• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Të gjithë e dinë që Spak ka thirrur Berishën, përveç Berishës!

by Skënder Minxhozi
15/11/2025 14:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Novela e famshme e Gabriel Garcia Markezit “Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar” është bërë e tillë, pra e famshme, pasi e gjithë fabula e saj ndërtohet mbi një absurd. I gjithë fshati e dinte se personazhi kryesor Santiago Nasari do të vritej, përveç vetë viktimës. Kjo mosdije mban gjallë lexuesin nga fillimi deri në fund.

I zhvendosur në ngjarjet e këtyre orëve në Shqipëri, realizmi magjik i Markezit i shkon fare mirë asaj që po ndodh mes Sali Berishën dhe SPAK. Fatmirësisht askush nuk po kërkon ta vrasë Doktorin, por thjesht t’i bëjë të ditur se duhet të para

qitet për një dëshmi në prokurori. Por në një sjellje që ka brenda mungesë totale serioziteti Berisha deklaron se po digjet nga dëshira për të dalë para prokurorëve për 21 janarin, por shton se këta s’e kanë njoftuar!

Nga ana e tij SPAK ka bërë të qartë se e ka njoftuar Berishën në disa adresa njëherësh, në parti, në banesën private dhe në parlament. Asnjëri nga demarshet nuk ka rezultuar i frytshëm. Çuditërisht të gjithë e morën vesh që Spak kërkonte Berishën me fletëthirrje në dorë, po vetëm ky i fundit kërkon të bindë mijëra shqiptarët që e shohin në televizor e media se ai ende nuk di gjë për kërkesën e prokurorëve të posaçëm.

Kjo që ndodh me 21 janarin i ngjan një tjetër dosjeje të vjetër në kohë, shumë kilometra larg Shqipërisë. Një krim i një natyre tjetër, që po tentohet të mbulohet. Është në fakt e njëjta situatë absurde. Këto orë presidenti amerikan Donald Trump po përpiqet të shtyjë anëtarët republikanë të Kongresit që të shmangin hapjen e dosjes së famshme Epstein, në të cilën ndodhen mbi 23 mijë emaile të miliarderit hebre të vetëvrarë Xhefri Epstein, ku Trump shfaqet si frekuentues i ambjenteve ku trafikoheshin vajza minorene dhe prostituta gjithfarësh.

Megjithëse një pjesë e madhe e opinionit publik amerikan e ka të qartë lidhjen e Trump me Epstein, kreu i Shtëpisë së Bardhë, ashtu si ish-kryeministri shqiptar në Tiranë me 21 janarin, bën të paditurin, përbetohet se është i pafajshëm dhe se nuk ka asnjë lidhje me ato që përfliten.

Për t’u kthyer në Shqipëri, katërmbëdhjetë vjet më parë shteti vrau njerëz të pafajshëm dhe të paarmatosur në dyert e zyrave të tij. Dihet kush i vrau, dihet si u vranë. Është shumë vonë sot për të vendosur drejtësi për ata që humbën jetën e u plagosën nga plumbat e shtetit, por nuk duhet humbur asnjë mundësi sado e vogël për ta vendosur atë edhe sot pas 14 vitesh.

Sali Berisha thotë se ka kërkuar hetime qysh në orët e para pas masakrës në bulevard. Ai thotë se protestuesit i solli Edi Rama tek kryeministria “mish për top”, siç deklaroi vetë. Të paktën e pranon që protestën e opozitës e ka pritur me top! Përtej batutës, nëse Doktori është kaq i sigurt se s’ka bërë asgjë të keqe atë ditë, le të shkojë e të dëshmojë ato që di rreth asaj ndodhie të përgjakur. Le të provojë e të mohojë se i pengoi hetimet dhe ndali fletë-arrestet për gardistët e akuzuar për vrasje. Le të shpjegojë përse mallkoi presidentin e kryeprokuroren me fjalët më të ulëta vetëm për të trembur hetimet.

Le të provojë më pas t’i gjejë një shpjegim faktit flagrant dhe tejet skandaloz të fshirjes së serverave të Kryeministrisë nga të gjitha pamjet e 21 janarit, natën pas tragjedisë. Le të provojë të shpjegojë sesi ndërtoi një teoremë grushti shteti, të cilën nuk arriti ta vërtetojë dot as me ajkën e jurisprudencës së partisë së tij gjatë dy viteve hetime të komisionit të posaçëm parlamentar që ngriti me piskamë dhe urgjencë kur gjaku në bulevard nuk ishte tharë ende. Le të shpjegojë përse ky komision hetimor është i vetmi këto 34 vite që nuk ka prodhuar një raport final, pas dy vitesh punë për të gjetur fajtorët dhe provuar grushtin e shtetit!

Berisha ka rastin që të gjitha këto njolla të errëta t’i heqë nga vetja dhe t’ja faturojë mbi shpinë Edi Ramës, nëse vërtetë është ashtu siç ka pretenduar këto 14 vjet nëpër media e konferenca shtypi. Të shkojë e t’i provojë në të vetmin vend ku këto nuk quhen justifikime, propogandë politike apo fjalë pazari, por dëshmi zyrtare e marrë nga drejtësia shqiptare. Të pastrojë emrin e tij nga 21 janari dhe të bëjë pis atë të kundërshtarit, prandaj të shkojë një orë e më parë e të mos luajë me fletëthirrjet.

E ka kot që fshihet si në kohët kur Lulzim Basha, për t’i bërë bisht gjyqit për Rrugën e Kombit, njoftonte gjyqtarët se ndodhej herë në SHBA, herë në Bruksel e herë në Argjentinë. Sepse “askush nuk është aq i pasur sa të blejë të shkuarën e vet”, thotë diku Oscar Wilde.

21 janari është një vdekje ende e pakryer në ritin e saj, një tragjedi e pashpaguar me drejtësi, një gjakderdhje që kërkon arsye dhe autor. Dhe paqe padyshim. Prandaj edhe pas 14 viteve ajo kthehet e rikthehet në skenë, jo si një diversiv për të mbuluar të tjera ngjarje, por si një piketë tragjike e tranzicionit shqiptar, sqarimi i të cilës vazhdon të jetë imperativ i drejtësisë. Edhe i kësaj të resë, që u soll me 21 janarin me përtesë dhe pasivitet, derisa e detyruan të hapte letrat e të niste punën.

 

Next Post
Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, kosto të larta për prodhuesit shqiptarë

Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, kosto të larta për prodhuesit shqiptarë

Comments 2

  1. ErMioni says:
    3 months ago

    Me që përmënde Markezin e madh, dikush, duhet ti lexojë Sali Dhisë, atë librin kushtuar një diktatori të Amerikës Latine, që populli i thërriste Dhi.
    Kur e lexon këtë libër, gjen shumë pika takimi midis Sali Dhisë dhe atijë……..diktatorit që populli i thërriste Dhi, si dhe fundin tragjik të tijë.

    Reply
  2. Lili says:
    3 months ago

    Kam qenë pjesëmarrës në atë demonstratatë të thirrur nga Edi Rama.Më vjen keq,që ky, Tradhtar i Kombit Shqiptar…na la vetëm në mes të plumbave dhe vet ua mbathi.Ky faqezi,që bëri grusht shteti,ku qindra demonstrues qenë me lloje të ndryshme mjetesh vrasëse si: shkopinj,drunj,armë automatike në mes të turmës,granata artizanale të ardhura nga deputeti i PS Shkodër…të cilët provokonin dhe godisnin policinë e shtetit.Ç’dinte turma para kryeministrisë dhe të thyente gardhin dhe portën e kryeministrisë?!Paratë e Tom Doshit,(të ardhura nga Australia) a u verifikuan?!Po organizatori i kësaj kasaphanë,që donte pushtet me çdo kusht,Edi Rama,a është thirrur për ngjarjet vrastare të 21 janarit?! Ai qe organizatori dhe vrasësi i vërtetë i bijve të varfër të PS…ky faqezi,i papërshkueshëm…bën sot sikur kërkon drejtësi… Berisha,megjithë të metat që ka ..mbrojti institucionet nga rënia…po të binte Kryeministria,kishte rënë shteti.Bamir Topi dhe Ina Rama,janë pjesë e skenarit të grushtit të shtetit…Lexoni shtypin e huaj,të kohës… çfarë thotë për gangsterit min politik shqiptar Turp kush na drejton

    Reply

Leave a Reply to ErMioni Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In