Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat pas përfundimit të seancës plenare gjatë së cilës foli presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.
“Qëndresa e kombit ukrainas është një frymëzim i madh për të gjithë ata që e duan lirinë dhe besojnë te vlerat e saj. Që në ditët e para të agresionit kemi ngritur zërin tonë në këtë parlament për ndihma konkrete të gjithanshme ndaj këtij kombi. Shqipëria është e rreshtuar në anën e NATO-s, OKB ka dhënë ndihmesën e vet. Ajo që na turpëroi sot është qëndrimi i dyzyar i Edi Ramës gjatë këtyre muajve të këtij agresioni barbar. Ka qenë një vendim absurd shpallja e ftesa e Ramës për turistët rusë në Shqipëri.
Imagjinoni vrasës, përdhunues, pasi kryejnë masakra të vijnë e të dynden në plazhet tona për të rikuperuar për të marrë veten kjo ishte një fyerje e rëndë për ju që ndoqet fjalën e Zelensky kjo ishte dhe një kërkesë e tij.
Çfarë ishte ky gjest mes kësaj barbarie kjo ftesë për rusë të cilët po bëjnë luftën më të padrejtë në tërë historinë e tyre të gjatë.
Ndaj kërkoj me urgjencë që të anulohen vizat për çdo qytetar rus që kërkon të hyjë në Shqipëri”, tha Berisha.
g.kosovari












Ku t vish ti me 36 gusht beji konkrete propozimet e tua nacionaliste .Shqiperia vepron ne sikron me Natin dhe BE dhe ty nuk te pyt njeri non grata