• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Të paguajnë një shumë që nuk do të lëvizë”, Rama për strategjinë e punësimit: Negociata me kompanitë për të arritur një marrëveshje paqeje fiskale

by S T
09/04/2025 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i vendit Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja zhvilluan një takim me biznese dhe punonjës në ambientet e Tirana Industrial Park.

Pika kyçe e diskutimit ishte strategjia dhee politikat e punësimit dhe aftësimit të forcës së punës me qëllim ndërtimin e një tregu pune më të fortë dhe të qëndrueshëm.

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se sot Shqipëria po përjeton një kthesë për të cilën ka pasur përpjekje për një kohë të gjatë. Rama u ndal tek prodhimi i makinave ushtarake “Made in Albania”.

“Dua të them disa gjëra kyçe lidhur me situatën e punës në tërrësi dhe me perspektivën që është shumë optimiste, për shumë arsye, por mbi të gjitha për faktin që sot Shqipëria po përjeton një kthesë për të cilën jemi përpjekur një kohë të gjatë dhe tani kthesa është në dinamikën e vet.

Besoj që dje kemi arritur ta kurorëzojmë në linjat e përgjithshme këtë partneritet në fushën ushtarake që besoj se do të bëhet publik së shpejti dhe do të sjellë në Shqipëri jo vetëm qindra milion investime në industrinë ushtarake që po e krijojmë nga e para dhe do ta bëjë Shqipërinë falë Arielës dhe kompanisë, por prodhimet do të jenë “Made in Albania” dhe Shqipëria do të eksportojë makina ushtarake të gjeneratës së fundit. Kjo është diçka që ndodh sot, por nuk mund të ndodhte para disa vitesh. Janë eëdhe disa iniciativa në proces dhe unë jam optimist që do të na japin mundësinë që jo vetëm të prodhojmë për Forcat e Armatosura, por do të na japin mundësinë që përveç të krijojmë të ardhura, pasi zgjedhja jonë strategjike është që të blejmë jashtë vetëm ayto gjera shumë të veçanta, ndërkohë që një pjesë të madhe ta mbulojmë me prodhimin e këtushëm duke krijuar një front punësimi për vajza dhe djem të arsimuar që të kenë paga të larta”, deklaroi kreu i qeverisë.

Ndër të tjera Rama shprehet se ka pasur rritje të pagave mesatare dhe minimale ku gjithashtu u ndal edhe tek prodhimi i përgjithshëm. Gjithashtu Kryeministri theksoi se sot kemi nivelin më të ulët historik të papunësisë.

“Nga ana tjetër ne hymë këtu nga dera e kësaj kompanie këtu ku paga minimale është 700 Euro dhe flasim për sanitarë e ndihmës që duke marrë dijet e nevojshme pas një periudhe rriten në pagë. Ndërkohë që paga mesatare këtu është 1000 Euro ku sot në Shqipëri kemi një pagë mesatare 830 Euro. Kemi pasur një prodhim të përgjithshëm nën 10 miliardë Euro dhe sot e kemi prodhimin e përgjithshëm në rendin e afro 25 miliardë Euro dhe kjo është rritur nga puna dhe jo nga një arsye tjetër. Sot kermi nivelin më të ulët historik të papunësisë, 8.8%”, shprehet Rama.

Next Post
VIDEO/ Plas sherri mes lir Demaliajt dhe Kujtim Gjuzit, gazetari: Më ka ngacmuar me postime në Facebook

VIDEO/ Plas sherri mes lir Demaliajt dhe Kujtim Gjuzit, gazetari: Më ka ngacmuar me postime në Facebook

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

March 30, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Negociatat, Berisha: Shqipëria mbeti në klasë, nuk ecën dot përpara

March 30, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Integrimi në BE, Rama: Prokurimet publike me inteligjencë artificiale do ta bëjnë Shqipërinë shembull

March 30, 2026
Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

March 30, 2026
Kush do t’i bashkohet Sali Berishës? SHBA gati listën e re të “non grata”-ve, përfshihet edhe Shqipëria

Zbulohet dokumenti: PD pagoi 800 mijë dollarë në një vit për t’i hequr Berishës non-gratën

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In