• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Të dhënat për tremujorin/ Ulet në 16.6 % papunësia

by A R
13/06/2016 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në tremujorin e parë të vitit 2016, sipas Anketës së Forcave të Punës, individët që janë aktivë në tregun e punës përbëjnë 65,9 % të saj, ndërsa ata ekonomikisht jo aktivë janë 34,1 % të popullsisë. Në tremujorin e parë 2016, shkalla e papunësisë është 16,6 %, duke shënuar një ulje prej 0,74 pikë përqindje nga tremujori i katërt i vitit 2015. INSTAT tregon se punësimi shfaq një tendencë rritjeje si në terma vjetorë ashtu dhe në terma tremujorë. Në terma vjetorë, punësimi u rrit me 5,2 %, ndërsa krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2015, punësimi u rrit me 2,1 %…

Punësimi

Në tremujorin e parë të vitit 2016, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç është 65,9 %. Për femrat shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 58,2 % ndërsa për meshkujt 73,4 %. Për femrat shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës u rrit me 1,4 pikë përqindje krahasuar me tremujorin pararendës. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2016, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 46,2 %. Shkalla e punësimit së të rinjve është 32,1 %. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 30-64 vjeç është 75,4 %. Shkalla e punësimit për këtë grup-moshë është 65,7 %.

Gjatë tremujorit të parë 2016, 39,5 % e të punësuarve të moshës 15-64 vjeç janë të angazhuar në sektorin e bujqësisë dhe 24,2 % e të punësuarve punojnë në sektorin e shërbimeve të tregut (tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i automobilave; hotelet dhe restorantet; transportet, magazinimi dhe komunikacioni; ndërmjetësimi monetar dhe financiar; pasuritë e patundshme). Punësimi në sektorin e shërbimeve jo të tregut (administrimi publik dhe i mbrojtjes; sigurimi shoqëror i detyruar; arsimi; shëndetësia dhe veprimtari të tjera sociale; aktivitete të tjera të shërbimit kolektiv; social dhe individual; shërbime në shtëpi; aktivitete të organizmave ndërkombëtare) përbën 16,6 % të punësimit total të grup-moshës 15-64 vjeç. Të punësuarit në industrinë përpunuese përbëjnë 9,8 % së të punësuarve 15-64 vjeç.

Krahasuar me tremujorin pararendës, punësimi gjithsej u rrit me 2,1 %. Ritmi i rritjes së punësimit sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë nga tremujori i katërt 2015 në tremujorin e parë 2016 është: 3,6 % në sektorin e bujqësisë; 2,1 % në sektorin e shërbimeve. Ndërsa në sektorin e industrisë ka një rënie të lehtë të numrit të të punësuarve prej 0,1 %. Në terma vjetorë, punësimi për popullsinë 15 vjet e lart u rrit me 15,5 % në sektorin e industrisë (industri nxjerrëse, industri përpunuese, ndërtim dhe industri të tjera); me 6 % në sektorin e shërbimeve dhe me 0,7 % në sektorin e bujqësisë.

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2016, në grup-moshën 15-64 vjeç, pesha që zënë në punësimin total të punësuarit me pagë është 41,3 %. Të vetë-punësuarit (punëdhënës ose të vetë-punësuar pa të punësuar të tjerë me pagë) përbëjnë 33,5 % të të punësuarve në tërësi, ndërsa punëtorët pa pagesë të familjes përbëjnë 25,2 % të punësimit total.

Shkalla e punësimit (grup-mosha 15-64 vjeç) është më e lartë për të punësuarit me arsim të lartë (64,4 %) dhe ata me arsim profesional (63 %). Po të analizojmë të punësuarit me arsim të mesëm, shkalla e punësimit është më e lartë për personat me arsim të mesëm profesional me 63 %, kjo krahasuar me personat që kanë kryer shkollën e mesme të përgjithshme me 52,3 %. Pesha që zënë të punësuarit me pagë rritet me rritjen e nivelit arsimor. Nga të punësuarit me arsim të lartë 85,3 % janë të punësuar me pagë dhe vetëm 3,1 % janë të punësuar si punëtorë pa pagesë të familjes. Tek të punësuarit me arsim të mesëm profesional përqindja që zënë të punësuarit me pagë është 42,8 % ndërsa tek të punësuarit me arsim të mesëm të përgjithshëm përqindja që zënë të punësuarit me pagë është 48,7 %.

Papunësia

Shkalla e papunësisë për popullsinë 15-74 vjeç është 16,6 %. Krahasuar me tremujorin e pararendës, shkalla e papunësisë ka pësuar një rënie prej 0,3 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2015, shkalla e papunësisë në tremujorin e parë 2016 u ul me 0,7 pikë përqindje. Për popullsinë e moshës 15-64 vjeç shkalla e papunësisë në tremujorin e parë 2016 është 16,9 %. Për meshkujt e kësaj grup-moshë, shkalla e papunësisë është 17,8 % dhe për femrat 15,8 %. Krahasuar me tremujorin pararendës, në tremujorin e parë 2016, pati një rënie me 1 pikë përqindje të shkallës së papunësisë për femrat e moshës 15-64 vjeç.

Gjatë tremujorit të parë 2016 për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç shkalla e papunësisë është 30,4 %. Shkalla e papunësisë për të rinjtë ka pësuar një rënie prej 1,7 pikë përqindje krahasuar me tremujorin pararendës. Edhe në terma vjetorë shkalla e papunësisë së të rinjve shfaq tendencë në rënie. Kështu krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2015, shkalla e papunësisë për të rinjtë në tremujorin e parë të vitit 2016 ka rënë me 3,7 pikë përqindje. Për popullsinë 30-64 vjeç në tremujorin e parë 2015 shkalla e papunësisë është 12,9 %. Krahasuar me tremujorin pararendës pati një rënie të lehtë me 0,2 pikë përqindje, ndërsa në terma vjetorë ka një rritje prej 0,9 pikë përqindje.

Popullsia ekonomikisht jo-aktive

Gjatë tremujorit të parë 2016, popullsia e moshës 15-64 vjeç ekonomikisht jo aktive përbën 34,1 % të popullsisë së kësaj grup-moshe. 17,2 % e popullsisë ekonomikisht jo aktive e moshës 15-64 vjeç është duke përmbushur detyrat shtëpiake. Nga ATFP rezulton se 13 % e popullsisë ekonomikisht jo-aktive e moshës 15-64 vjeç janë në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa 10,4 % janë në paaftësi të përhershme. Një në dhjetë persona të moshës 15-64 vjeç të klasifikuar si ekonomikisht jo-aktivë janë të papunë të dekurajuar. Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë ose në trajnim përbëjnë 72,9 % të të rinjve ekonomikisht jo aktivë. Ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ekonomikisht jo aktivë, 6,9% klasifikohen si të papunë të dekurajuar (nga 9,1 % që ishte në tremujorin e katërt të vitit 2015). Në popullsinë e moshës 30-64 vjeç ky grup përbën 15,2 % të popullsisë ekonomikisht jo aktive të kësaj grup-moshe./Monitor/a.m.

Next Post

Në fundjavë mbërrin i nxehti afrikan, temperaturat prekin 40 gradë celcius

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 1 Korrik 2026

June 30, 2026
Lëvizte i armatosur në motor, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë. Në pranga për moskallëzim krimi dhe shoku

Lëvizte i armatosur në motor, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë. Në pranga për moskallëzim krimi dhe shoku

June 30, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët respekton rregullat e BE-së

Tajani: Shqipëria është gati për në BE

June 30, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Hormuzin e kontrollojmë ne!”, SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha

June 30, 2026
Publiciteti i seancave gjyqësore, nuk mund të mbyllet brenda një salle

Publiciteti i seancave gjyqësore, nuk mund të mbyllet brenda një salle

June 30, 2026
Dënohet me 30 vite burg në SHBA biznesmeni më i pasur i Kinës

Dënohet me 30 vite burg në SHBA biznesmeni më i pasur i Kinës

June 30, 2026
“Ke zaptuar oborrin e shkollës ‘Koto Hoxhi’”, Bido sherr me Muçin: Je fëmijë oligarku!

“Ke zaptuar oborrin e shkollës ‘Koto Hoxhi’”, Bido sherr me Muçin: Je fëmijë oligarku!

June 30, 2026
VIDEOLAJM / Protestuesit qëllojnë me vezë dhe plehra makinat e deputetëve, përplasen me Policinë

VIDEOLAJM / Protestuesit qëllojnë me vezë dhe plehra makinat e deputetëve, përplasen me Policinë

June 30, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Ju erdhi fundi! Dhe vetë fundi i botës!

June 30, 2026
Buzhala: Vetëm NATO mund ta ruajë kufirin! Kosova s’ka potencial të luftojë me Serbinë

Buzhala për resortin në Zvërnec: Kushner dhe Trump nuk kanë ardhur për të vrarë flamingot, investimi duhet sepse…

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In