Gjirokastra ka numrin më të lartë të koficentit të krimit në vend për vitin 2020, por është edhe qarku me numrin më të lartë të punësimit në vend për vitin 2020.
Në publikimin e fundit që INSTAT bën për tregun e punës në vend, rezulton se Gjirokastra është në kufirin e mbi 70 për qind. Duket se kjo ka ndikuar shumë edhe në uljen e një mori krimesh, të cilat lidhen direkt edhe me papunësinë.
Gjirokastra ështe qarku me më pak vetëvrasje në vend vetëm 2, nga më shume se 350 që ndodhen në Shqipëri gjatë vitit të kaluar, dhe ka rekordin e aktiviteteve të paligjshme, të lojrave të fatit.
Vetëm në Gjirokastër, nga të gjithë rrethet e vendit, nuk u evidentua veprimtari e paligjshme, kumara.
Raporti i Prokurorit të Përgjithshëm dërguar Parlamentit saktëson se policia ka evidentuar dhe ka arrestuar persona të përfshirë në organizimin e paligjshëm të lojrave të fatit në vend në çdo qytet.
Vetëm 12 raste te mospagimit të taksave, e bën Gjirokastrën një ndër vendet me numrin më të ulët, dhe po ashtu edhe për një sërë veprash penale të përhapura gjerësisht në vend. Vetëm 2 raste falsifikim monedhash, 3 raste të krimit kibernetik dhe 6 raste të veprës penale të mashtrimit, bën që të rregjistrohet në rrethet me numrin më të ulët të këtyre lloj veprave penale.
/a.r