• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të marrë plaçkat e të iki në shtëpi”/ Noka: Basha vrau PD me largimin e Berishës, s’luftohet Rama me hartime e duke grisur fletët

by Java News
17/09/2021 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Lulzim Basha i dha goditjen vrastare PD-së.” Kjo ka qenë deklarata e bërë nga deputeti Flamur Noka në “Radarin Informativ” teksa fliste për vendimin e kreut të PD-së Lulzim Basha për të përjashtuar nga grupi parlamentar Sali Berishën.

Noka mes të tjerash ka thënë se Basha ka pasur presion edhe herë të tjera por sipas tij nuk është dorëzuar ndërsa sot sipas tij, Basha u dorëzua përball presionit për arsye personale.

Ndërkohë, Noka ka shtuar se Bashës i është thënë më parë kur vendosi të digjte mandatet dhe të mos merrte pjesë në zgjedhje se do të shpallej “non grata” dhe madje PD do të shpallej si një “organizatë e dhunshme”, por sipas Nokës sërish Basha nuk u lëkund.

Por sot, Noka i shtron pyetjen kreut të PD-së, se pse e mori vendimin për ta larguar Berishën nga grupi parlamentar.

“Në një forcë politike. Demokracie e brendshme në vendim marrje është thelbësore dhe jetike. Kur shkel parimet e vendimmarrjes ke vrarë parime. Është ngjarje që s’ka ndodhur kurrë në fyerje të normave statuore dhe në përplasje m ët gjithë vullnetin dhe strukturat e anëtarësisë”

“Çështja është tek vullneti tek strukturat. Edhe PD ka institucionet e saj. Për sa kohë nuk respekton kushtetutën e forcës tënd politike me çfarë do e fitosh besimin e shqiptarëve. Është sjellë si një autokrat. E ka dërrmuar statutin dhe ka shkelur me këmbë institucionet e forcës politike që ai i di dhe mund të jenë personale.”

“Basha duhet të sqarojë demokratët. Pse kur dogji mandatet nuk iu bind presionit apo sugjerimit apo rekomandimit të SHBA. Ka qenë presion i madh i njëjti me këtë që është bërë pse nuk iu bind presionit? Kur nxori në rrugë mbi 30 mijë nën punës të shteti dhe bojkotoi zgjedhjet lokale. Pse kur kishte interes të tij në lartësimin e emrit. I është thënë se do shpallesh ti “non grata” dhe forca e PD do shpallet forcë e dhunshme.

Nuk i pyeti për interesa të tij. Pse e bën një gjë të tillë tani? Sot kam dëgjuar kolegë që i bëjnë avokatin Bashës. Ishin kundër. Në rast se ti merr një vendim kundër shumicës e ke të pamundur që ta përfaqësosh shumicën. Duhet të jepte dorëheqjen.”

“ Kushdo që të ishte në atë karrige nuk do merrte një vendim ta rrënonte PD. Sepse ky vendim nuk ishte i lehtë dhe i thjeshtë. Kur e paskan ditur që strukturat anëtarësia dhe baza janë kundër vendimit. A e kanë ditur se po e përçajnë PD. Cili është qëllimi i liderit? Është ta mbajë forcën politike të bashkuar dhe ta çojë në fitore.

A u mbaj PD? Nuk u mbajt dhe u përça si kurrë më parë. Ishte e rraskapitur PD. Mori një goditje të dytë me shpalljen non grata. Ndërsa Basha i dha një goditje vrastare PD. A është kjo që të poshtërojë dhe varros PD? Unë po të isha do jepja dorëheqjen. Do pranoja çdo gjë në shpatullat e mija po demokratët të mos i përçajë dhe rrënojë.” tha deputeti demokrat Flamur Noka.

Kundër strategjisë së PD-së, Flamur Noka: Nuk luftohet duke grisur fletët dhe me hartime

Divergjencat në partinë Demokratike janë të fortë dhe të thella. Nuk është vetëm vendimi për përjashtimin e Sali Berishës që ka përçarë demokratët, por edhe strategjia e Lulzim Bashës kundër qeverisë.

Deputeti Flamur Noka, një nga mbështetësit e hapur të nismës së Berishës brenda PD-së kundër Lulzim Bashës, i ftuar mbrëmjen e sotme në Radarin Informativ në ABC, përballë gazetares Jonida Shehu, përpos pozicionimit të fortë kundër vendimit për Berishën, kritikoi strategjinë e kryetarit të partisë së tij për aksionin kundër qeverisë “Rama3”.

Referuar vendimit të opozitës për të grisur fletët e votimit në momentin e zgjedhjes së kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, Flamur Noka u shpreh se kundër regjimit, sikur e cilësoi ai qeverinë socialiste, nuk luftohet në këtë mënyrë dhe me hartime, por strategji duke nënkuptuar, se mungon.

“Unë jam një nga demokratët e orëve të para. Kam papajtueshmëri me kryetarin e partisë time me këtë rast (përjashtimin e Sali Berishës) por kjo nuk do të më pengojë të vazhdoj betejën time kundër regjimit në pushtet. Besoj e ndoqët edhe mbrëmë në fjalën time, këtë kam thënë, të gjithë së bashku kundër regjimit dhe kundër regjimit nuk bëhet  duke grisur fletët dhe as duke bërë hartime, kundër regjimit bëhet strategji” tha Noka.

Por a ndjen përgjegjësi Flamur Noka për humbjen e zgjedhjeve? “Të gjithë ne që jemi ekipi drejtues kemi përgjegjësitë tonë, por më të mëdhatë i ka kryetari i partisë. Tani askush veç kryetarit për vendimin që përçau partinë” tha ai.

Po për përçarjen e PD-së, me faktin që po ndjek linjën e Berishës, ka përgjegjësi Flamur Noka?

“E gjithë përpjekja e Berishës është të mbajmë forcën tonë të bashkuar. Ka vetëm një rrugë që forca politike të mos përçahet, konsulta me anëtarësinë. Ne jemi produkte të votës së anëtarëve, kur merr vendim kundër, e ke përçarë. Ne kërkojmë të pyetet anëtarësia” deklaroi ai.

/m.j

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dështimin e “Lëvizjes Berisha”, nuk e ndal dot as Sali Berisha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hyri i armatosur në banesën e fqinjëve dhe i kanosi, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë

Hyri i armatosur në banesën e fqinjëve dhe i kanosi, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë

March 12, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

Komisionerja Marta Kos për zgjerimin e Unionit: Vendet që presin të na bashkohen duhet të jenë demokraci të forta

March 12, 2026
“U vranë 48 udhëheqës iranianë me një të shtënë”, Trump: S’e beson kush suksesin e madh që arritëm!

Trump: Pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës mund të mos jetë e përshtatshme

March 12, 2026
“Humba babanë tim, gruan time”/ Mojtaba Khamenei paralajmëron hakmarrje: Nuk do ta harrojmë gjakun e iranianëve të vrarë

“Humba babanë tim, gruan time”/ Mojtaba Khamenei paralajmëron hakmarrje: Nuk do ta harrojmë gjakun e iranianëve të vrarë

March 12, 2026
Gënjeu në formularin e vetëdeklarimit, Prokuroria çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës

Gënjeu në formularin e vetëdeklarimit, Prokuroria çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës

March 12, 2026
Trump i jep ultimatum 10-ditor Iranit: Gjëra të këqija do të ndodhin nëse nuk arrijmë një marrëveshje

Rritja e çmimit të naftës, Trump: SHBA-të përfitojnë shumë para nga kjo krizë

March 12, 2026
Gara për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit, publikohet lista zyrtare me 16 kandidatë, për herë të parë aplikojnë dhe 2 gra

Gara për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit, publikohet lista zyrtare me 16 kandidatë, për herë të parë aplikojnë dhe 2 gra

March 12, 2026
Transporti kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i karburantit rritet, qytetarët paguajnë faturën

Transporti kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i karburantit rritet, qytetarët paguajnë faturën

March 12, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

March 12, 2026
Deklarata e parë e Mojtaba Khameneit: Nëse armiku s’na dëmshpërblen, do të shkatërrojmë pronat e tyre!

Deklarata e parë e Mojtaba Khameneit: Nëse armiku s’na dëmshpërblen, do të shkatërrojmë pronat e tyre!

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In