• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të kërkosh të “ringjallësh” kohën e Berishës nga Kavaja…

by Artur Ajazi
11/03/2021 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Lulzim Basha fushatën e tij shterpë, e ka nisur duke dashur të ringjallë nga Kavaja kohën e Berishës. Duke u munduar ti ngjasojë sa më shumë shefit, (sepse e ka ëndërr) duket se edhe kryetari i opozitës së “përbashkuar”, e ka nisur nga Kavaja “ringjalljen” e partisë. Ai nuk ka ngurruar të mbledhë në sheshin e atij qyteti të rilindur tashmë nga qeverisja socialiste, disa dhjetra mbështetës, me të cilët jo vetëm ka shkelur hapur masat anti-COVID-19, por edhe duke promovuar para tyre hipjen në kofkën e makinës. Epo nuk i la gjë pa kopjuar, veç “diçkaje” që ai nuk e bën dot kurrë. Sali Berisha, sot po etiketohet dhe konsiderohet si “njeriu më i kriminalizuar që ka ky vend”, por ajo që do ti mbetet e faturuar atij përsa kohë ishte në krye të Partisë Demokratike, është fakti se ai gjithsesi dinte të bënte opozitë sipas stilit krahinor. Ai i trembej dhe vazhdon ti trembet ligjit, edhe pse kur është brënda mureve të selisë blu, ndjehet i sigurtë. Them “pak opozitë”, sepse sot ajo parti, me në krye Lulzimin, nuk ka as ngjyrë dhe as shije opozite.

Edhe pse Sali Berisha mundohet ti mbajë me pahir asaj partie “fytyrën” e tij, duket se gjithçka ka mbaruar. Asgjë nuk ka mbetur nga partia e djeshme. Janë larguar dhe degjeneruar ish-themeluesit, ish-kontribuesit, ish-vlerat intelektuale, janë thyer arkivat dhe janë djegur dosjet themelore të historikut të saj, dhe janë mbushur me dosjet e Berishës për cilindo vartës. Asgjë nuk ka mbetur nga ajo forcë politike, e cila deri para 10-15 vitesh mbante ende tek-tuk ndonjë firmë dhjetoristi. “Pas meje, le të bëhet kiameti”. Kjo ka ndodhur edhe me Sali Berishën. Por një gjë ai është munduar ta mbajë fort, lidhjen e partisë me të shkuarën e tij, e cila nuk i ndahet për asnjë çast. Sot kemi një Parti Demokratike kaotike, të pasistemuar, një lidership që nuk ka mundur të rikuperojë asgjë nga çfarë ka ndodhur prej vitesh me njerëzit, vijën drejtuese dhe programin e munguar.

Ajo që ka mbetur sot nga PD-ja e djeshme, janë Sali Berisha dhe të vetët, si dhe Lulzim Basha me të vetët. Ajo forcë politike duket si dy anët e një samari, ku seicili mundohet të mbushë hejbet e tij, duke gjynjëzuar përfundimisht “gomarin” ose më mirë Partinë Demokratike. Ajo çfarë u konstatua edhe në bërjen e listave të 25 Prillit, (një kopje e shëmtuar e listës së 2017) ishte fakti rrënqethës se, dy bajraktarët, i vjetri dhe i riu, mundoheshin të afronin pranë vehtes sa më shumë skllevër të bindur fushate. Ka kohë që në atë parti nuk qaset një intelektual, një vlerë e çmuar, një fytyrë e re, ka kohë që ajo forcë politike lëngon nën pushtetin e dy bajraktarëve, që janë gati ti shtypin kokën, çdo “trimoshi” që guxon të pyesë, të sqarohet, të ndryshojë, apo të propozojë diçka ndryshe nga sa mendojnë ata. Partia Demokratike nuk është, dhe nuk ka gjasa të jetë më parti qeverisëse edhe për shumë vite. Jo vetëm mungesa e përvojës, por edhe shija e hidhur e pushtetit që ka konsumuar ajo në këto 30 vite tranzicion, kanë dhënë efektin negativ tek populli i thjeshtë. E ndërsa Sali Berisha e ka të konfirmuar botërisht mundësinë e tij, për tu përballur herët a vonë me drejtësinë, duket se edhe beniamini i tij, ka konsumuar shumë zhgënjim dhe korrupsion jo vetëm tek rrethet e ngushta të partisë, por edhe tek vlerësuesit ndërkombëtarë. Thirrjes “ndahu nga e kaluara e Berishës”, duken si zë i shuar në shkretëtirë. Ai nuk mund të ndahet nga e kaluara e shefit, e njeriut që e ngriti nga Hiçi, dhe e bëri me poste, para dhe famë.

Ata janë një, dhe do të mbeten të tillë deri në fund. I pari natyrisht që do të shkojë në dyert e drejtësisë është Sali Berisha, por duke tërhequr këmbën “zvarrë”, për të marrë me vehte edhe Lulzimin, si “bashkëautor” në të gjitha bëmat e tij të kahershme dhe të tanishme në atë parti dhe më gjërë. Lulzim Basha arriti shumë shpejt , të rikonfirmojë vehten si pasuesi i Sali Berishës. Atij i mungon në çdo rast komunikimi me masën, dhe nuk heq dorë nga “kostumi” i burokratit politik. Ndryshe nga shefi i tij, Lulzimi e sheh pushtetin si “ballakume të pjekur”, të cilën duhet medoemos ta mbajë për vehte. Mjafton të marrësh në analizë (pa u ndalur shumë) drejtuesit politikë në qarqe, për të konstatuar sa e ka telendisur Partinë Demokratike, amatori politik dhe aktori Basha.

Next Post
Marrëdhëniet Kinë-SHBA, e konfirmon DASH: Do të zhvillohet takimi i zyrtarëve të lartë

Marrëdhëniet Kinë-SHBA, e konfirmon DASH: Do të zhvillohet takimi i zyrtarëve të lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndreca: Kafazi i xhamit cenon barazinë dhe parimin e prezumimit të pafajësisë, GJKKO po aplikon dy standarde

Ndreca: Kafazi i xhamit cenon barazinë dhe parimin e prezumimit të pafajësisë, GJKKO po aplikon dy standarde

April 28, 2026
Turp t’keni që bëni si histerika për pamjen dhe kafazin ku rri Ilir Meta

Turp t’keni që bëni si histerika për pamjen dhe kafazin ku rri Ilir Meta

April 28, 2026
Lorenc Vangjeli: Gjyqet e mëdha të politikës po helmatisen

Lorenc Vangjeli: Gjyqet e mëdha të politikës po helmatisen

April 28, 2026
Analisti Preç Zogaj: Publiku pret të vërtetën për akuzat ndaj zyrtarëve

Analisti Preç Zogaj: Publiku pret të vërtetën për akuzat ndaj zyrtarëve

April 28, 2026
Banka Botërore: Lufta mund të shkaktojë rritjen më të madhe të çmimeve të energjisë në 4 vitet e fundit

Banka Botërore: Lufta mund të shkaktojë rritjen më të madhe të çmimeve të energjisë në 4 vitet e fundit

April 28, 2026
Ndryshimi drastik i Ilir Metës, Baton Haxhiu: Nga se ka frikë ish-presidenti në burg

Ndryshimi drastik i Ilir Metës, Baton Haxhiu: Nga se ka frikë ish-presidenti në burg

April 28, 2026
Popullariteti i Trump bie ndjeshëm, vetëm 34% e të anketuarve e miratojnë luftën me Iranin

Popullariteti i Trump bie ndjeshëm, vetëm 34% e të anketuarve e miratojnë luftën me Iranin

April 28, 2026
Gjyqet e mëdha të politikës duhet të jenë Live, pa kafaz, me prova

Gjyqet e mëdha të politikës duhet të jenë Live, pa kafaz, me prova

April 28, 2026
Të gjithë duan të punojnë në shtet në Shqipëri/ Raporti i DAP për 2025 tregon rritje të ndjeshme të interesit

Të gjithë duan të punojnë në shtet në Shqipëri/ Raporti i DAP për 2025 tregon rritje të ndjeshme të interesit

April 28, 2026
Provokimi në Shkup/ Ministri maqedonas përulet para përkujtimores ku shqiptarët etiketohen si terroristë

Provokimi në Shkup/ Ministri maqedonas përulet para përkujtimores ku shqiptarët etiketohen si terroristë

April 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In