• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Të hënën marrin jetë “zonat e gjelbra” të Covid-19

by Java News
26/04/2020 09:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga dita e hënë dhe në vazhdim në zonat e quajtura të gjelbra siç janë Librazhd, Përrenjas, Pogradec do të ketë një sërë masash lehtësuese për qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve.

Por ku konsistojnë këto lehtësira dhe si do të lëvizin:

Deri në orën 08:30 do të lëvizë Mosha e tretë pa autorizim

Pas orës 09:30 – 17:30 do të lëvizin qytetarët e tjerë pa autorizim

Pas orës 09:30 – 17:30 do të lëvizin drejtuesit e mjeteve pa autorizim.

Jo lokaleve – Drejtori  i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i cili ishte sot për të inspektuar pikat e kontrollit që do të ngrihen për të mbrojtur këto zona të gjelbërta  nënvizoi se këto lehtësira nuk do të thotë hapje të lokaleve

“Kjo do të thotë se këta do të kenë një përparësi përsa u përket kohës dhe vendeve ku do të dalin, por nuk do të thotë që të shkelin të gjitha detyrimet përsa i përket distancimit social dhe pjesës së lokaleve dhe ambienteve të tjera, të cilat nuk janë të lejuara.”

Qyteti i Pogradecit është qytet i cili është përfshirë në zonën e gjelbër, ku të gjithë qytetarët në vazhdim, duke filluar nga dita e hënë, prej orës 05:00 të mëngjesit do të kenë një lirshmëri më të madhe përsa i përket lëvizjeve dhe gjithçkaje e përfshirë dhe e parashikuar në bazë të masave të marra për situatën e krijuar nga COVID-i.

Jo më shumë se dy qytetarë- në këto zona të gjelbërta do të respektohet distancimi social.

“Jo më shumë se dy qytetarë së bashku dhe duke mos frekuentuar parqet, duke mos frekuentuar ambientet apo vendet publike dhe duke marrë të gjitha masat e nevojshme për të minimizuar dhe ruajtur këtë zonë, pra Pogradecin, Përrenjasin, Librazhdin dhe gjithë zonën tjetër të paprekur nga koronavirusi”, nënvizoi Veliu.

Një pikë kontrolli do të vendoset në Elbasan që do të ndalojë çdo qytetar të zonës së gjelbër për të ardhur në drejtim të Elbasanit dhe anasjelltas dhe ndalimin e çdo qytetari dhe mjeti nga Elbasani në drejtim të Librazhdit.

Gjatë inspektimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ishte i shoqëruar nga drejtori vendor i Policisë Elbasan Arjan Muça dhe drejtori vendor i Policisë Korçë, Lorenc Panganika.

Next Post
Koronavirus dhe 5G/ A është ky “truri” pas teorive të komplotit?!

Koronavirus dhe 5G/ A është ky “truri” pas teorive të komplotit?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In