• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të ndëshkosh një kryepolic për paratë e emigracionit, është një krim i pafalshëm

by Carlo Bollino
03/10/2020 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Lexoj në mediat sociale postimet e shume gazetarëve shqiptarë, të skandalizuar me vendimin e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit që dje (2 tetor) shkarkoi nga detyra Drejtorin e SHCBA rajonale Fier-Berat, Arben Frashëri. Nuk e kam njohur personalisht Arben Frashërin, por njoh personalisht kolegët që po e mbrojnë dhe duke besuar në integritetin e shumë prej tyre si Ferdinand Dervishi, Elton Qyno apo Trasgim Sokolaj kam arsye të besoj se edhe Arben Frashëri është një njeri i mirë dhe polic të ndershëm.

Një nga këta gazetarë dëshmon: ”Arben Frashëri njihet si “Komisari i hekurt” që vuri rendin në Berat, Tropojë e në disa qytete të tjera problematike të vendit bashkë me Dëshmorin e Atdheut Gani Malushi. Vettingu e hodhi ne rruge pa meshire edhe pse per te pakten 20 vitet e fundit, u perball me krimin ne te gjitha frontet, drejtoi policine ne qytetet me problematike dhe hetoi disa nga dosjet me te rendesishme te Prokurorise se krimeve te renda dhe Prokurorise se pergjithshme. Beni ishte i heshtur edhe atehere kur merrte kercenime per shkak te detyres. Beni ishte nje njeri i ndershem dhe profesionist qe mesa duket shkoi para vettingut pa miq e aleanca nga pas”.

Nga bandat e Beratit në ato të Tropojës, nga Gërdeci te 21 janari: të hetosh krimin e organizuar dhe krimin politik e kishte bërë me shumë armiq. Hakmarrja e tyre e ka goditur sot? Apo vetëm paaftësia e burokratëve për të njohur një njeri përtej letrave?

Kur lexon akuzat, duket që Arben Frashëri nuk ka mundur të justifikojë origjinën e rreth 2 milionë lekë të reja, shumë që kishte mbledhur para 20 viteve kur ishte emigrant në Greqi. Me ato para Arben Frashëri kishte blerë apartamentin prej 56 metra katrorë ku banon me familjen.

Nëse vërtetë vetëm në bazë të këtij “mëkati” u ndërpre me nam të zi karriera e gjatë e një polici, jo vetëm do të thotë që deri më sot Arben Frashëri ka luftuar me bandat pa pranuar prej tyre asnjë kompromis (edhe vetëm kaq do të mjaftonte ta quanim hero), por do të thotë, mbi të gjitha, se ky sistem vetingu nuk funksionon.

Në vendin e narkotrafikantëve që me miliona euro të fituara nga tregtia e drogës jo vetëm nuk dënohen, por bëjnë edhe karriera ndërtuesi, sipërmarrësi, biznesmene dhe nëse duan edhe politikani, të dënosh një polic për 15 mijë euro të fituara me punën e emigrantit 20 vite më parë, është një krim i pafalshëm. Nëse ka prova të tjera, duhet të tregohen. Përndryshe duhet tërhequr akuza dhe duhet kërkuar falje.

Vetingu duhet të shërbejë për pastrimin e radhëve të policisë nga bashkëpunëtorët e vërtetë të kriminelëve. Nëse nuk është në gjëndje të kryejë këtë operacion pastrimi në mënyrë transparente, efikase e mbi të gjitha të drejtë, më mirë të mos bëhet aspak. Eshtë më mirë të lihen në shërbim dhjetëra policë të korruptuar dhe ti besohet drejtësisë detyra e identifikimit dhe arrestimit të tyre, sesa të dënohet në mënyrë të padrejtë qoftë edhe vëtëm një polic të ndershëm.

Next Post
Beteja e 25 prillit për riciklimin politik të atyre që shqiptarët i larguan me votë

Beteja e 25 prillit për riciklimin politik të atyre që shqiptarët i larguan me votë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
Shqiptarët jashtë vendit marrin një mundësi të re për t’u kthyer në tregun e punës, çfarë parashikon projektligji i ri

Shqiptarët jashtë vendit marrin një mundësi të re për t’u kthyer në tregun e punës, çfarë parashikon projektligji i ri

August 23, 2026
SHBA paralajmëron Kanadanë për luftën tregtare: Do të jetë katastrofike!

SHBA paralajmëron Kanadanë për luftën tregtare: Do të jetë katastrofike!

August 23, 2026
Vrasja e dyfishtë në Dukagjin, rëndohet gjendja e të plagosurit Lazër Bashi

Vrasja e dyfishtë në Dukagjin, rëndohet gjendja e të plagosurit Lazër Bashi

August 23, 2026
Detaje nga vrasja në Dukagjin, dyshohet për gjakmarrje, një muaj më parë u ekzekutua Aleksandër Koçeku

Detaje nga vrasja në Dukagjin, dyshohet për gjakmarrje, një muaj më parë u ekzekutua Aleksandër Koçeku

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com