• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Të Drejtat e Njeriut në Kosovë: Spastroni listat e veteranëve

by Java News
21/11/2016 13:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli për Mbrojtjen dhe të Drejtave e të lirive të Njeriut ka reaguar lidhur me listat e veteranëve të luftës. Ai, përmes një deklarate, u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që t’i spastrojnë listat e veteranëve të luftës, derisa kanë kërkuar që përgjegjësit për fryrjen e këtyre listave të vihen para drejtësisë.

Kjo është deklarata e KMLDNJ-së:

Verifikimi i listave të veteranëve të luftës ishte një proces i stërzgjatur, i ngarkuar me parregullësi dhe për pasojë bëri që Kosova të radhitet si vendet ndër më të militarizuarat në vitet 1997 e deri te përfundimi i verifikimit të listave. Afërsisht 47.000 veteranë me status të njohur dhe të tjerët që presin njohjen e këtij statusi e bënë që numri i veteranëve të luftës të kalojë shifrën 70.000 veteranë që më shumë është në fushën e fantastikës shkencore se realitetit.

Veteranët e luftës që vërtetë ishin veteranë asnjëherë nuk dolën në radhët e para për statusin e tyre por mashtruesit e konvertuar, brenda ditës apo natës në veteranë ishin ata që i bënë listat nga të cilat turpërohet çdo ushtar i UÇK – së, përkrahës i tyre, mbështetës i luftës së UÇK – së apo edhe çdo qytetar që mendon me kokë të vetën dhe që ia donë të mirën këtij vendi.

Kjo listë është e papërballueshme për buxhetin e Kosovës dhe kjo listë është kërcënim për stabilitetin e vendit dhe të ardhmen e Kosovës. Kjo listë nuk është dashur të pranohet asnjëherë, përkundër shantazheve dhe kërcënimeve me protesta, që , në të shumtën e rasteve ishin të orkestruara nga persona të papërgjegjshëm, të pandërgjegjshëm që kontribuuan në hartimin e këtyre listave.

Pati kërkesa që të bëhen hetime për këto lista, të caktohet përgjegjësia për mashtruesit dhe të sigurohet një trajtim i dinjitetshëm për veteranët e vërtetë që kontribuuan për lirinë e Kosovës e të cilët nuk po trajtohen as për së afërmi si duhet dhe në përputhje me sakrificën që e bënë.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut e përkrahë fuqishëm çdo nismë për rishikimin e këtyre listave që do ta bëjë Qeveria e Kosovës përmes një komisioni tjetër i cili do të bënte verifikimin e listave në mënyrë të paanshme, me profesionalizëm, të mbështetur në fakte pas së cilave do të kishim një listë e cila, vështirë se do ta kalonte numrin e 20.000 veteranëve. Po të mos ishin këto lista manipulative dhe korruptive, do të krijoheshin mundësitë që veteranët e dëshmuar duke e fituar statusin e merituar të trajtohen në mënyrë shumë dinjitoze e jo të trajtohen si kategori sociale.

Për t’u sqaruar gjërat KMDLNj propozon të merren parasysh praktikat e mira si ato të Kroacisë, ku veteranët trajtohen si vlerë kombëtare, morale dhe shtetërore e jo si kategori sociale.

Mënyra më e mirë e dhënies së kontributit për caktimin e listave objektive të veteranëve të luftës është bërja e tyre publike në bazë të komunave pas së cilave lehtësisht do të identifikohen përfituesit mashtrues të statusit të veteranit sikur edhe i atyre që ua mundësuan këtë status.

Pastaj, mosha është me rëndësi të madhe për pastrimin e listave sikur edhe sqarimi i raportit nepotist (familjar) midis atyre që përfituan statusin e veteranit dhe anëtarëve të komisionit. Kemi raste kur “ komandantët “ i kanë futur në lista të gjithë anëtarët e familjes ( vëllezër , motra , nipër dhe mbesa , teze dhe halla etj.) Lehtësisht është e identifikueshme nënshkrimi i atij që e rekomandoi dikë për këtë status të pamerituar dhe kjo nënkupton edhe përgjegjësi konkrete.

Nga statusi i veteranit të luftës duhet të përjashtohen ata që dezertuan, ata që nuk morën pjesë aktive ( me armë ) në luftë dhe ata që e ndihmuan luftën me mjete materiale apo që e fituan statusin e veteranit të luftës duke kënduar e që pastaj këtë këndim e materializuan duke shitur CD apo duke organizuar koncerte para bashkatdhetarëve tanë. Atyre që kontribuuan pa qenë pjesë e strukturave të armatosura, shteti duhet t’u ndajë mirënjohje apo falënderime dhe kurrsesi t’ua njoh statusin e veteranit të luftës.

Për manipuluesit e listave përgjegjësia morale është e panjohur si kategori e nderit prandaj duhet t’u nënshtrohen përgjegjësisë ligjore dhe në këtë drejtim KMDLNj , fuqishëm e përkrahë përpjekjen e kësaj apo qeverisë së ardhshme për normalizimin e listave të veteranëve të luftës që seriozisht po e dëmtojnë buxhetin e Kosovës duke e rrezikuar edhe vet statusin e veteranëve të vërtetë të luftës së UÇK – së, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Shefi i shtabit: Aleanca e Turqisë me NATO-n nuk do dobësohet

Shefi i shtabit: Aleanca e Turqisë me NATO-n nuk do dobësohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë

September 22, 2026
Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

September 22, 2026
Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

September 22, 2026
Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

September 22, 2026
Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

September 22, 2026
“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

September 22, 2026
Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

September 22, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

September 22, 2026
“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

September 22, 2026
Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com