• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Të infektuarit me shenjat e “Deltës”/ E konfirmon Brataj: Numri i të prekurve është më i lartë se shifrat zyrtare

by Java News
24/07/2021 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri i të infektuarve në këtë periudhë është më i lartë se sa shifrat
zyrtare. Personat e prekur neglizhojnë shenjat duke i konsideruar si
ftohje nga kondicioneri dhe nuk kërkojnë testin për Covid.
Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tregon se personat e
konfirmuar pozitiv me koronavirus kanë shenjat tipike të variantit
“Delta”. Për fat të mirë deri tani nuk ka raste të rënda.
“Shenjat kryesore ngatërrohen me ftohjen sidomos tani nga ajri i
kondicionuar, me dhimbje fyti dhe sekrecione nga hundët. Por këto
janë dhe shenjat tipike të variantit “Delta” që shoqërohen edhe nga
temperatura”, u shpreh Brataj për A2.
Brataj parashikon rritje të infektimeve në këtë periudhë, pasi
mutacioni indian që mendohet se ka hyrë dhe në vendin tonë,
përhapet me shpejtësi.
“Është parë që periudha e inkubacionit është shumë e shkurtër. Nga 6
ditë që ishte për variantin anglez ka zbritur në më pak se 4 ditë.
Shpeshtësia e përhapjes është më e madhe. Karakteristike në
studimet e fundit është fakti se ka një përqindje të lartë si virus, është
mbi 1 mijë herë më i përqendruar se sa varianti i Wuhanit dhe ai
anglez, gjë që e bën më të rrezikshëm sa i përket përhapjes. Kryesisht
kap personat e pavaksinuar, por edhe ata që janë vaksinuar nuk janë
përjashtuar nga infektimi”, shtoi kreu i Urgjencës.

Eksperti i Komitetit Teknik thotë se ende nuk është përcaktuar skenari
që do të aplikohet vitin e ri shkollor. Brataj sqaron se para 13
shtatorit do të vlerësohet situata epidemiologjike për të dalë në një
vendim.
“Do vazhdojmë monitorimin e gjendjes epidemiologjike dhe të
pandemisë. Unë mendoj se vera do të jetë e qetë dhe shtatori nuk do
të ketë probleme.
Duhet të mendojmë nga shtatori e tutje. Ne do të bashkëjetojmë me
virusin. Nuk do të ketë rritje si ato valët që kaluam, por duhet të
vaksinohemi”, përfundoi Brataj.
Ekspertët e Shëndetësisë vijojnë thirrjet ndaj qytetarëve, veçanërisht
të rinjve, për të marrë të dyja dozat e vaksinës anti-covid në mënyrë
që t’i shpëtojnë komplikacioneve nga Delta virusi. A2

Next Post
Rama prezanton një anëtar tjetër nga skuadra e Bordit të Akreditimit të Arsimit: “Ekspert i KE dhe themelues i disa programeve universitare”

Rama prezanton një anëtar tjetër nga skuadra e Bordit të Akreditimit të Arsimit: “Ekspert i KE dhe themelues i disa programeve universitare”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In