• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të njihet genocidi grek mbi çamët”, deputeti shqiptar në Bruksel paraqet rezolutën

by A R
30/09/2017 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një projektrezolutë e gjenocidit grek mbi çamët është përgatitur nga deputeti shqiptar në Parlamentin e Brukselit, Amet Gjanaj.

Projektrezoluta e plotë është postuar nga vetë deputeti, teksa pritet që ti propozohet edhe parlamentit të Rajonit të Brukselit.

Drafti i plote

Pas punën e bërë dhe kërkimet e ndryshme, kam nderin e madh të ju paraqes Projekt-rezolutën që kam pregatitur për njohjen e genocidit grek mbi popullatën çame :

PROJEKT REZOLUTË

Parlamentit të Rajonit të Brukselit,

A. Duke marrë parasysh studimet e shumta që i kushtohen situatës së Çamëve, popullsi me kombësi shqiptare, në Greqi në shekullin e fundit;

B. Duke pasur parasysh Konventën e Kombeve të Bashkuara për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Genocidit, e cila përcakton krimin e genocidit;

C. Duke marrë parasysh seancën e posaçme të Parlamentit Evropian të datës 3 nëntor 2006 mbi çështjen e Çamëve;

D. Duke pasur parasysh se dëshmitë historike të realitetit të masakrave të organizuara dhe sistematike të Çamëve në vitin 1944, Shqiptarëve myslimanë të Greqisë, nuk mund të vihën në dyshim;

E. Duke konsideruar njohjen nga Komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn më 28 shtator 2016 të problemit të Çamëve si një çështje e hapur midis Shqipërisë dhe Greqisë;

F. Duke pasur parasysh se popujt shqiptarë dhe grekë janë të dënuar të kenë marrëdhënie të mira fqinjësore;

G. Duke pasur parasysh perspektivën evropiane të Shqipërisë si një vend kandidat për anëtarësim në BE dhe statusin e Greqisë si anëtare e Bashkimit Evropian;

H. Duke marrë parasysh “gjendjen e luftës” me Shqipërinë akoma në fuqi në legjislacionin grek përmes dekretit mbretëror 2636 të 10 nëntorit 1940 nën pretekstin e çuditshëm të pushtimit nazist të Greqisë nga territori i Shqipërisë paçka se Shqipëria ishte vetë e pushtuar nga italia fashiste dhe Gjermania naziste në atë kohë dhe pavarësisht kalimin e kohës dhe mbarimin e luftës;

I. Duke pasur parasysh akuzat greke mbi Çamët, si tërësi etnike dhe fetare, si bashkëpunëtorë me nazistët pavarësisht dokumentave të shumta që dëshmojnë të kundërtën;

J. Duke pasur parasysh se të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të Çamëve janë sekuestruar mbi bazën e këtij dekretit mbretëror të 10 nëntorit 1940 dhe akuzës për bashkpunim me nazistët të Çamëve;

K. Duke marrë parasysh irredentizmin grek për jugun e Shqipërisë, i ashtu-quajtur Epiri i Veriut, i mishëruar në emrat e qyteteve të jugut të Shqipërisë që gjenden akoma sot në muret e parlamentit grek;

L. Duke konsideruar ndërhyrjet e shumta greke në çështjet e brendshme shqiptare deri te intimidimet dhe manovrat e fundit ushtarake të 7 nëntorit 2016 në kufirin shqiptar dhe kërcënimet e Ministrit grek të Mbrojtjës;

M. Duke pasur parasysh refuzimet për të mbijetuarit Çamë të genocidit të 1944, për shkak të vendit të tyre të lindjes në Greqinë veriore, për të hyrë në tokën greke për të vizituar varret e familjeve të tyre të masakruara gjatë genocidit pavarësisht regjimit të liberalizimit të vizave që përfitojnë shqiptarët që nga janari 2008 në tërë vendet e Shengenit;

N. Duke pasur parasysh se njohja e krimeve dhe gabimeve të së kaluarës është një preludë për një pajtim të sinqertë midis popujve dhe se nuk mund të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore pa drejtësi;

O. Duke pasur parasysh se njohja e krimeve të qeverive të mëparshme do të dëshmonte një ndarje nga objektivat e atyre qeverive dhe mundëson pranimin politik të pajtimit dhe t’i japë fund marrëdhënieve të disbalancuara që rrjedhin nga pozicioni inferior të një vendi kandidat për në BE, vendi më i varfër në Evropë, dhe një shtet anëtar i BE :

Vendim :

1. të ftojë Greqinë të njohë genocidin e kryer kundër popullsisë Çame në vitin 1944;

2. të ftojë Qeverinë Greke që të shfuqizojë Dekretin Mbretëror 2636 të datës 10 nëntor 1940, i njohur si “gjendje e luftës” midis Greqisë dhe Shqipërisë, e cila do të mundësojë heqjen e sekuestrimin të pronave të të mbijetuarve dhe pasardhësve të të mbijetuarve të genocidit grek mbi Çamët të kryer në vitin 1944;

3. të ftojë Greqinë që të autorizojë të mbijetuarit dhe pasardhësit e të mbijetuarve të genocidit të vitit 1944 për t’u kthyer në tokat e tyre dhe për të gëzuar të njëjtat të drejta si çdo qytetar grek dhe të paktën të gëzojnë të drejtën për të vizituar varret e të vdekurve të tyre nga genocidi i 1944;

4. të ftojë rajonin e Brukselit që të kontribuojë në zgjidhjen e kësaj çështjeje të hapur midis Shqipërisë dhe Greqisë;

5. të ftojë rajonin e Brukselit që të mbështesë iniciativat që mund të inkurajojnë dialogun midis qeverive shqiptare dhe greke me qëllim që të zgjidhjet problemet lidhur me këtë genocid;

6. ta përcjellë këtë rezolutë Kryeministrit të Qeverisë Greke dhe Presidentit të Parlamentit Grek.

Next Post
“Policët nuk u rrezikuan”, prokuroria habit me ndryshimin e akuzës për incidentin e Elbasanit

Përplasja me policinë është "maja e ajsbergut", rihapen dosjet e Elbasanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com