• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të drejtosh Shqipërinë e pas-Prillit 2021…pa utopi

by Ben Andoni
05/03/2021 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Propaganda kundër Shqipërisë komuniste shpesh përdorte njerëz që ishin arratisur nga vendi dhe ku krahas shumë ideve konfuze që jepnin përfundonin jo rrallë duke thënë se ishin arratisur ngaqë nuk kishte Koka-Kola, nuk të linin të vishje xhinse apo të posedoje makinën tënde. Utopia që kishte ushqyer shumë shqiptarë pas ’90 ishte kthyer thjesht në një kah: Të jemi “normalë” si Perëndimi, pra të kemi makina, të veshim xhinse, të hapim biznese, të kemi besimin fetar. Kërkesat e të rinjve nuk shkonin më shumë sesa thjesht një jetë që bënin bashkëmoshatarët e tyre. Në masë shqiptarët iu drejtuan kufirit shtetëror, duke tentuar lloj-lloj dokumentesh, për të kaluar atë vijë demarkacioni që ndante më shumë sesa dy realitete, vetë konceptin e tyre të jetës.

Sot, kuptimi i Perëndimit është zbehur. Sivëllezërit tanë të Lindjes janë stërhallur para nesh udhëve të Perëndimit dhe sot e kësaj dite në masë jo të vogël konsiderohen ende si qytetarë të dorës së dytë. Ideja për “normalen” ka nxjerrë pjesën tjetër atë të pamundësisë së normales evropiane, të cilës po i humbet identiteti.

Në këtë truall ka operuar dhe operon politika shqiptare, përmes tre forcave të mëdha politike, PS, PD dhe LSI. Me pak fjalë, fushata luftarake që po zhvillojnë për zgjedhjet e Prillit është thjesht një hedhje sysh e publikut e dështimeve jo të pakta por nga ana tjetër edhe e qarkut ku e kanë plasur vendin tonë partitë politike. Të kap shqetësimi kur dëgjon premtimet e PD-së për ndryshim përmes akrobacive të premtimeve ekonomike dhe rishikimit të politikës së taksave. Ashtu si çuditesh që LSI-ja flet sikur është në një realitet krejt të ri me rishikime programore, që flasin për një Shqipëri utopike dhe jo vendin, që tashmë mbi kurriz mban pasojat e tërmetit, pandeminë që nuk ka fund dhe mbi të gjitha një të ardhme pa të ardhme. E të mbarosh me PS-në që mban një retorikë, sikur gjërat në vend po shkojnë në drejtimin e duhur.

Të mjafton të dëgjosh retorikat dhe e kupton se partitë tona politike veç ndërrojnë vendet, duke rehatuar militantët në strukturën drejtuese, por aspak synimet e tyre për të dominuar. Fatkeqësisht, njerëzit mbeten gjithnjë të papërfaqësuar, sepse realisht e pazëshme është vota e tyre që tjetërsohet. Siç do të thoshte Ivan Krastev dikur për jelekverdhët, por që ka vend për të gjithë votuesit e thjeshtë: Këta njerëz nuk kanë frikë nga fundi i botës, por thjesht nga fundi i muajit. Dhe, ai të bën që ta shikon të vërtetën në sy, kurse partive që sot bërtasin se do sjellin ndryshimin e menjëhershëm, t’u kujtosh se janë pjesë e pandalshme e kësaj tollovie të vendit tonë.

Ndaj, të duhet disi ulja e armëve, kurse aliazhi PD- LSI të kujton se është i sforcuar përderisa nuk bënë askurrë Mea Culpa dhe mbi të gjitha nuk të japin asnjë garanci se të nesërmen do funksionojnë ndryshe. Me shumë gjasë vota e prillit do jetë një votë inati kundër Ramës, por që do i mungojë realisht ajo që nuk thonë shumë nga opozita: Vota për trandjen e vërtetë. Nga ajo që shikojmë, rendja tashmë kundër Ramës dhe administratës së tij jo pak problematike, është sfidë për të bërë të njëjtën gjë, kur të vinë në pushtet, por mbase me formë tjetër. Në kushtet tona, askush, që do të donte ta drejtonte Shqipërinë…me një sens utopie në mes, që e kanë me vete të gjithë idealistët e ndryshimit, të paktën do të heshte. (Javanews)

Next Post
“PD-në e kontrollon ende Berisha”/ Xhunga: Ish-kryeministri bën listat. Basha, vetëm folës

"PD-në e kontrollon ende Berisha"/ Xhunga: Ish-kryeministri bën listat. Basha, vetëm folës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

January 8, 2026
Bllokimi i anijes me flamurin rus, ekspertët: SHBA rrezikon përshkallëzimin me Moskën

Bllokimi i anijes me flamurin rus, ekspertët: SHBA rrezikon përshkallëzimin me Moskën

January 8, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“S’do t’ia dijë njeri për përmbytjet”, Manjani: Kemi që në 1945 që presim amerikanët…

January 8, 2026
“Do ta paguash për atë që ke bërë”/ Pas dyerve të gjykatës në Nju Jork, Maduro i përgjigjet protestuesit: Jam rob lufte

“Një batanije leshi dhe një dyshek i hollë”, ja kushtet në burgun ku po mbahen Maduro dhe gruaja e tij

January 8, 2026
“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

January 8, 2026
“Kemi arritur ta izolojmë zjarrin te 5 Maji”, Cara: Në magazina ka bombola gazi që tregtohen

“Kemi arritur ta izolojmë zjarrin te 5 Maji”, Cara: Në magazina ka bombola gazi që tregtohen

January 8, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Shqipëria e Enver Hoxhës nuk u përmbyt kurrë, sepse kishte 700 hidrovore dhe sisteme bonifikimi

January 8, 2026
Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve

Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve

January 8, 2026
Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

January 8, 2026
“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In