• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Të gjitha faktet që dimë deri tani për vrasjen e Ivanoviç

by A R
17/01/2018 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Dje, në veri të Mitrovicës, u qëllua për vdekje politikani serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç.

-Ivanoviq u qëllua rreth orës 8:10 minuta para selisë së partisë së tij, Iniciativa Qytetare. Sipas autopsisë ai u qëllua në pjesë e sipërme të trupit më gjashtë plumba nga një pistoletë e tipit Zastava M70A, prodhim serb. Trupi i Ivanoviqit u gjet nga një fqinj që ishte duke shkuar në dyqan. Në orën 9:30, mjekët njoftuan se Ivanoviq kishte vdekur.

-Kryeprokurori i Mitrovicës, Shyqeri Syla, ka thënë se vrasja ka ndodhur “nga një makinë në lëvizje”. Makina e involvuar ishte një “Opel Astra” pa targa e cila u gjet në një rrugë në veri, Policia gjeti tre predha para zyrës së tij.

-Në objektin ku është selia e Iniciativës Qytetare Serbe ka kamera, pyetja tani është nëse regjistruar vrasja.

-Policia e Kosovës, ka deklaruar se nuk kanë informacione ende për pronarin e veturës.

-Dy prokuror janë duke e hetuar vrasjen e Ivanoviqit- një shqiptar dhe një serb, shkruan lajmi.net.

-Ivanoviq kohën e fundit kur kishte dhënë një intervistë për mediat serbe kishte thënë, se ka frikë se mund ta vrasin. Ai deklaronte poashtu se situata në Kosovë është përkeqësuar që nga arrestimi i tij dhe se ekziston një ndjenjë e pabesueshme e rrezikut dhe frikës në mesin e njerëzve. Ivanoviq thoshte se “serbët nuk duhet të kenë frikë nga shqiptarët por nga vetë serbët”.

-Vitin e kaluar, në makinën e Ivanoviqit, por edhe në vitin 2005, nën makinën e tij zyrtare u gjet bombë. Nga partia e tij kishin dhënë dorëheqje katër anëtarë për shkak të frikës, shpjegonte ai, gjatë fushatës për zgjedhjet lokale në Kosovë vitin e kaluar.

-Gruaja e Ivanoviqit tha se pas vrasjes se “ajo e di” se kush e ka kryer vrasjen.

-Pas mbledhjes së jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë, se vrasja e Oliver Ivanoviqit ishte një akt terrorist. Përveç kësaj, ai gjithashtu deklaroi se një letër iu është dërgua autoriteteve të EULEX-it dhe UNMIK-ut me kërkesën që autoritetet shtetërore të Republikës së Serbisë të marrin pjesë në kryerjen e hetimeve në territorin e Kosovës.

-Vuçiq do të vizitojë Kosovën të shtunën dhe të dielën, sh,kruan lajmi.net.

-Prokuroria për Krim të Organizuar në Beograd ka filluar një procedurë paragjyqësore për vrasjen e Ivanoviqit.

-Megjithatë, Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Abdelad Tahiri tha se hetimi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit do të zhvillohet vetëm nga institucionet e Kosovës.

-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni  tha se njësia speciale është duke marrë pjesë në hetim.

-Në kohën e vrasjes së Ivanoviqit në Bruksel dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë  është anuluar

-Avni Arifi, shef i negociatave me Serbinë, ka thënë se dialogu mes shtetit fqinj është i paalternativë dhe i pashmangshëm, megjithë pengesat që mund të dalin në rrugë. Ndërsa, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq deklaroi se dialogu nuk do të vazhdojë deri në gjetjen e vrasësit Oliver Ivanoviqit.

-Pas vrasjes së Ivanoviqit qytetarët serbë në Kosovë e Serbi ndezën qirinj për nderë të tij.

-Vrasja e Ivanoviqit u bë lajm kryesor në mediat e rajonit dhe shumë media botërore.

-Vdekja e Ivanoviq mund të komplikojë marrëdhëniet problematike midis Prishtinës dhe Beogradit, shkroi “The Guardian”.

-Ivanoviq do të varroset të enjten në Beograd.

-Para shtëpisë së tij në Mitrovicë, të martën në mbrëmje, miqtë dhe kolegët e tij u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit Ivanoviqit.

-Ka pasur reagime të shumta nga Kosova, Serbia, rajoni dhe bota. Vrasjen e Ivanoviqit e dënuan fuqishëm edhe Bashkimi Evropian, UNMIK, EULEX, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie e të tjerë.

-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dënuar fuqishëm vrasjen e Ivanoviqit, kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shprehur keqardhje, ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj,  tha se Policia e Kosovës ka marrëdhënie të mira më të gjithë dhe mund të ftojmë edhe FBI-në për hetime./Lajmi.net/a.m.

Next Post
Nismës “dhuro një pemë’ i bashkohen banorët e njësisë 6

Nismës "dhuro një pemë' i bashkohen banorët e njësisë 6

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një fitore për teknikun Kompani, Bayern rikthehet te fitorja në Champions! Gjermanët triumfojnë me dy gola në Madrid kundër Atletikos

Një fitore për teknikun Kompani, Bayern rikthehet te fitorja në Champions! Gjermanët triumfojnë me dy gola në Madrid kundër Atletikos

November 3, 2026
Ministri i Transportit i Spanjës jep dorëheqjen pas dy aksidenteve hekurudhore: Nuk mund të qëndroj në detyrë

Ministri i Transportit i Spanjës jep dorëheqjen pas dy aksidenteve hekurudhore: Nuk mund të qëndroj në detyrë

November 3, 2026
Ndarja nga jeta e avokatit Saimir Vishaj, mesazhi prekës i mbesës, këngëtares Elsa Lila: Nuk e mendoja se do të jepja lajmin e ikjes tënde, dajë!

Ndarja nga jeta e avokatit Saimir Vishaj, mesazhi prekës i mbesës, këngëtares Elsa Lila: Nuk e mendoja se do të jepja lajmin e ikjes tënde, dajë!

November 3, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Mëhilli: Trump kërkon votat e komunitetit hebraik dhe sulmon kandidaten demokrate në Alaskë

Zgjedhjet në SHBA, Mëhilli: Trump kërkon votat e komunitetit hebraik dhe sulmon kandidaten demokrate në Alaskë

November 3, 2026
Ndodh në Champions League/ Nga rezultati 0-3 në kaos total, flakadanë në fushë dhe ndërprerje e ndeshjes pas tensioneve!

Ndodh në Champions League/ Nga rezultati 0-3 në kaos total, flakadanë në fushë dhe ndërprerje e ndeshjes pas tensioneve!

November 3, 2026
Kosovë/ Kryeparlamentarja Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze për çështjen e Presidentit

Haxhiu reagon pas identifikimit të mbetjeve mortore të tre intelektualëve: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera!

November 3, 2026
Ukrainë/ Ish-zëdhënësja e Zelenskyt akuzohet për tradhti të lartë, zbulohet shkaku!

Ukrainë/ Ish-zëdhënësja e Zelenskyt akuzohet për tradhti të lartë, zbulohet shkaku!

November 3, 2026
SHBA dërgon sisteme të mbrojtjes raketore në Lindjen e Mesme

“Putini po ndjek me interes zgjedhjet në SHBA”, gazetari jep lajmin nga Moska: Ja kur do t’i jepet fund luftës në Ukrainë

November 3, 2026
“Është dëshpëruese”, Karamuço jep shifrat tronditëse të tregut të drogës në SHBA

“Është dëshpëruese”, Karamuço jep shifrat tronditëse të tregut të drogës në SHBA

November 3, 2026
Rekord historik në SHBA, shpenzimet për reklama televizive në zgjedhjet e mesmandatit kapin shifrën 11,87 miliardë dollarë!

Rekord historik në SHBA, shpenzimet për reklama televizive në zgjedhjet e mesmandatit kapin shifrën 11,87 miliardë dollarë!

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In