur turet. Për të ardhur keq është se tonalitetet më të larta janë e mbeten për aspektin politik, ku të dy anët e PD-së, po i nxjerrin ujin njëri-tjetrit; ndërkohë kryekomisioneri i zgjedhjeve Celibashi merret me modalitetet që mund t’i zgjidhnin vartësit e tij, kurse nga ana e partive aparatet e burokratëve, që merren me çështjet juridike dhe zgjedhore. Të vjen për të qeshur, së pari që nuk është zgjidhur ende dorëheqja e Bashës, fillimisht prej kolegëve të tij dhe e dyta prej tinëzisë së tij, që e përdori të gjithë kohën për të treguar se është indirekt duke lënë vend për shumë aludime; trishtohesh, së treti, kur mendon se grupi i “Rithemelimit”, përfaqësuar nga ana e Berishës deri më sot nuk kish zgjedhur dhe planet e tjera alternative, në rast të përgjigjeve ndryshe jo në favor të tyre të Gjykatës së Apelit; është grotesk, së katërti, kur kryekomisioneri Celibashi merret me aspektet gjuhësore (një problem vërtet madhor për kulturën kombëtare që identifikohet nga administratat e saj të gjitha niveleve por jo tagër i tij) dhe shpreh preferencat e tij politike.

Por megjithatë këto janë pjesë e pasojave që ka përcjellë kultura politike shqiptare. Jemi të mësuar bajagi shumë.  Problemi i vërtetë është sesi do të menaxhohen qytetet tona. Kandidati i “Rithemelimit” Këlliçi, që tashmë duhej të tundte Tiranën, pothuaj është eklipsuar nga zhurmnaja e PD-së dhe narracioni i z.Berisha, që duket se e ka kthyer PD-në në një detashment të interesave të veta. Askush nuk di në Tiranë sesi do të na reduktohet ndotja e frikshme; si do t’i shpëtojmë të lajthiturve të Bllokut, që në orët e mbrëmjes bëjnë paradat me makinat e shtrenjta; si do të gjelbërohet qyteti ynë dhe të gjitha qytetet e tjera; si do të veprohet me ndërtimet dhe shumëkatëshet, që e kanë shndërruar krejt atë që dikur ishte Qendra Historike e qytetit në një hapësirë pa identitet; si do jetë ballafaqimi me trafikun; si do të rregullohet shërbimi urban etj. Ndërkohë që Velia po mbledh punët e veta dhe po mundohet të ndërtojë narracionin e ri, në kampin opozitar ka vetëm fjalë për politikën dhe mllefe, urrejtje dhe asnjë vizion. Nëse për Tiranën, ku Belind Këlliçi, megjithatë, e ka nisur punën sipas mënyrës së tij, mund të thuhet se ka nisur puna e një kërkimi të vizionit, pothuaj nuk dihet asgjë për qytetet e tjera. Veçse, një gjë duhet të dihet mirë. Me tetë javë është krejt e pamundur dhe në skenarët më të mira të shpjegohen vizione, sepse impakti i mesazhi publik do shumë më tepër hallka, që do të thotë më shumë kohë. Veç Tiranës, po Durrësi, Shkodra, Elbasani, Korça, Gjirokastra, Vlora, Fieri i të ardhmes, etj., si do jenë përballë problematikave të mësipërme? Si do të jenë komunat me këtë ndarje territoriale? Çfarë do përmirësojnë këta kandidatë?!

Jo! Për të gjitha s’ka përgjigje ose vetëm pak. Ka vetëm alternativa se çfarë do të bëhet po u humbën zgjedhjet, që do të thotë Mosnjohje! Sërish, sharje, ofendime dhe bojkote, por askurrë Mea Culpa për rastet e humbura.

Veçe, janë zgjedhjet lokale, njerëz, na thoni diçka më ndryshe, nga ato, që nuk na thonë ose propaganda e socialistëve do t’i mbulojë! Kanë mbetur edhe tetë javë. (Javanews)

Next Post
Kaloi mbi 20 mijë emigrantë me kamion/ The Times: Kush është Namiku, kreu i bandës famëkeqe që…

Kaloi mbi 20 mijë emigrantë me kamion/ The Times: Kush është Namiku, kreu i bandës famëkeqe që...

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    I saktë në mendime dhe konkluzione për sa po ndodh në PD-në e shkokolepsur në atë farë feje, sa edhe sikur të dojë dikush ta bëjë një “çorap” të tillë, nuk e bën dot, dhe kjo, falë vetëm “punës vetmohuese shkaterruese e denigruese ndaj të tjerëve” nga Sali Berisha, i cili, me metodollogjinë komuniste, ka shkaterruar dinjitetin dhe shpirtin demokrat, duke mos patur brezni intelektuale demokrate, përveç militanteve nga humbëtirat e theqafjes “kokëpalarë”(Ilir Metaj).
    Të përshendes.

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Kaos në futbollin shqiptar! Bruno Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë dhunës në ndeshje

VIDEO/ Kaos në futbollin shqiptar! Bruno Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë dhunës në ndeshje

April 12, 2026
Dështimi i negociatave me Iranin në Pakistan, Vance largohet nga baza Ajrore Ramstein drejt Uashingtonit

Dështimi i negociatave me Iranin në Pakistan, Vance largohet nga baza Ajrore Ramstein drejt Uashingtonit

April 12, 2026
“Pritëm 12 vite”, The Guardian shkrim për riatdhesimin e Eva Dumanit. Frikë dhe pasiguri për të tjerët

“Pritëm 12 vite”, The Guardian shkrim për riatdhesimin e Eva Dumanit. Frikë dhe pasiguri për të tjerët

April 12, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

April 12, 2026
“Vajza lindi me ezofag të shkëputur…”, goditja e parë për Sonilën: Në një vit bëri 7 operacione!

“Vajza lindi me ezofag të shkëputur…”, goditja e parë për Sonilën: Në një vit bëri 7 operacione!

April 12, 2026
“Do të shpërthejmë minat!”/ Trump paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të negociatave

“Do të shpërthejmë minat!”/ Trump paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të negociatave

April 12, 2026
Moti i ngrohtë rikthen gjallërinë buzë detit, pushuesit nisin plazhin në Shëngjin

Moti i ngrohtë rikthen gjallërinë buzë detit, pushuesit nisin plazhin në Shëngjin

April 12, 2026
Një mundësi për të ndryshuar mendje, Instagram lejon redaktimin e komenteve

Një mundësi për të ndryshuar mendje, Instagram lejon redaktimin e komenteve

April 12, 2026
Për herë të parë, një grua bëhet trajnere e një ekipi në Bundesligë

Për herë të parë, një grua bëhet trajnere e një ekipi në Bundesligë

April 12, 2026
Analiza e REL/ Dialogu i ngrirë Kosovë-Serbi, shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

Analiza e REL/ Dialogu i ngrirë Kosovë-Serbi, shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In