Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, deklaroi se veprimet dhe politikat e grupit Hamas nuk përfaqësojnë popullin palestinez, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve WAFA.
Abbas e quajti Organizatën për Çlirimin e Palestinës “përfaqësuesin e vetëm legjitim të popullit palestinez”, tha WAFA.
“Presidenti Abbas konfirmoi refuzimin e tij për vrasjen e civilëve nga të dyja palët dhe bëri thirrje për lirimin e civilëve dhe të burgosurve nga të dyja palët”.
/a.r