• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të mos harrojmë që rreth 655 mijë votuan për PD para se të divorcohej Basha nga Berisha

by Eduard Zaloshnja
12/03/2024 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Ambasadori i delegacionit të BE në vendin tonë, Silvio Gonzato u bëri thirrje palëve politike që të rikthejnë normalitetin në Kuvend.

Nga Durrësi, i pyetur mbi situatën në parlament, Gonzato tha për gazetarët se procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të reflektojë realitetin aktual politik, në mënyrë që të bëhen edhe reformat e nevojshme (lexo këtu: https://shqiptarja.com/lajm/kaosi-ne-kuvend-ambasadori-i-be-thirrje-partive-reflektoni-realitetin-politik-ka-perpjekje-per-te-arritur-disa-reforma-proces-gjitheperfshires?r=kh4 ).

Për çfarë realiteti aktual politik e ka fjalën ambasadori Gonzato?

Para se Basha të divorcohej politikisht nga Berisha, për PD-në votuan në zgjedhjet e fundit parlamentare rreth 655 mijë votues (mbi 622 mijë i plotësuan tamam fletëvotimet, plus rreth 33 mijë mund të jenë ngatërruar me fletëvotimet e ndërlikuara të tipit fjalëkryq, nga 83 mijë gjithsej që u ngatërruan).

Më 9 shtator 2021, kur Basha përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, më rastisi që të drejtoj një sondazh rigoroz në gjithë territorin e Shqipërisë. Nga ai sondazh rezultoi se elektorati i PD-së ishte i ndarë më dysh – rreth 300 mijë përkrahnin Bashën dhe rreth 300 mijë Berishën. Por me kalimin e muajve, raportet ndryshuan në favor të këtij të fundit në sondazhe.

Dhe më 6 mars 2022, ky ndryshim raportesh u verifikua në 6 bashkitë ku u zhvilluan zgjedhje të parakohshme – kandidatët e Bashës dolën pothuaj kudo të tretët, me diferencë nga ata të Berishës e Ramës.

Edhe në zgjedhjet e rregullta lokale të 14 majit të vjetshëm, epërsia e Berishës ndaj Bashës u rikonfirmua përsëri – kandidatët e Berishës morën rreth 500 mijë vota, ndërsa kandidatët e Bashës mezi morën 100 mijë vota.

Pikërisht këtij realiteti politik duket se i referohet Ambasadori Gonzato. Plus, ndoshta edhe faktit që grupi parlamentar i Bashës ka mbetur si një çetë me 8 vetë…

Next Post
Shqiptarët duan të ikin, shumica e kërkesave për azil janë bërë në Francë

Shqiptarët duan të ikin, shumica e kërkesave për azil janë bërë në Francë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
AFD kryeson sërish. “Katastrofë” për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem -

AFD kryeson sërish. Katastrofë për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem –

September 20, 2026
Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com