• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të nesërmen edukatorja do të fejohej”/ Gazetarja rrëfen detaje nga vdekja e fëmijës në kopsht: Dyshimet…!

by Java News
10/01/2022 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E premtja e kaluar ishte një ditë e dhimbshme jo vetëm për familjarët e fëmijës 3-vjeçar që humbi jetën në ambientet e kopshtit ku shkonte për të mësuar, por të gjithë ne që jemi prindër apo kemi të afërm të cilët i lëmë në kujdesin e institucioneve të arsimit.

Ky rast është një tragjedi dhe një tronditje shumë e madhe për të gjithë ne. Gazetarja Anila Sefa ka folur lidhje me këtë ngjarje që ka tronditur mbarë vendin.

Rudina Magjistari: Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, të ditë së premte, si ka ndodhur çfarë raportohet deri në këto momente?

Anila Sefa: Sot ka qenë dhe dalja e parë publike e familjarëve të vogëlushit, të cilët kanë kërkuar drejtësi pasi që në ditën e parë ata nuk e kanë besuar versionin. Ka qenë daja i pari që ka kërkuar drejtësi për nipin e tij. Në datën 7 Janar rreth orës 13:00, policia ka bërë me dije se një fëmijë ka ndërruar jetë në përpjekje për të marrë xhupin e tij. Kontakti me mjekun nuk është bërë i mundur, por me dajën, i cili nuk e ka besuar këtë version, por ka kërkuar zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Unë kam qenë pranë familjes, prindërit kanë qenë të shokuar, por që në atë moment ata kanë hedhur hije dyshimi. Fillimisht, objekti arsimor nuk ka dhënë asnjë informacion dhe vetëm sot familjarët janë lejuar të hyjnë brenda në vendin ku fëmija ka ndërruar jetë dhe kjo ka qenë tronditja më e madhe për këto familjarë që nuk e kanë besuar. Sipas tyre, fëmija ka një gjatësi për të marrë me lehtësi çantën, fëmija peshonte 15 kilogramë dhe pesha e tij e rrëzonte.

Ngjarja, e cila ka ndodhur të premten, të shtunën është kryer arrestimi i edukatores, e cila ka qenë e vetme në kujdes të fëmijëve, në kujdes të 12 fëmijëve, madje ditën e shtunë, kishte prerë ditën e fejesës, të nesërmen do të fejohej. Ajo që i ka nxehur familjarët ka qenë fakti i kamerave, në fakt pasi kanë përcjellë fëmijën kanë kërkuar kamera, por në fakt ato nuk janë bërë të ditur. Ky ka qenë momenti kur ata janë acaruar dhe kanë hedhur dyshime.

Rudina Magjistari: Ti ke ndonjë informacion, a kanë qenë kamerat në gjendje pune?

Anila Sefa: Familjarët e tyre në Shtator e kanë regjistruar dhe pakti i parë që kanë kërkuar kanë qenë kamerat dhe kujdesja për fëmijën me edukatore dhe vetë drejtuesit e këtij institucioni kanë pohuar se kopshti është i pajisur me kamera. Faktet thonë se nuk ka pasur xhirime.

Ditën e sotme, siç e tha dhe nëna e vogëlushit, kopshti është hapur dhe kjo është e dhimbshme sepse shoqëria shqiptare duhet të reagonte, të paktën familjarët nuk duhet t’i kishin dërguar fëmijët e tyre, por nuk ka ndodhur kjo, ato i kanë dërguar dhe dyert e kopshtit kanë qenë hapur. Thuhet se edhe fëmijët kanë qenë edhe ditën e ngjarjes kur policia është futur në godinë në prezencë të fëmijëve. Është diçka e pazakontë që në sy të vogëlushëve të tjerë, është diçka e dhimbshme…

Një dyshim tjetër që e kam dëgjuar nga familjarët ka qenë se ka qenë një prind që e ka gjetur fëmijën e shtrirë pajetë. Ai ka hedhur dyshime se edukatorja nuk ka qenë e pranishme në momentin që ai kishte ndërruar jetë. Një prind ka gjetur fëmijën e shtrirë në tokë. Fëmija është dërguar pa shenja jete në spital. Megjithatë janë versione, të cilat do të zbardhen nga prokuroria, e cila në versionin aktual e quan një vdekje aksidentale që ka ardhur si rezultat i mbytjes. Ky version nuk është i besueshëm për familjarët e vogëlushit. Familjarët e fëmijëve në kopsht nuk kanë treguar se si trajtohen fëmijët në kopsht, se cilat janë kushtet, nëse kanë kamera apo jo. E lejushme është që jo më shumë 7 fëmijë, ndërsa aty kanë qenë 12. Doja të ju bëja thirrje familjarëve të fëmijëve të tjerë në kopsht të flasin që të zbardhet e vërteta e ngjarjes./m.j

 

Next Post
Vokshi e zhgënjyer me gratë e Bashës: Turp të keni që mbrojtët dhunën ndaj demokratëve! Berisha i vetmi që …!

Vokshi e zhgënjyer me gratë e Bashës: Turp të keni që mbrojtët dhunën ndaj demokratëve! Berisha i vetmi që ...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse PD po i kundërvihet Ursula Von der Leyen?!

Pse PD po i kundërvihet Ursula Von der Leyen?!

October 1, 2026
Vrasja e Renee Good, familja padit administratën Trump për shkelje të të drejtave civile

Vrasja e Renee Good, familja padit administratën Trump për shkelje të të drejtave civile

October 1, 2026
Hoxha takim me homologun gjerman: Agjenda ambicioze e reformave, çelësi i së ardhmes evropiane të Shqipërisë

Hoxha takim me homologun gjerman: Agjenda ambicioze e reformave, çelësi i së ardhmes evropiane të Shqipërisë

October 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 2 Tetor 2026

October 1, 2026
Kapetanović: Ballkani nuk është periferia e sigurisë së Evropës

Kapetanović: Ballkani nuk është periferia e sigurisë së Evropës

October 1, 2026
Zjarr në Piraj të Lezhës, era favorizon flakët që i afrohen banesave dhe kishës së fshatit!

Zjarr në Piraj të Lezhës, era favorizon flakët që i afrohen banesave dhe kishës së fshatit!

October 1, 2026
“Në fokus lufta kundër krimit”- Ministri Demo mbledh drejtorët e Policisë dhe jep porositë: Parandalim dhe rritje e sigurisë

“Në fokus lufta kundër krimit”- Ministri Demo mbledh drejtorët e Policisë dhe jep porositë: Parandalim dhe rritje e sigurisë

October 1, 2026
“Nxirrni në treg naftën rezervë!”- Trump kërcënon Gjermaninë dhe Francën me ndalim të eksporteve

“Nxirrni në treg naftën rezervë!”- Trump kërcënon Gjermaninë dhe Francën me ndalim të eksporteve

October 1, 2026
Ylli Manjani: Ore demokratë, po Berishën pse nuk e shani me libër shtëpie tani që mbrojti armikun?

Publik është arti, jo shtrati i tyre

October 1, 2026
A është mirë nga trutë Putin? Zëdhënësi i Kremlinit tregon gjendjen që po kalon presidenti rus

Kremlini paralajmëron NATO-n: Vendosja e armëve bërthamore pranë Rusisë, do të sjellë përshkallëzim!

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com