Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë Ditmir Bushati do të zhvillojë të martën një vizitë në qytetin e Gjakovës, ku do të inaugurojë Konsullatën e nderit të Republikës së Shqipërisë në Gjakovë.
Me këtë rast, përveç fjalëve të rastit të shefit të diplomacisë shqiptare, kryetares së komunës Mimoza Kusari-Lila dhe ambasadorit shqiptar në Kosovë Qemajl Minxhozi, është paraparë edhe një program kulturor.









