• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të Djathtët përballë euroskepticizmit ballkanik?!

by Ben Andoni
05/06/2024 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të Djathtët përballë euroskepticizmit ballkanik?!

Nga Ben Andoni

Evropianët do shkojnë këta javë në zgjedhjet, që parashihen të ndryshojnë deridiku konfigurimin e zakonshëm të bllokut. Më saktë, nga 6 deri më 9 qershor, llogariten rreth 400 milionë njerëz në 27 shtetet anëtare të BE-së do të kenë të drejtë të votojnë për 720 anëtarët e ardhshëm të Parlamentit Evropian (PE). Parlamenti Evropian, një nga tre institucionet kryesore të Bashkimit Evropian, konsiderohet përgjegjës sa i përket ligjeve dhe buxheteve të BE-së. Ai përbëhet nga eurodeputetë, të cilët zgjidhen nga secili shtet anëtar dhe bashkohen për të formuar grupe partiake evropiane. A do të ketë ndikim rezultati i zgjedhjeve të PE-së në Ballkan dhe veçanërisht në vendin tonë, lidhur me euroskepticizmin?

Shqipëria është vendi kryesor ballkanik, që e mbështet pothuaj pa asnjë rezervë anëtarësimin në BE. Muaj më parë (2022), Eurobarometri e përshkruante në  95.9 % numrin e të anketuarve, që e mbështesnin anëtarësimin në BE, kundrejt vetëm 0.5 % që nuk e mbështesnin. Në Kosovë e përkrahnin 92 % e të anketuarve dhe vetëm 4 % syresh nuk e mbështesnin integrimin evropian. Federata e Bosnje-Hercegovinës pa Republikën Srpska kishte po ashtu vlera të larta. Referuar këtyre të dhënave, 77.4 % e të anketuarve do të votonin për hyrjen e BeH në BE, ndaj 16 %, që e kundërshtonin anëtarësimin në BE, shifër që konsiderohet si 4% më shumë se një sondazh i ngjashëm i vitit 2021. Në llogaritje të tjera, mbështetja në Federatën e BeH rezultonte deri në 90 %, por në Republikën Sërpska 54.5% dhe kjo kuptohet. Shifra të larta përmbante edhe Mali i Zi: Sondazhi i CEDEM-it i 21 dhjetorit 2022 tregonte se 75% e të anketuarve mbështesnin anëtarësimin e Malit të Zi në BE, ndërsa 13 për qind kundërshtonte.

Në Maqedoninë e Veriut shifra shkonte në rreth 49 % numri i të anketuarve, që e mendonin se në përgjithësi anëtarësimi i vendit në Bashkimin Evropian do të ishte një gjë e mirë, kundrejt 34 %, që nuk e mendonin kështu. Kjo llogaritej me një rënie prej 20 për qind në mbështetjen e anëtarësimit në krahasim me sondazhin e mëparshëm. Kurse në Serbi, vetëm 43 % do të votonin për anëtarësimin e Serbisë në BE, kundrejet 32 % syresh që do të votonin kundër dhe, 13 % nuk do të votonin fare ashtu si ishte edhe një shifër prej 12% që nuk e dinte se si do të votonin.

Por duke u kthyer në argumentin tonë: Nëse llogaritet që Partitë populiste të ekstremit të djathtë do të kenë shumë rritje, me gjasë kjo do të ndikojë në përgjithësi në rritjen e euroskepticizmit në Bashkimin Evropian. Theksi është se këto ndikime, në rast të ndryshimeve strukturore, do ndikojnë hapur në axhendën e ardhshme të politikës së bllokut, legjislacionin dhe mbi të gjitha politikën e jashtme.

Deri më tani kanë dominuar partitë e qendrës me koalicionin e madh nga Partia Popullore Evropiane, Socialistët dhe Demokratët dhe Renew Europe. Ndërkohë që sondazhet e fundit të opinionit sugjerojnë fitore të mëdha për Konservatorët dhe Reformistët Evropianë (ECR), e cila përfshin “Vëllezërit e Italisë” së kryeministres aktuale italiane Meloni, që nesër vjen në Shqipëri dhe Partinë për “Ligjin dhe Drejtësinë” e Polonisë, si edhe grupin radikal të djathtë “Identiteti dhe Demokracia” (ID), i cili përfshin Marine Le Pen dhe Partinë për Liri të Holandës.

Ka vite që Ballkani pret përgjigje pozitive për integrimin, por metodologjia ka ndryshuar ndërsa tashmë në Bashkimin Evropian është cilësuar viti 2030, si caku i ri  për Ballkanin Perëndimor në përpjekjet e tij për t’u bashkuar me BE-në. Në fakt premtimet, shtyrjet, propozimet e kanë drobitur Ballkanin, ndërsa artikulimet për të shpesh konsiderohen si retorikë boshe. Të mendosh se ka vende si Maqedonia e Veriut, që e ka nisur gati më shumë se 2 dekada para procesin apo Mali i Zi, që është më i përparuari mes nesh dhe mezi ka mbyllur 3 kapituj ndër 35 syresh, atëherë kupton se nuk mund të parashihet asnjë datë, që mund të na ngrohë. Ndërkohë, Shqipëria, angazhimin e saj e ka konfirmuar pothuaj afro 3 dekada më parë dhe nuk lë mundësi pa e shprehur. Përballë, dëshirave publike dhe të politikanëve, zyrtarët e huaj vazhdojnë të thonë se integrimi përbën një nga prioritetet më të larta politike të saj. Por a do jetë vallë vërtetë kështu me politikat e reja? Këtë askush nuk e parashikon dot më. Ashtu si thoshte pak kohë më parë ambasadori Mazi, duket se vetë integrimi është bërë abstrakt. Shqetësimi është nëse do ta shtojë një qëndrim ndryshe i politikave të PE-së euroskepticizmin. Do të presim dhe do të shohim, por një gjë është e ditur: ka rënë entuziazmi i integrimit, sepse edhe integrimi është i lodhur me sa duket me dëshminë dhe pohimin tonë të respektit për të. (Javanews)

 

Next Post
VIDEO/ Shqipëri-Litenshtejn/ Vjen edhe goli i tretë, Muçi tund portën e kundërshtarëve! Kombëtarja ndez para ‘Euro 2024’

Finalet e Euro 2024/ Në Itali i tremben Shqipërisë: Yjet e tyre produkt i Serie A dhe B

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do vijojmë protestat”- Aksioni i veteranëve në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, nënkryetari Syla: Rikthimi i ligjit në Kuvend, i qëllimshëm nga Kurti!

“Do vijojmë protestat”- Aksioni i veteranëve në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, nënkryetari Syla: Rikthimi i ligjit në Kuvend, i qëllimshëm nga Kurti!

November 5, 2026
Fabrikat e vajit ndotin tokat në Fier, i shkarkojnë mbetjet në kanale, përrenj dhe lumenj!

Fabrikat e vajit ndotin tokat në Fier, i shkarkojnë mbetjet në kanale, përrenj dhe lumenj!

November 5, 2026
Balliu tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare? Ja si qëndron e vërteta me mbrojtësin kuqezi!

Balliu tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare? Ja si qëndron e vërteta me mbrojtësin kuqezi!

November 5, 2026
Taksa e qarkullimit te mjetet, eksperti shpjegon se si funksionon: Përfitojnë ata që bëjnë shumë kilometra dhe…!

Taksa e qarkullimit te mjetet, eksperti shpjegon se si funksionon: Përfitojnë ata që bëjnë shumë kilometra dhe…!

November 5, 2026
BE investon 525 milionë euro për startup-et e mikroçipave, synon të ulë varësinë nga SHBA dhe Azia

BE investon 525 milionë euro për startup-et e mikroçipave, synon të ulë varësinë nga SHBA dhe Azia

November 5, 2026
Hashim Thaçi flet nga burgu i Hagës, për veten, familjen, Edi Ramën dhe të ardhmen e Kosovës

“Ju përqafoj të gjithëve”- Ish-presidenti Thaçi reagon për mbështetjen dhe dënimin: Do të dal me çdo qelizë time të pastër në fund të këtij rrugëtimi!

November 5, 2026
Sulm kibernetik në Lihtenshtajn, hakerët marrin të dhënat e rreth 31 mijë kompanive dhe fondacioneve -

Alarm global kibernetik/ Hakerat po na hyjnë nëpër shtëpi! Nga frigoriferët te makinat, si po na sulmohet jeta e përditshme?

November 5, 2026
Franca përfshihet sërish nga protestat dhe trazirat, përplasje me Policinë në disa qytete! Greva mbyll “Kullën Eifel”

Franca përfshihet sërish nga protestat dhe trazirat, përplasje me Policinë në disa qytete! Greva mbyll “Kullën Eifel”

November 5, 2026
Zvicra heq sanksionet ndaj dy miliarderëve rusë Alisher Usmanov dhe Mikhail Fridman, ndjek hapat e BE-së!

Zvicra heq sanksionet ndaj dy miliarderëve rusë Alisher Usmanov dhe Mikhail Fridman, ndjek hapat e BE-së!

November 5, 2026
Gjashtë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, Veteranët aksion përpara godinës së BE-së në Prishtinë!

Gjashtë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, Veteranët aksion përpara godinës së BE-së në Prishtinë!

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In