• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të lejohen fraksionet në PD”, Çollaku: Nëse s’shkoje te ballkoni i Berishës të quanin armik!

by A R
01/08/2025 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike duhet të bëjë analizë të thellë, të reformohet, nga drejtuesit e lartë dhe deri tek të strukturat poshtë, të lejohet mendimi i hapur dhe deri fraksionet, ku qëllimi të jetë rrëzimi i qeverisë së Edi Ramës.

Përçarja e PD-së para zgjedhjeve dhe sektarizmat, numërimi i pjesëmarrjeve poshtë ballkonit të Berishës nga ata që donin të ruanin karriget e tyre, ishin shkaku që i krijoi mundësinë dhe i hapi derën qeverisë për të manipuluar zgjedhjet dhe shkaktuar farsën elektorale.

Kështu u shpreh deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku për emisionin “Sot, Live në Shqipëri” të moderatorit Nertil Agalliu, në Report Tv.

Ai sugjeroi që në shtator PD të mos i ndjekë mandatet e saj të deputetit që janë të pafuqishme para 86 kartonave që kontrollon Rama, por t’i bllokonte ato me shkuarje një herë në 6 muaj dhe kalimin e betejës dhe misionit tek qytetarët dhe baza.

“Partia Demokratike dhe zoti Berisha në këtë periudhë pas zgjedhjeve kanë zhvilluar një proces që unë e kam mbështetur dhe do e mbështes. Evidentimin e farsës, asaj që quhet farsë, unë e mbështes dhe nuk mund të pranoj që ky debat të mbyllet. Kjo tregon se mekanizmi i manipulimit të votës nga Rama vazhdon.

Kjo ekspozon edhe dobësinë dhe paaftësinë e sistemeve të opozitës, PD-së në radhë të parë, për ta përballuar dhe zgjidhur këtë fenomen. Pikëpyetja më e madhe është se si do të qaset PD dhe grupi i saj parlamentar me Parlamentin në shtator. Shifrat e bëjnë të pavlefshme të pafuqishme opozitën në parlament, Rama zotëron të paktën 86 mandate në sallë. Ka votat për të ndryshuar çdo ligj dhe kod. Një Parlament monopartiak nga funksionimi”, u shpreh ligjvënësi demokrat.

Më tej ai bëri edhe një propozim për strategjinë që duhet ndjekur:

“Rrezikon të kthehet një opozitë fasadë nëse nuk ka peshën e votës, edhe nëse voton kundër e bën interpelanca. Por edhe duke djegur karrige kthehet në fasadë. Unë nuk jam poër bojkot apo djegie mandatesh, por mendimi im është që të bllokohen mandatet, të merren seancën e parë dhe më pas të shkojë pas 6 muajsh e kështu të vijoj, pra të mos i djeg por të bllokojë ato”.

Por vuri theksin tek reformimi dhe analiza e thellë që PD dhe opozita në vetvete duhet t’i nënshtrohen pas asaj humbjeje të 11 majit.

“Nga ana tjetër opozita duhet të reformohet, duhet të shohë të vërtetën në sy, të hapë dialogun, për të kuptuar ku kemi defektuar dhe ku nuk shkon, sepse deri tani ka treguar që nuk e ka krijuar dot atë masën e vetë për ta rrëzuar qeverinë. Grupi parlamentar duhet të bëjë Kuvend me shqiptarët dhe jo të bëjë fasadën e qeverisë dhe parlamentit monopartiak në sallë, sepse ndryshe kthehet nga farsë elektorale në farse në vetëvete. Opozita të mbajë qëndrim të qartë me parlamentin, me kauzë të hapur, të hapet me shoqërinë dhe me veten”, tha Çollaku.

Ai kërkoi edhe mbajtjen e përgjegjësive për këtë humbje, nga strukturat drejtuese, deri tek ato poshtë. Kurse shkakun kryesor të humbjes ia faturoi përçarjes brenda PD-së dhe opozitës që nuk u bashkua dot. Ai sugjeron edhe fraksionet brenda partisë.

“Jemi në kohë, ndonëse pak vonë, duhet të nisë një analizë e brendshme, jo formale dhe për të kaluar radhën, por një dialog të madh brenda vetes, të përfshihen të gjithë, për të luftuar sëmundjet e brendshme e që janë fatale, si përçarja dhe sektarizmi, refuzimi i mendimit kritik. Nuk duhet të jetë mendimi kritik i sulmuar nëse kritikohet drejtuesi apo kryetari, këto nuk kanë qenë të PD-së, ku kritika ishte oksigjen, por shpesh ka rrëshkituar. Përgjegjësia ka emra, nga nivelet e larta, deri tek të ulëtat dhe kjo duhet parë. Denokratët i bën liria për t’i thënë gjërat, qëndrimet e ndryshme nuk i bën më pak demokrat asnjë nga palët. Duhet të gjejmë mekanizmat funksionalë për të qenë bashkë. Unë kam propozuar edhe fraksionet, nuk ka asnjë problem edhe nëse mendojnë kundër kryetarit dhe kryesisë, ata mbeten demokratë. Kjo është dialektike që të japësh mendim, por t’i thuash armik, kjo është sektarizëm, është sëmundje, përçarja e solli këtë dhe favorizoi Ramën, pikërisht dnarja”, u shpreh deputeti.

Çollaku rrëfeu edhe eksperienca personale para dhe gjatë fushatës së 11 majit në qarkun e Dibrës dhe më gjerë. Ai tha se pati sektarizma ku mbështetja matej me sa herë shkoje te ballkoni i Berishës.

“Sepse demokratët edhe para fushatës, Primare e më tej merreshin me ti që ke ardhur te ballkoni Berishës je demokrat dhe ti që s’ke ardhur je armik. Rama i vodhi zgjedhjet, por dyertë ia lanë hapur demokratët. Sepse nuk mundet Rama duke luftuar për karrigen tëndë, ti ke ardhur kaq herë te ballkoni i Berishës, ti s’ke ardhur, teksa Berisha bënte thirrje për bashkim, këta të vegjlit ziheshin brenda vetes për karrigen.

E njëjta gjë ndodhi edhe në Dibër, të njëjtët ishin hajdutët e votave para katër vitesh kur ishte bastion dhe pas katër vitesh e humbën atë, sepse ndodhi kjo gjëja e përçarjes dhe provincialja, me ata të vegjlit apo ata që thoshin se s’ke ardhur te ballkoni Berisha. Jo se u dhimbsej Berisha, por karrigia e tyre. Kjo ndodhi edhe në Dibër. Ata atje fituan 100% të kutive të Primareve dhe humbën 100% të kutive në zgjedhjet e 11 majit. Ja këta ishin ata, krijuan përçarjen dhe krijuan terren të butë për Ramën”, përfundoi Çollaku.

Next Post
“Absurde të mendohet se Hamasi do të zhduket nga Rripi i Gazës”

“Absurde të mendohet se Hamasi do të zhduket nga Rripi i Gazës”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In