• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Të gjitha arsyet e sulmeve fallco, ndaj fillimit të vaksinimit

by Mero Baze
12/01/2021 22:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ndërsa Shqipëria nisi procesin e vaksinimit, një valë e re kritikash i është drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, i cili deri tani ka qenë nën akuzë pse po vonon vaksinimin. Tani akuza është pse filloi vaksinimin.

Shkak për këtë është bërë përdorimi i një kontigjenti prej rreth 1000 vaksinash, dhuratë nga një vend i Bashkimit Europian, ndërkohë që kontigjenti prej 500 mijë vaksinash nga kompania Pfizzer, është kontraktuar të mbërrijë më 24 janar në Tiranë.

Një mijë vaksinat e para, që shënuan dhe fillimin e procesit të vaksinimit, do t’i marrë kontigjenti më i rrezikuar i shëndetësisë, mjekët e spitaleve COVID, shefat e shërbimit shëndetësor në spitalet rajonale dhe më tej sipas një protokolli strikt administrativ.

Kjo është dhe kategoria më e qartë për rolin e vaksinës në Shqipëri, që nuk janë prekur nga teori konspirative dhe që e dinë rëndësinë e saj.

Pra të gjithë ata që kanë qejf të dyshojnë, duhet të jenë të qetë, se ata që po e marrin vaksinën, dinë më shumë se ata që po “shqetësohen” për të.

Nga ana tjetër, të gjithë ata që duan doemos emrin e vendit që i ka dhuruar, duhet të jenë më të qetë, se vendi dhurues nuk është si këta bamirësit tanë që kanë qejf të dalin në televizion kur dhurojnë. Thjesht i ka dhuruar.

Të gjitha arsyet fallco për të sulmuar fillimin e vaksinimit, në të vërtetë nuk kanë të bëjnë as me cilësinë e vaksinës Pfizzer, as me vendin që i ka dhuruar ato një mijë copë, dhe as me ndonjë rrezik që vjen prej tyre. E gjitha ka të bëjë me të mirën që vjen prej tyre dhe me faktin dëshpërues që procesi filloi.

Kjo vjen nga fakti se gjithë opozita e kishte mbështetur suksesin e saj politik tek fakti që Shqipëria nuk do sigurojë dot vaksina deri në prill dhe ata do ta përdornin këtë për zgjedhje.

Kthehuni pas dy javë e lexoni gjithë parashikimet ogurzeza të opozitës për mos sigurimin e vaksinës, dhe do ta kuptoni pse ka kaq mllef dhe agresivitet ndaj fillimit të vaksinimit.

Vendi i BE që ka dhuruar një mijë copë, është vetëm një pretekst për t’u dukur të dëshpëruar, pasi janë kuriozë të dinë kush ka ndihmuar Edi Ramën.

Dëshpërimi i madh dhe real është se 500 mijë vaksina janë në rrugë dhe deri në prill, vështirë se do arrijnë të bëhen, me kaq shumë opozitarë të dëshpëruar që ato më në fund janë këtu.

Skeptikët ndaj fillimit të vaksinimit, janë thjesht një version i ri i konspiracionistëve. Ndryshimi është se konspiracionistët i besojnë dhe vetë ato që thonë.

Këta nuk i besojnë, por janë të dëshpëruar nga e vërteta që vaksinat u siguruan dhe duan ta mbajnë dëshpërimin gjallë.

Ndaj Sali Berisha tani ngjan më i egër kundër vaksinimit, se sa Alfred Cako kundër vaksinës. Kam frikë se dhe kur ta bëjë, do bërtasë që ja bënë me zor.

Next Post
Mengelet e të menduarit partiak po e dëmtojnë kontinuitetin e e zhvillimit

Mengelet e të menduarit partiak po e dëmtojnë kontinuitetin e e zhvillimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In