Pasagjerja që ndodhej në njërën prej makinave që u përfshinë në aksident në aksin Shkodër-Lezhë paraditen e sotme, ka ndërruar jetë.
Viktima është Marjeta Gjergji, e cila ndërroi jetë në Spitalin e Traumës për shkak të plagëve të rënda.
Aksidenti i rëndë ndodhi pranë fshatit Kakarriq ku u përfshinë 2 makina dhe mbetën të plagosur 3 persona.
Ndërkohë, policia vijon hetimet për këtë aksident.
/a.r