• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të gjithë bashkë e kemi vendin në BE”, Abazoviç flet në Samitin e Diasporës: Sot shqiptarët faktor në botë

by A R
23/11/2023 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, duke folur në Samitin e Diasporës, vuri në dukje rrugëtimin e suksesshëm të popullit shqiptar, jo vetëm në Shqipëri, por kudo ku ata jetojnë.

Për këtë, ai mori si shembull Malin e Zi, ku nuk iu referua vetëm vetes, por nxori në pah faktin se në krye të vendit atje, ku deri para disa vitesh nuk mendohej kjo gjë, është një njeri që ka ardhur pikërisht nga popujt pakicë.

“Në Mal të Zi ka ndodhur diçka që, deri para tre vitesh askush nuk mund ta mendonte, dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me shqiptarët, por edhe me një popull pakicë. Në krye të vendit ka ardhur një nga popujt pakicë dhe këtë nuk e kam për veten time, por për sfidën e shqiptarëve, që do të kemi në të ardhmen.

Sfida më e madhe në jetë është të mundësh vetveten dhe mendoj që jemi shumë afër saj. Ne kemi treguar që kur kemi vetëbesim, mund të bëjmë mrekulli. Dhe kjo është ajo që kanë bërë shqiptarët.

Sot vetëm kujtoni se çfarë ka qenë 10 apo 20 vite më parë. Unë nuk do të flas si shoku dhe miku i Kryeministrit, por dua të them se sot Shqipëria, mban fjalën në Këshillin e Sigurimit para gjithë botës dhe tregon një leksion moral, politik se si do të krijohet një shoqëri paqësore, perëndimore dhe moderne.

Idenë që kam krijuar dhe do të vijoj të aplikoj në Malin e Zi është se shqiptarët shkojnë me një vetëbesim të plotë si qytetarë, si evropianë, të gatshëm të ballafaqohen me të gjithë të tjerët. Ideja është që i gjithë kombi ynë të jetë bashkë në Bashkimin Evropian, sepse atje ka vend plot. Të tregojmë që ne si një popull i moçëm, historik e kemi vendin tonë atje.

Jam i sigurt që ky Samit i Diasporës tregon se një sfidë e madhe është duke u përfunduar. Tashmë besoj se nuk kemi më probleme mes nesh, dhe jam i bindur që deri sa të vijë samiti i katërt, të jemi të gjithë bashkë. Ëndrra e madhe është që të gjithë shqiptarët të jemi në Bashkimin Evropian.”, tha ndër të tjera në fjalën e tij Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

/a.r

Next Post
Breçani dhe tre të tjerët mbeten në qeli, dëshmia: Jam në burg prej djalit. I kam shërbyer këtij shteti duke vënë jetën në rrezik!

Breçani dhe tre të tjerët mbeten në qeli, dëshmia: Jam në burg prej djalit. I kam shërbyer këtij shteti duke vënë jetën në rrezik!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

April 3, 2026
“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

April 3, 2026
Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

April 3, 2026
Popullsia e Shqipërisë në 2025 ra me ritmet më të larta në rajon

Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues për një udhëtim pranveror në Evropë

April 3, 2026
Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

April 3, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

April 3, 2026
Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

April 3, 2026
Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

April 3, 2026
Sjellja e SPAK ndaj Veliajt: Përhapja e akuzës në media përpara se i akuzuari të njihet zyrtarisht, cenon thellë besimin e publikut te drejtësia

Nis seanca e katërt e gjyqit në themel ndaj Veliajt. Në 13:00, përballja me Prokurorin Dado në Administrative

April 3, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Në kërkim për lëndë narkotike dhe armë pa leje, arrestohet 33-vjeçari

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In