• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të mos merret me Diellën”/ Kalaja: Opozita të ngrihet në protesta të fuqishme, deri në rrethim të Kryeministrisë dhe..

by Os De
30/09/2025 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike  Adriana Kalaja në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Opinion” në News24  ka komentuar zhvillimet e fundit politike  në vend . 

Sipas saj, përplasja mes Veliajt dhe kryeministrit Rama ka dalë tashmë në pah, ndërsa beteja ligjore mund të sjellë pasoja të mëdha për qytetarët. 

Kalaja theksoi  rëndësinë e respektimit të ligjit dhe të drejtës për mbrojtje, por nuk harron të përmendë edhe shkeljet e rënda të Veliajt ndër vite. 

“Nuk është gjetur gjuha e përbashkët dhe reagimi i Veliajt, tregon qartë që rrugët e tij me Ramën janë ndarë tashmë. Në këtë betejë nuk dihet se kush do jetë fituesi dhe humbësi. Dhe kërkesa e Veliajt është e bazuar në ligj dhe në Kushtetuese. Ligji dhe Kushtetuta e përcaktojnë qartë që zgjedhjet në Tiranë duhen pezulluar. Në pikëpamjen ligjore Veliaj është shumë i privilegjuar dhe se edhe kriminieli më i madh ka të drejtë që të mbrohet, dhe në këtë rast vlen edhe për Veliaj. Unë nuk po dal në krah, por dua që edhe Veliaj të paguajë për dëme që ka shkaktuar. Ne po luftojmë për një shtet ligjor të së drejtës. Shkeljet e Veliajt fillojnë që nga shembja e teatrit, dosja 5d etj, por unë nuk jam dakord për një shtet i cili shkel ligjin. 

Për çështjen Veliaj , them se ankimimi do pezullojë procedurën dhe ne do kuptojmë nëse është ligjore do vazhdojnë procedurat për zgjedhjet në Tianë dhe nëse del antiligjore normalisht e gjithë kjo grehinë do bie dhe do dali nul edhe shkarkimi i bërë nga këshilli bashkiak.Votimi duhet të ishte i hapur dhe jo i mbyllur. Unë mendoj se në këtë moment Veliaj është i avantazhuar dhe nëse çështja e tij do të shkoj në Strasburg pasojat do ti vuajnë qytetarët si ekonomike ashtu edhe morale.Tirana vazhdon të mos ketë një kryetar bashkie për gati 7 muaj.Unë mendoj se nëse Gjykata Kushtetuese do të marrë vendim pozitiv për Veliajn , do të zgjasë deri në pranverën e vitit të kaluar. Rama na pëlqen ose jo, ai ishte mjeshtër i propagandës dhe për të devijuar debatin e ditës. Qeveria Rama nuk solli asnjë gjë të re, përveç propagandës së një ministreja virtuale për të shmangur vjedhjet”, tha Kalaja 

Gjatë fjalës në studio, Kalaja u ndal edhe tek opozita, ku theksoi se nuk e kanë tepruar dhe janë marrë me ministren virtuale “Diella” aq sa duhet. 

Ajo theksoi se opozita duhet të ngrihet në protesta të fuqishme deri në rrethimin e kryeministrisë dhe rrëzimit të kryeministrit Edi Rama. 

“Unë nuk mendoj se opozita e ka tepruar, dhe është marrë me Diellën aq sa duhet të merret. Mendoj se për ne është e rëndësishme të shikohet edhe debat dhe ajo çfarë ndodhi atë seancë, mendoj se pse jo opozita ka të vetmen mënyrë për të reaguar. Ne duhet të ngrihemi në protesa të fuqishme , deri në rrethim të kryeministrisë dhe rrëzimit të Edi Ramës”, përfundoi Kalaja.  

 

 

 

 

 

 

 

 

Next Post
“E vrau nipi i Gramoz Ruçit”, gruaja e Sarchit ‘rrëzon’ Berishën: Gazmend Braçin e kemi si vëlla. Familjet tona…

Vrasja e biznesmenit italian/Eksperti ngre shumë pikëpyetje: Hetimit t’i bashkohet edhe një grup nga Italia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Bllokimi i ngushticës së Hormuzit dhe ekonomia jonë

March 2, 2026
Rritje pagash për mësuesit e ushtarakët dhe emërime të reja, vendime të Këshillit të Ministrave

Rama i dorëzon sot Begajt ndryshimet në qeveri! Presidenti 7 ditë kohë për dekretim, më pas votëbesimi në Kuvend

March 2, 2026
Berisha-Ramës: Largo kë të duash, ti je objektivi kryesor i revoltës popullore

Berisha pranon autorësinë e sulmit mbi vilën 31: Nuk e dija që është qendër kulturore!

March 2, 2026
“Më të sigurt jemi ne këtu se sa ju në Shqipëri”, juristja shqiptare flet nga Dubai: Shteti ka marrë masa

“Më të sigurt jemi ne këtu se sa ju në Shqipëri”, juristja shqiptare flet nga Dubai: Shteti ka marrë masa

March 2, 2026
Dëmtoi pajisjet e zyrave dhe kërcënoi punonjësit, Gjykata e Durrësit lë në burg ish-drejtorin e AKU

Dëmtoi pajisjet e zyrave dhe kërcënoi punonjësit, Gjykata e Durrësit lë në burg ish-drejtorin e AKU

March 2, 2026
Sulmet në Lindjen e Mesme sjellin kaos, kompanitë ajrore vijojnë me anulime dhe devijime fluturimesh

Sulmet në Lindjen e Mesme sjellin kaos, kompanitë ajrore vijojnë me anulime dhe devijime fluturimesh

March 2, 2026
Pas prostitucionit dhe kokainës, “Daily Mail” zbulon biznesin e ri kriminal të shqiptarëve në Angli

Pas prostitucionit dhe kokainës, “Daily Mail” zbulon biznesin e ri kriminal të shqiptarëve në Angli

March 2, 2026
Ambasada amerikane në Bahrein: Grupet terroriste po planifikojnë të godasin qytetarët tanë

Ambasada amerikane në Bahrein: Grupet terroriste po planifikojnë të godasin qytetarët tanë

March 2, 2026
“Po pija kafe 300 metra larg vendit ku ra bomba”, sipërmarrësi shqiptar rrëfen momentet e sulmit në Dubai

“Po pija kafe 300 metra larg vendit ku ra bomba”, sipërmarrësi shqiptar rrëfen momentet e sulmit në Dubai

March 2, 2026
Përshkallëzimi në Lindjen e Mesme/ Rritet ndjeshëm çmimi i naftës mes frikës për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

Përshkallëzimi në Lindjen e Mesme/ Rritet ndjeshëm çmimi i naftës mes frikës për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In