• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të huajt që flasin shqip! Si po e mësojnë të ardhurit nga Afrika e Jugut deri në Australi

by Java News
09/04/2023 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E njohur si një nga gjuhët më të vjetra dhe më të rralla në botë, gjuha shqipe tërheq gjithnjë e më shumë të huajt që vijnë në Shqipëri.

Në Durrës, Oriola përpiqet t’u mësojë sekretet për ta mësuar shpejt e mirë gjuhën tonë, po pa lënë pas dore gramatikën dhe shqiptimin që mbeten sfidë për “nxënësit” e saj.

“Ngaqë këta janë studentë nga kultura të ndryshme, patjetër përballja është shumë e vështirë, duke qenë se ka dhe nga Koreja e Jugut që ka një gjuhë krejt të ndryshme nga gjuhët indoevropiane ku përfshihemi ne. Po ajo që i bën ata të ecin përpara me gjuhën shqipe është dhe një dhunti që ata mund të kenë. Falë saj mund ta kapin gjuhën më shpejt.”- tha Oriola Tufa.

“Në fillim ishte shumë e vështirë se gramatika ishte e ndryshme nga spanjishtja, po tani kam 3 vjet dhe jam më e mirë në shqip.” 

“Është e vështirë por është shumë qejf dhe njerëzit në Shqipëri janë shumë të mirë.”

“Dua të kuptoj njerëzit këtu, ndaj kam nisur të mësoj shqip. Jam nga Finlanda dhe prej dy muajsh ndodhem këtu. Gjuha ime finlandishtja është e vështirë, ndaj mund ta kuptoj më lehtë gramatikën tuaj.”

Edhe pse e vështirë, gramatika e shqipes nuk i step të huajtë që vijnë nga vende të ndryshme dhe përballen me kulturën shqiptare përmes gjuhës së saj. Me pak ore studimi dhe shumë biseda shoqërore me vendasit, ata po e mësojnë gjithnjë e më mirë gjuhën tonë. Shajen (Cheyenne) është nga Karolina e Jugut dhe ka vetëm 2 muaj që ka ardhur në Shqipëri si misionare.

“Është e vështirë, por është shumë qejf me njërëz në Shqipëri që janë shumë të mirë dhe duan të flasin me mua. Njerëzit janë shumë të dashur.”

Përmes gjuhës ata mësojnë më shumë dhe për kulturën, historinë dhe zakonet e shqiptarëve. Mateo nga Afrika e Jugut mbërriti në Shqipëri 16 vite më parë bashkë me familjen.

“Ne kishim dëgjuar më parë ca gjëra për Shqipërinë, për Skënderbeun dhe komunizmin dhe nisëm të studionim pak gjuhën. Kishim një CD po ca gjëra aty nuk ishin të drejta. Kam shumë qejf për të folur me njerëzit dhe çdo ditë jam në lokal me burrat e lagjes duke biseduar. 

– Edhe ndonjë gotë raki?

– Jo, nuk pi raki, po kafe dhe çaj. Ata kanë qejf të pinë raki.”

Laki, një 26 vjeçar australian, që është martuar me dashuri thotë se ende nuk e kupton mirë konceptin e mblesërisë shqiptare.

“Për mua nuk shkon mirë dhe nuk e kuptoj bazën e kësaj në praktikë, po kjo vjen nga kultura ime. Më mirë me dashuri se është i vullnetshëm dhe të dy anët përkushtohen dhe ka një themel më të mirë për një marrëdhënie.”

Mësimi i gjuhës shqipe mbetet një sfidë e bukur në emër të bashkëjetesës me banorët dhe kulturën e vendit ku këta të huaj kanë zgjedhur të jetojnë përkohësisht, a përgjithmonë./TCH

Next Post
Krimi në familje/ E ëma: Landi më tregoi vetë për vrasjen. Babai: Djalin e gjeta të vrarë, armën nuk e kam lëvizur unë

Krimi në familje/ E ëma: Landi më tregoi vetë për vrasjen. Babai: Djalin e gjeta të vrarë, armën nuk e kam lëvizur unë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In