• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Të kesh turp nga  tatuazhet “e dashurisë”?

by
02/06/2015 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Dikur na kanë mërzitur për tatuazhet dhe pretendimet e dashurisë së tyre, por sot kanë turp. Derisa disa personalitete të njohura pas ndërprerjes së lidhjes apo pas divorcit kanë vendosur të mbajnë tatuazhet që simbolizojnë ish-dashurinë e tyre, ka edhe të tillë të cilat janë penduar dhe kanë vendosur që t’i largojnë ato. Kështu yjet si Johnny Depp, Britney Spears, Angelina Jolie dhe Charlie Sheen i kanë rënë pishman për zbukurimin e trupit të tyre me tatuazhet “e dashurisë”, kështu që të njëjtat i kanë “përmirësuar” apo në tërësi i kanë larguar. Mbishkrimi “Ëinona Forever”, i cili dikur qëndronte në kraharorin e aktorit të mirënjohur, Johnny Depp, si simbol i dashurisë për të dashurën e atëhershme, Ëinona Ryder, më vonë është ndërruar, kështu që tani në dorën e tij të djathtë shkruan “Ëino Forever”.

Këngëtarja e bukur, Britney Spears, nga qafa e saj e ka larguar tatuazhin me simbolet e sektit “Kabbala”, të cilin e kishte bërë derisa ishte mbështetëse e tij. “Dikur e mbështesja këtë sekt, por më vonë u bëra pishman për këtë tatuazh dhe e kam larguar”, pati deklaruar Spears.

Aktori problematik, Charlie Sheen, emrin e ish-bashkëshortes së tij, Denise Richards-it, e largoi nga dora e majtë, ndërsa aktorja po ashtu vendosi të heqë tatuazhin që simbolizon ish-dashurinë e tyre, kështu që mbishkrimin “Charlie” e shndërroi në vilë.

Sot dorën e majtë të bukuroshes, Angelina Jolie, e “zbukuron” dragoi, ndërsa më herët në vendin e njëjtë qëndronte mbishkrimi “Billy Bob”, i cili “lindi” në kohën kur kjo bukuroshe ishte në martesë të lumtur me aktorin, Billy Bob Thornton.

“Me Billy-n kam kaluar momente të mira, por edhe të këqija. Tatuazhi që mbante emrin e tij pas ndarjes më ‘vriste’ sytë dhe për këtë qëllim vendosa ta largojë”, tha kjo aktore dhe regjisore e njohur.

Next Post

Shënim / PD si kofini pas të vjelit dhe një deklaratë e Oerd Bylykbashit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com