• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të gjithë njerëzit dhe shifrat e Reformës

by Java News
10/01/2016 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli / JAVANEWS.al

U paralajmërua për herë të parë në 15 janar 2014. Rama dhe Meta kishin vendosur që të shpallnin publikisht synimin e tyre për të ndërmarrë dy reforma vendiomtare për vendin. Reformën territorialo-adminsitrative dhe atë në sistemin e drejtësisë. E para, e lidhur ngushtë me afatet kushtetuese të zgjedhjeve lokale të qershorit 2015, e dyta si një urgjencë kombëtare dhe detyrë ndërkombëtare. Në kryesinë e Kuvendit, Ilir Meta, në prani të Kryeministrit Edi Rama, në takimin e parë me drejtues të institucioneve kushtetuese dhe të pavarura do të thoshte për reformën në drejtësi:  “Qytetari i sotëm dhe i nesërm evropian shqiptar ka nevojë për drejtësi evropiane. Aty është edhe themeli i shëndoshjes së ekonomisë, edhe siguria e jetës, pronës dhe rendit në vend. Edhe kjo duhet të jetë një reformë gjithëpërfshirëse që do të synojë të marrë ekspertizën më të mirë vendase dhe të partnerëve ndërkombëtarë, edhe në zbatim të rekomandimeve të progres raportit të Komisionit Evropian”. Reforma territoriale administrative edhe mes kundërshtive të opozitës mundi të kalojë në korrik të të njëjtit vit, kurse fjala për refomën në drejtësi do të ishte shumë më e komplikuar. Ndoshta, as Rama dhe as Meta veç e veç apo të dy së bashku, nuk do ta kishin menduar atëherë procesin e vështirë në të cilën do të kalonte urgjenca dhe emergjenca kombëtare për të evropianizuar sistemin që jep drejtësi.

Fiks dy vjet më pas, mes shumë polemikash, shqetësimesh, keqkuptimesh, ngërçesh, shpresash, të vërtetash, gjysëm të vërtetash, mes realizmit politik dhe politikës realiste, mes mureve prej Rozafe të ndërtuar ditën dhe interesash të tjera që prishnin mure natën, mes llogarisë së natyrshme për të nesërmen e vendit dhe vendin e pamohueshëm të hesapeve vetjake në këtë sipërmarrje të jashtëzakonshme, me ekspertë që punuan dhe gjithekspertë që bëjnë ekspertiza për gjithçka, mes dyshimit dhe besimit, mes miqësisë së sprovuar për reformën dhe armiqësisë së supozuar ndaj saj, mes të djeshmes që duhet ndryshuar dhe të nesërmes që frymëzon rishtaz ndryshim, reforma në drejtësi, pra, është gati në epilogun e saj. Të paktën drafti në nivel ekspertësh. I cili, sipas një kalendari të paralajmëruar nga Fatmir Xhafaj, kryetar i komisionit të posaçëm parlamentar, në datën 12 janar, pritet të jetë “…i dakortësuar në nivel ekspertësh.
Pasi tė shqyrtohet dhe miratohet nė Komisionin e Posaçėm Parlamentar, projekti kushtetues do t’i dėrgohet Komisionit tė Venecias pėr tu vėnė nė dispozicion tė reporterėve qė do tė vizitojnė sė afėrmi Tiranėn, nė
pritje tė opinionit final tė tyre mbi reflektimet e bėra dhe zgjidhjet e dhėna”, shkruan Xhafaj në një email të personalizuar të dërguar në adresat e shumë gazetarëve dhe analistëve politikë.

Tetë vjet më parë, gjithashtu në janar, në vitin 2008, në një nga armëpushimet e rralla të politikës shqiptare, e majta dhe e djathta ranë dakort për të bërë reformën në drejtësi. Një reformë “të gjerë, gjithëpërfshirëse dhe shteruese”. PS në fillim e më pas edhe PD e LSI paraqitën tre drafte gati paralelë me propozime konkrete, me kalendar konkret të hapave që duheshin ndërmarrë. U ngrit një komision i posaçëm parlamentar, i cili bëri vetëm një mbledhje. Dhe pastaj mbi të ra heshtja. Deri në momentin që mbi të ranë dhe më shumë se “bomba”. Në 15 mars 2008 shpërtheu Gërdeci, tragjedia që i dha një rrjedhë krejt tjetër politikës shqiptare, (edhe vetë reformës në drejtësi) e cila në atë moment hyri përfundimisht  në kulisa dhe nisi lojë kulisash. Reforma në drejtësi u harrua, por menjëherë mbas marrjes së ftesës për antarësim në NATO në fillim të prillit, në fund të të njëjtit muaj u bënë ndryshime të befasishme kushtetuese të konsultuara në mënyrë të njëanshme dhe me interesa të njëanshme. Ndërhyrjet në kushtetutë ndryshuan sistemin zgjedhor, por mbi të gjitha, e kthyen vendin në një republikë kryeministrore duke dëmtuar thelbin, frymën dhe raportet delikate të kushtetutës së 2008-ës të kontrollit dhe ekilibrit të institucioneve.

Kjo është e shkuara e janarit të 2008-ës. Në janarin e 2014, nevoja për reformimin e sistemit u rikthye sërish ulëritëse dhe e domosdoshme dhe dy vjet më pas, shumëkush mban frymën për të parë se çfarë do të ndodhë me këtë premtim solemn të politikës të formatuar tashmë me duart e ekspertëve të jurisprudencës dhe bekimin e diplomacisë së huaj në Tiranë, amerikanë e evropianë.

JavaNews.al boton një material të plotë me statistika për gjithë çfarë ka ndodhur me procesin për reformën në drejtësi. Eshtë një material i punuar nga Xhafaj, si një përgjigje e aksiomës se në jurisprudencë, ndodh që procesi të jetë po aq i rëndësishëm sa dhe vetë produkti.

Reforma si statistikë

Gjatë vitit 2015 nën drejtimin dhe moderimin e ekspertëve të Nivelit të Lartë të secilit grup pune u zhvilluan 42 tryeza konsultative/bashkëbisedimi ( 12 tryeza në Tiranë, 15 tryeza në rrethe, 9 tryeza në Universitete Publike e Private në Tiranë e rrethe), si dhe 4 tryeza bashkëbisedimi  si më poshtë:

 

Në periudhën maj – qershor, për diskutimin e çdo kapitulli të Analizës, u zhvilluan gjithësej 10 tryeza në Tiranë.

8 tryeza të rrumbullakëta konsultative

Cdo tryezë u ndoq mesatarisht nga 70 – 100 pjesëmarrës, përfaqësues të sistemit, si gjykatës, prokurorë, avokatë, noterë, përmbarues, oficerë të policisë gjyqësore, profesorë të së drejtës, intelektualë, gazetarë, përfaqësues të institucioneve të tjera të sistemit të drejtësisë, organizata ndërkombëtare dhe organizata të shoqërisë civile, përfaqësues të ambasadave, ekspertë të tjerë të fushës, etj.

2 tryeza bashkëbisedimi

Në këto tryeza bashkëbisedimi morën pjesë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe studentë e pedagogë të Shkollës së Studimeve Politike

Tryezat u ndoqën në  total nga rreth 700 pjesëmarrës.

Në cdo tryezë kanë diskutuar mesatarisht 8 – 10 persona. Në total rreth 100 diskutime.

Në periudhën qershor – korrik, për diskutimin e Analizës dhe Strategjinë u zhvilluan gjithësej 9 forume të hapura publike  në qytetet kryesore  Shkodër, Vlorë, Durrës, Korçë, Pogradec, Gjirokastër, me pjesëmarrës edhe nga qytetet përreth për të mbuluar gjithë territorin e vendit, (si Tropojë, Dibër, Lezhë, Mat, Pukë, Kurbin, Fier, Kavajë, Krujë, Përmet, Sarandë).

 

Çdo forum u ndoq mesatarisht nga 90 – 110  pjesëmarrës, përfaqësues të sistemit, si gjykatës, prokurorë, avokatë, noterë, përmbarues, oficerë të policisë gjyqësore, profesorë të së drejtës,studentë, intelektualë, gazetarë, përfaqësues të institucioneve të tjera të sistemit të drejtësisë, organizata ndërkombëtare, organizata të shoqërisë civile, përfaqësues të ambasadave etj.

Këto forume u ndoqën në total nga rreth 800 pjesëmarrës..

Në çdo forum kanë diskutuar mesatarisht 10 – 15 persona. Në total rreth 140 diskutime

Në periudhën nëntor – dhjetor 2015, për konsultimin e projekt amendamenteve kushtetuese u zhvilluan 19 tryeza të rrumbullakëta konsultative;

4 tryeza qëndrore në Tiranë;

6 tryeza rajonale të organizuara në qytetet kryesore të vendit si Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Elbasan, Lezhë,

9 tryeza në qëndrat kryesore universitare publike dhe private si Universiteti “L. Gurakuqi” – Shkodër, Universiteti “Luarasi”, Shkolla Kombëtare e Avokatisë, Universiteti “Marin Barleti”, Universiteti Europian i Tiranës, Univeristeti “Aleksandër Moisiu” – Durrës, Universiteti “Ismail Qemali” – Vlorë, Universiteti i Tiranës – Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkolla e Magjistraturës.

si dhe 2 tryeza bashkëbisedimi  me pedagogë të së drejtës dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Çdo forum u ndoq mesatarisht nga 70 – 100  pjesëmarrës, përfaqësues të sistemit, si gjykatës, prokurorë, avokatë, noterë, përmbarues, oficerë të policisë gjyqësore, profesorë e studentë të së drejtës, intelektualë, gazetarë, përfaqësues të institucioneve të tjera të sistemit të drejtësisë, organizata ndërkombëtare dhe organizata të shoqërisë civile, përfaqësues të ambasadave etj.

Këto forume u ndoqën në total nga rreth 1300 pjesëmarrës..  

 

Në çdo forum kanë diskutuar mesatarisht 8 – 10 persona. Në total rreth 160 diskutime

Të gjitha tryezat e zhvilluara në vitin 2015  u ndoqën në  total nga rreth 2800 pjesëmarrës dhe kanë debatuar e kontribuar në to rreth 400 të ftuar. Në çdo tryezë kanë diskutuar mesatarisht 12 persona.

 

Rrjeti i konsultimit publik

Rrjeti i konsultimit publik përbëhet nga 1900 persona, nga të cilët 350 gjyqtarë (gjykatat e të gjitha shkallëve), 300 prokurorë, 200 pedagogë të Shkollës së Magjistraturës dhe fakulteteve të drejtësisë private e publike, 800 përfaqësues nga profesionet e lira (noterë, përmbarues, avokatë), 170 ekspertë të pavarur të fushave dhe që i janë përgjigjur thirrjes publike, 30 përfaqësues të organizatave Shoqërisë Civile, 20 përfaqësues nga Institucionet Shtetërore bashkëpunuese në proces.

Kontributet nëpërmjet portalit online dhe postës elektronike

Kanë dhënë kontributet e tyre me shkrim nëpërmjet adresës elektronike dhe portalit online për analizën, strategjinë dhe projektamendamentet kushtetuese gjithsej rreth 100 persona nga të cilët 21 gjyqtarë, 10 prokurorë, 15 avokatë, 20 pedagogë, 15 përfaqësues të SHC si dhe të tjerë ekspertë të fushës e studentë të fakulteteve të drejtësisë.

Portali online

Në periudhën nga dita e parë e lancimit (8 qershor) deri tani, duke përfshirë edhe muajin dhjetor, vizitat në total në portal kanë qënë rreth 11000 vizita.

Këto vizita kanë patur këtë shpërndarje kohore :

Në muajin Qeshor :   604 vizita.

Në muajin Korrik :    871 vizita.

Në muajin Gusht :     916 vizita.

Në muajin Shtator : 1480 vizita.

Në muajin Tetor :    1539 vizita.

Në muajin Nëntor :  2895 vizita.

Në muajin Dhjetor : 3023 vizita.

Mesatarisht numri i vizitoreve në ditë që nga dita e lancimit është: 45 vizitorë.

Kohëzgjatja më e madhe e vizitave në faqe është 04:41 min.

Më shumë se gjysma e vizitorëve rreth: 54.99% jane vizitorë të rinj, ndërsa pjesa tjetër që janë përdoruesit e faqes janë :  45.01%.

Shtetet nga të cilat vjen numri më i madh i vizitorëve janë: Shqipëria, por edhe nga Kosova, SHBA, Italia, Greqia, Gjermania, Kanadaja etj.

Next Post

Pranga zv.drejtorit të Hekurudhës, i gjendet laborator modern droge

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hajdutët godasin në zemër të São Paulo-s, zhduken nga biblioteka 13 veprat e Matisses dhe Portinarit

Hajdutët godasin në zemër të São Paulo-s, zhduken nga biblioteka 13 veprat e Matisses dhe Portinarit

December 8, 2025
BE miraton listën e “vendeve të treta të sigurta”, Italia synon zhbllokimin për qendrat në Shqipëri

BE miraton listën e “vendeve të treta të sigurta”, Italia synon zhbllokimin për qendrat në Shqipëri

December 8, 2025
Pas gjobës 120 milionë euroshe, Musk s’e lë Komisionin Evropian të bëjë reklama

Pas gjobës 120 milionë euroshe, Musk s’e lë Komisionin Evropian të bëjë reklama

December 8, 2025
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Javë me kurthe të padukshme, Chrysanthi Kalogeri këshillon Horoskopin: Kujdes nga entuziazmi i tepërt!

December 8, 2025
Mijëra persona largohen nga kufiri Tajlandë–Kamboxhia pas përplasjeve të përgjakshme

Mijëra persona largohen nga kufiri Tajlandë–Kamboxhia pas përplasjeve të përgjakshme

December 8, 2025
Hapet Festivali i 7-të Ndërkombëtar i Filmit në Ishullin Hainan

Hapet Festivali i 7-të Ndërkombëtar i Filmit në Ishullin Hainan

December 8, 2025
“Berisha s’e dogji teserën e PPSH kur ia kërkuam”, ish-studenti i Dhjetorit: E solli Ramiz Alia, pastaj…

“Berisha s’e dogji teserën e PPSH kur ia kërkuam”, ish-studenti i Dhjetorit: E solli Ramiz Alia, pastaj…

December 8, 2025
Reagimi i ministrit të Brendshëm ndaj zjarreve: Autorët do të përballen me drejtësinë pa asnjë tolerancë

Raporti i zjarreve në Evropë: Shqipëria pësoi humbjet më të rënda, mbi 49 mijë hektarë të shkrumbuar

December 8, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 9 Dhjetor 2025

December 8, 2025
Më shumë para për shpërblimet e fundvitit për pensionistët/ Rishikimi i buxhetit, fondi rritet në vlerën e 97 mln Euro..

Shqipëria po bëhet parajsë fiskale për pensionistët italianë

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In