• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të gjithë kemi vdekur, Arditi është gjallë”, citati prekës për datëlindjen e të ndjerit

by A R
11/08/2016 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot Arditi ka datëlindjen, mbush 17 vjeç e një muaj, lindur më 11 korrik 1999. Studionte në shkollën e mesme teknike të ndërtimit “Karl Gega” në Tiranë. Para dy ditësh, në një pasdite tiranase, në periferi të saj,ku tashmë banojmë të shpërngulurit e pas nëntëdhjetës, nën qiellin e lotëve dhe vapës së korrikut, u mbulua me dheun e kësaj toke, për t’u përjetësuar nën hyqmin e kësaj jete, kësaj jete që i mori vetëm 17 vjet, duke ia vjedhur të ardhmen, ani pse ishte duke punuar për të siguruar me djersën e ballit, në rrugë të ndershme librat dhe veshjet për shkollë.

Arditi ishte i pafajshëm, ishte një engjëll zbritur prej vendlindjes së prindërve të tij, për të vijuar një jetë më të mirë. Por…Një ditë orët dhe shtojzovallet e bjeshkëve njoftuan se Arditi ndodhet pa jetë nën mbetjet tiranase, aty ku punonte duke derdhur djersën faqeve të njoma,edhen pa i rënë brisku, për t’u bërë krah prindërve.

Duke gjurmuar në rrjetet sociale këto ditë dhimbjeje, na kanë përmalluar fjalët e shprehura nga administratori i faqes “Nikaj Merturi”,ku ndër të tjera veçojmë:

“Sot nikajmerturasit, miqtë dhe dashamirësit e tyre, me sy te përlotur, me dhimbje të madhe e zemra të copëtuara, përcollën për në banesën e fundit Arditin, Ardit Gjoklajn, bashkëkrahinasin tonë, djalin e Tetajve. Vetëm 17 vjet i mori kësaj jete. Dhe pse? Vetëm e vetëm sepse zgjodhi rrugën e ndershme të jetës, ashtu si babai, si gjyshi e i gjithë paraardhësit e tij, me djersën e ballit. Është shkatërruese të mendosh që po të kishte ndjekur rrugën e shitjes së ndonjë cigareje hashashi, të vjedhjes së xhepave, etj., etj., si bashkëmoshatarët e tij, e shumta do të ishte në burg, pra do të ishte me ne. Por fizikisht Arditi nuk është më midis nesh, nuk është më, sepse zgjodhi të jetojë ndershëm, në një vend të pandershëm, në një vend ku buka është e pasigurt, puna është e pasigurt, e mbi të gjitha jeta e pasigurt…”

E qindra e qindra komente me lot në sy, po edhe mendime për të reflektuar janë shkruar këto ditë, çka u bë edhe shkas hedhja e këtyre radhëve në kompjuter, me dorën që na dridhet, e fjalët që s’dalin dot për të shkruar kobin e zi.

Njëri ndër ta, bashkëkrahinas i prindërve të Arditit, citon:
“Ardit, ti sot je gjallë dhe ne të gjithë kemi vdekur. Ku jeni o njerëz pa ndjenja, ku janë nikajmerturasit, ku janë tropojanët, ku janë shqiptarët e ndershëm? Pse heshtim, pse kemi vdekur edhe pse jo në të njëjtën mënyrë si Arditi. Pse nuk ngrihemi të gjithë së bashku në shenjë nderimi dhe respekti të bëjmë një tubim paqësor në zemër të kryeqytetit, e ta marrin vesh ata që na qeverisin se ka vdekur një njeri i pafajshëm dhe aq me keq vrasësit s’janë mjaftuar me marrjen e jetës, por kanë dashur dhe ta zhdukin trupin e tij. Arditi mund të ishte vëllai ose familjari i çdo njërit nga ne, pa dallim feje krahine apo ideje. Pse jemi kaq indiferent, pse nuk reagojmë, po kur vjen puna për parti e për 10 mijë lekë të vjetra, dalim e vritemi në bulevard. Zgjohuni pra, o njerëz, reagoni sa s’keni rënë në gjumin e përjetshëm, ashtu si ra Arditi i pafajshëm. Pushofsh në paqe Ardit”!

Arditi kishte burrërinë e të mëdhenjve dhe dashurinë e të urtëve. Respektonte shokët dhe ndihej krenar për prindërit dhe prejardhjen e tij.

Në një nga fotot me shokët e klasës shkruan: “me vëllezërit e motrat e mia që i dua pa masë”.

Arditi sot ka datëlindjen.

Ai tashmë tretet nën dhe, atje në Tiranë, në Shishtufinë, por zanat dhe shtojzovallet ende vajtojnë në Koren e Merturit…

Arditi sot ka datëlindjen. Ai mbush 17 vjet e një muaj…./Shqiptarja/a.m.
Ardit Gjoklaj

Ardit Gjoklaj – See more at: http://shqiptarja.com/Aktualitet/2731/humbi-jet-n-n–landfillin-e–sharr-s-arditi-sot-ka-dat-lindjen—-370099.html#sthash.4WDQEcch.dpuf

Next Post

"Lufta në Siri, për hakmarrje ndaj Iranit dhe Rusisë", deklarata tronditëse e ish-shefit të CIA-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In