• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të ikurit” e PS/ 24 deputetë jashtë gare ose në listat e hapura. Ndreca i kthehet pedagogjisë, Naço avokat! Gjiknuri: Formulë e suksesshme

by S T
13/03/2025 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Listat e Edi Ramës që lanë jashtë 24 deputetë aktualë dhe në garë të hapur 34 të tjerë, mes të cilëve figura me kontribut shumëvjeçar në Partinë Socialiste, edhe pse kanë ngjallur pakënaqësi në radhët e tyre, sfidën e shpallur nga kryetari i partisë e kanë pranuar.

Figurat më të vjetra të socialistëve, si Erion Braçe, Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Arben Pëllumbi Xhemal Qefalia dhe Toni Gogu do të garojnë në listë të hapur në qarkun e Tiranës, garë të cilës thonë se nuk i ikin.

“E kam sfiduar edhe herë tjetër, kështu e kam jetën me sfida. Kam refuzuar të jem në listë të mbyllur”, – thotë Mimi Kodheli
“Sigurisht që do jetë një garë e fortë, 37 emra garojnë për 6-7-8 vende. Ne kemi muaj që e kemi diskutuar këtë, nuk kishte ndonjë gjë surprizë”,- shprehet Arben Pëllumbi.

“Shumë i lumtur dhe i privilegjuar. Është një garë shumë e fortë por jam i lumtur që më jepet mundësia tu shërbej qytetarëve të Tiranës”, – thotë Toni Gogu.

“Sigurisht që është sfiduese. Qytetarët do vendosin me votë. Unë do vazhdoj të punojë që PS të jetë fituese”, thekson Xhemal Qefalia.

Sfidën e radhës thotë se e mirëpret edhe Damian Gjiknuri, i cili i rikthehet sërish zonës së tij elektorale, Vlorës.

“Rikthimi në Vlorë është një mundësi e mirë. Është një qark që unë kam dhënë shumë. I uroj suksese të gjithëve kandidatëve të PS. Edi Rama është një njeri që guxon dhe eksperimenton dhe kjo mund të jete një formulë e suksesshme dhe ne të arrijmë një rezultat më të mirë”, – thotë Damian Gjiknuri.

Të zhgënjyer nuk duken as ata që mbetën jashtë listave të kandidatëve.

“Sigurisht, në shtator do të jem një avokat dhe ka nevojë ky vend, sidomos pas këtyre ngjarjeve, ka nevojë për avokat. Unë ia kam kthyer borxhin PS-së, kisha marrë një mandat në 2009, 2013 dhe 2017. Ia ktheva në 2021. As s’i kam borxh, as më kanë borxh. Jam qytetar i lirë”, thotë Nasip Naço.

“S’ka rëndësi, rëndësi ka të fitojë Partia Socialiste. Do rikthehem në Universitet”, shprehet Eduard Ndreca.

“Pse duhet të mërzitemi ne, do punojmë për partinë socialiste”, – pohon Bujar Çela.

“ Për mua nuk është problem fare. Është puna e 15 që bëj në karrierën time. Largohem ballë lartë dhe krenar”, – thekson Lavdrim Krashi.

Kryesocialisti Rama la në listë të sigurt vetëm 16 prej deputetëve aktualë, mes të cilëve 10 janë drejtues qarqesh, vetë ai, dhe 5 gra deputetë të cilat bënë përjashtim nga rregulli për t’i në listë të hapur të gjithë deputetët që kishin qoftë edhe një mandat deputeti nën logon e PS./Shqiptarja.com

Next Post
Një ditë para seancës gjyqësore, avokatët amerikanë të Erion Veliaj ndalohen ta takojnë në burg

Apeli e la në burg, reagon Veliaj: Do të doja të isha duke përqafuar tim bir, por më ngritën kurth!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com