• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Krimi në familje/ E ëma: Landi më tregoi vetë për vrasjen. Babai: Djalin e gjeta të vrarë, armën nuk e kam lëvizur unë

by Java News
09/04/2023 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familja e Roland Sinanit, që vrau kunatën Migenën dhe më pas veten, pas ceremonisë mortore në Tufinë kanë hapur dyer e mortit në shtëpinë e tyre në Shkozë. Gëzim dhe Ikbale Sinani, presin ngushëllime nga të afërmit, por nuk e fshehin dot dhimbjen për humbjen e nuses dhe të djalit të tyre. Klan News intervistoi të dy prindërit e autorit, të cilët duket të shokuar nga ngjarja e të shtunës.

“Më duket e pabesueshme që Landi bëri këtë punë, nuk e di, ai ishte një fëmijë shumë i dashur. Bënte muhabet me Migenën, sikur ta kishte motër. Po kjo hataja që u bë tashi… Kështu, mërzit njëra, mërzit tjetri”, thotë nëna e tij.

E ëma e autorit tregon momentet para krimit makabër.

“Ishte këtu te ky këndi, nuk kam gjumë më tha. I thashë shko shtrihu, sepse kishim bërë në plan me blerë disa pula, sepse kishin çuni edhe nusja ditëlindjen, njëri me 11, tjetri me 13 Prill. Mirë tha mirë, do shkoj të shtrihem. Edhe shkova u shtriva. Do blija qumështin në 05:00 të mëngjesit, thashë të kisha fuqi me nejt”.

Nëna e Rolandit tregon edhe momentet pas vrasjes së Migenës dhe komunikimin që kishte me Rolandin.

“Dëgjova krismën, pas 20 minutash, edhe u çova. Pashë derën e nuses të hapur. Landi ishte në korridor. Po qante goca, e ulur. Dhe unë o Migena, o Migena se po të qan goca. Landi tha e vrava Migenën. Mu duk dhe i qetë, nuk e di sesi e bëri dhe atë punë, as vetë nuk e di. Atëherë unë mora gocën në krahë dhe thashë çohu mër burrë se na ka zënë hataja”.

Babai i Rolandit gjeti forcën për të treguar si e gjeti të birin e pajetë në oborrin e shtëpisë.

“Ai në fakt kishte vrarë Migenën, brenda. Kur dëgjova zhurma pau-pau dy herë, kam ardhur e kam gjetur shtrirë, gjaku deri në gju… është ekzagjerim deri në gju, por dua të them që ishte larë me gjak. Aty kam ngritur njerëzit e shtëpisë, çohuni mor çohuni. Shkonte gjaku deri atje poshtë, vura duart në kokë, nuk kisha çfarë të bëja. Lerë që ishte errësirë, me gjet ndonjë fashë, ndonjë gjë, që mos derdhej shumë gjak…”

Ata pranojnë se i biri kurohej prej disa vitesh nga problemet e shëndetit mendor, por nuk e mendonin kurrsesi tragjedinë.

“Ka pas qenë kuruar prej vitesh, 7-8 vjet, ka shumë kohë që mjekohej…”

Policia e Tiranës ka konstatuar se arma e krimit ndodhej pas banesës së familjes Sinani në rrugën “Xhemollari” dhe ka ngritur dyshime se dikush e ka zhvendosur. Një nga të dyshuarit është edhe vetë babai, Gëzim Sinani, i cili mohon akuzat.

“Prej meje, jo njëherë, se unë jam 70 vjeç, kam bërë ushtri, e zbor, i kam bërë të gjitha dhe i di mirë këto gjëra, se ku shkon po të bësh atë punë”.

Dy të moshuarit një motiv më shumë për ngjarjen e shohin edhe tek ngarkesat që i ishin krijuar nga puna me orë të zgjatura në gomisteri. Punë të cilën Rolandi e kishte lënë ditët e fundit.

“Punonte jashtë orarit, vetëm për gjumë vinte në shtëpi. Ikte në mëngjes, në 19:30 vinte në shtëpi. Blozë, duart e surrati, gomist…”, tregon nëna e tij.

Mbetet enigmë si për familjen, por edhe për policinë se si 43-vjeçari mundi të siguronte pistoletën që kreu krimin e dyfishtë në Tiranë.

/s.f

Next Post
Kiara bën deklaratën e papritur pas kritikave: Ta kisha ditur nuk kisha hyrë fare

Kiara bën deklaratën e papritur pas kritikave: Ta kisha ditur nuk kisha hyrë fare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bypass-i” i Tiranës, Karakaçi inspekton punimet: Nyje strategjike për lidhjen e korridoreve kombëtare

“Bypass-i” i Tiranës, Karakaçi inspekton punimet: Nyje strategjike për lidhjen e korridoreve kombëtare

July 28, 2026
UNESCO paralajmëron Shqipërinë: Ohri rrezikon të humbasë statusin e Trashëgimisë Botërore

UNESCO paralajmëron Shqipërinë: Ohri rrezikon të humbasë statusin e Trashëgimisë Botërore

July 28, 2026
Ankimi për lirimin e 25 pasurive nga sekuestro, Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit

Ankimi për lirimin e 25 pasurive nga sekuestro, Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit

July 28, 2026
Aksident në portin e Durrësit, drejtuesi i një furgoni përplaset nga kamioni, transportohet në spital

Aksident në portin e Durrësit, drejtuesi i një furgoni përplaset nga kamioni, transportohet në spital

July 28, 2026
Të fshehura në kuti për një kohë të gjatë, pesë foshnja gjenden të vdekura në Francë

Të fshehura në kuti për një kohë të gjatë, pesë foshnja gjenden të vdekura në Francë

July 28, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 29 Korrik 2026

July 28, 2026
VIDEO / Tërmet i fuqishëm 7.1 ballë në Japoni, paralajmërim për cunami

VIDEO / Tërmet i fuqishëm 7.1 ballë në Japoni, paralajmërim për cunami

July 28, 2026
Kontrolle “blic” në burgun e Drenovës, Laert Haxhiu kapet me telefon në qeli!

Gjyqi ndaj Laert Haxhiut / Vrasja e Albi Bashaliut, Gjykata: Do të dish kush ta vrau vëllain? Dëshmitari: Jo, jam klasë punëtore pa mbështetje

July 28, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Për montazhierët e revolucionit

July 28, 2026
Manja paralajmëron drejtësinë: Vërini gishtin kokës! Do ndërhyjmë në sistem!

Socialistët nuk i ndahen Shehajt, Manja: Ndaj tij do të bëhet kallëzim në Prokurori

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In