• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Të dytët në Europë (2017)/ 59 mijë shqiptarë morën shtetësinë në vendet e BE

by Java News
23/07/2019 22:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonëse një shtet me popullsi të vogël, më pak se 3 milionë banorë, shqiptarët u renditën të dytët në Europë në vitin 2017 sa i përket fitimit të shtetësisë në një nga vendet e Bashkimit Europian. Emigrantët e ikur në vite tashmë po bëhen qytetarë me të drejta të plota në BE, kryesisht në Greqi dhe Itali.

 

Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se 58,853 morën shtetësi në një nga vendet e BE-së në 2017-n, duke u renditur ndër tre vendet e para në Europë që kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së. Në vend të parë është Maroku, me rreth 68 mijë pasaporta dhe në vend të tretë, India me 32 mijë pasaporta.

 

Italia ka dhënë 27,112 pasaporta për shqiptarët, teksa ata rezultojnë më të “preferuarit”, duke u renditur të parët. Pas tyre janë marokenët (22.6 mijë) dhe brazilianët (rreth 10 mijë).

 

Greqia ka dhënë gati 30 mijë pasaporta për emigrantët shqiptarë. Ata që jetojnë në Greqi kanë rezultuar tepër të preferuar sa i përket vendimmarrjes së institucioneve për t’i dhënë shtetësinë. Vendi i dytë që ka marrë më shumë shtetësi greke është Ukraina, me vetëm 500 dhe të tretët janë moldavët me 378.

 

Përveç Greqisë dhe Italisë, shqiptarët po arrijnë të marrin pasaporta dhe në shtete të tjera, por me shifra shumë më të ulëta. Belgjika ka dhënë 571 pasaporta, Gjermania ka dhënë 374 pasaporta, Mbretëria e Bashkuar 315, Franca 282.

 

Shtetësia në BE

Në 2017, 825 mijë persona kanë fituar shtetësinë e një shteti anëtar në BE. Shtetet Anëtare ku shumica e njerëzve morën shtetësi në 2017 ishin Italia (18% e të gjitha shtetësive të fituara në BE), Mbretëria e Bashkuar (15%), Gjermania dhe Franca (14% secila), Suedia dhe Spanja (8% secila).

 

Përfituesit kryesorë të një shtetësie të BE ishin njerëzit nga Maroku (8%), Shqipëria (7%), India dhe Turqia (4% secila). Franca, Spanja dhe Italia (së bashku 83%) ishin Shtetet Anëtare kryesore ku shtetasit nga Maroku kishin fituar shtetësi, ndërsa për ata nga Shqipëria ishte në Greqi dhe Itali (së bashku 97%). Mbretëria e Bashkuar (53%) ishte shteti anëtar kryesor ku popullsia nga India fitoi shtetësi, ndërsa për ata nga Turqia ishte Gjermania (50%)/ Monitor

Next Post
Vijimi i telenovelës/ Keisi reagon për tradhtinë e Stresit

Vijimi i telenovelës/ Keisi reagon për tradhtinë e Stresit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In