• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Të gjithë anëtarët e gjykatave ngelën në Vetting”, raporti i Komitetit Shqiptar të Helsinkit: Pse po vonohet Reforma në Drejtësi

by Java News
24/11/2019 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka hartuar një raport për krijimin dhe funksionimin e organeve të reja të sistemit të drejtësisë, duke monitoruar procesin në periudhën nga prilli i vitit 2018 deri në marsin e këtij viti.

Pjesë e raportit është i gjithë procesi i ngritjes së institucioneve të reja; Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi por edhe veprimtaria e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm si dhe veprimtaria e Këshillit të Lartë të Drejtësisë deri në ngritjen e KLGJ.

Në vlerësimin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, pavarësisht nga të gjitha vonesat, pengesat dhe sfidat, reforma gjyqësore vijon të sjellë rezultate sa i takon krijimit dhe funksionimit të organeve të reja të drejtësisë. Por KSHH vëren se një prej faktorëve për vonesat e zbatimit të reformës në drejtësi janë ritmet e ngadalta të vettingut.

“Një faktor tjetër ndikues në zbatimin e ngadaltë të të gjithë reformës kanë qenë ritmet jo dinamike të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, disa prej të cilëve ishin njëkohësisht kandidatë për institucionet e reja të qeverisjes së drejtësisë”, shkruhet në raport.

Komiteti shqiptar i Helsinkit vëren se “Pastrimi i sistemit lloi nga gjykatat më të larta, nga ku rezultoi se gati të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë u shkarkuan dhe një minorancë e tyre u dorëhoqën, ndërkohë që edhe Prokurori i Përgjithshëm dha dorëheqjen gjithashtu. Ky proces kemi mendimin se evidentoi se sa urgjente ishte reforma në drejtësi”.

Por nga ana tjetër emërimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj është penguar, duke krijuar një pengesë tjetër të aksesit në drejtësi të qytetarëve në një periudhë të konsiderueshme. /e.s/

Next Post
Jo vetëm zërin, i-Phone analizon edhe shprehjet e fytyrës dhe gjendjen emocionale

Jo vetëm zërin, i-Phone analizon edhe shprehjet e fytyrës dhe gjendjen emocionale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In