Të paktën 43 civilë, në mesin e së cilëve 11 fëmijë u vranë sot pas një ofensive ajrore e ndërmarrë kryesisht nga regjimi sirian në zonat e kontrolluara nga rebelët, raportoi Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).
Të paktën 13 civilë u vranë në Gutan lindore, bastion i rebelëve pranë Damaskut, 15 në një lokalitet në provincën e Idlebit (veriperëndim) nën drejtimin e degës së Al-Kaedës dhe të aleatëve rebelë, ndërsa 15 persona të tjerë në dy lagje të pjesës rebele të kryeqendrës së Alepos (veri), sipas Observatorit. (java /r.a)