• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptarët duan të ikin, shumica e kërkesave për azil janë bërë në Francë

by Java News
12/03/2024 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë se sa dëshira, nevoja për një jetë më të mirë po vazhdon t’i shtyjë shqiptarët të ikin. Ndonëse në rënie të lehtë në raport me vitet e mëhershme, më shumë se sa dëshira, nevoja për një jetë më të mirë shtyu 9 mijë e 150 shqiptarë të aplikonin për azil në një nga vendete Bashkimit Europian gjatë vitit të shkuar.

“Sa më tepër pamundësi të kesh, aq më shumë kërkon rrugëdalje. Ndaj ky është pikësynimi kryesor i individëve të cilët kërkojnë të ndryshojnë si në aspektin social dhe ekonomik, ashtu edhe në atë politik të jetesës së tyre.”, thotë Doralda Tanallari, eksperte e zhvillimeve demografike.

Të dhënat nga Agjencia e Bashkimit Europian për Azilin tregojnë se gjatë vitit të shkuar, pjesa më e madhe e shqiptarëve kërkuan azil në Francë, ndjekur nga Gjermania, Italia, Greqia dhe Holanda. Po pse nuk po zbehet dëshira e shqiptarëve për të emigruar në një kohë që pagat po rriten dhe premtimet për më shumë mirëqenie nuk mungojnë?

“Një njeri me kohën kupton forma dhe mënyra të reja jetese. Këto shkojnë edhe përtej gjendjes ekonomike.”, vijon Tanallari.

Por jo të gjithë ata që aplikojnë për azil arrijnë të marrin statusin; vetëm një pjesë e vogël arrin. Pjesa më e madhe vullnetarisht, ku nuk munguan edhe ato forcërisht, 8 mijë e 241 shqiptarë u riatdhesuan vitin e shkuar. Ky është niveli i dytë më i lartë i kthimeve, pas vitit 2020 të mbizotëruar nga pandemia.

“Ajo çfarë është e rëndësishme që të theksohet është që kjo rritje kishte mbetur deri diku konstante deri para pandemisë. Duhen kuptuar arsyet. Është mungesë informacioni nga ana e qytetarëve lidhur me mënyrën se si Schengen funksionon apo bëhet me vetëdije.”, tha Nirvana Deliu, hulumtuese e politikave evropiane.

Të dhënat nga Eurostat tregojnë se shqiptarët renditen të shtatët në botë për numrin më të lartë të emigrantëve që qëndrojnë në mënyrë të parregullt në një nga vendet e “unionit”./A2

Next Post
Humb jetën në moshën 50-vjeçare ish-portieri i Lushnjës dhe Tiranës

Humb jetën në moshën 50-vjeçare ish-portieri i Lushnjës dhe Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Osmani në New York, takon djalin e Trumpit -

Osmani në New York, takon djalin e Trumpit –

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
AFD kryeson sërish. “Katastrofë” për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem -

AFD kryeson sërish. Katastrofë për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem –

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com