Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrjetit elektrik në vend, duke e cilësuar atë si të degraduar dhe të amortizuar.
Deputeti demokrat e lidhi gjendjen e rrjetit edhe me rastet e humbjes së jetëve të elektricistëve, duke shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave.
“Bilanc lufte, humbje jetësh njerëzish për shkak të rrjetit elektrik demode. Kemi kaq muaj që bëjmë thirrje për rrjetin e degraduar, por çdo gjë ka rënë në vesh të shurdhër, nga arroganca e qeverisë, sidomos e Karakaçit”, u shpreh Korreshi.
Ai kërkoi vëmendje më të madhe ndaj problematikave të infrastrukturës elektrike dhe masave për garantimin e sigurisë së punonjësve që operojnë në rrjet.











