• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të dhënat e fundit nga spitalet Covid: Bien me 20% shtrimet, por fatalitetet te moshat e reja rriten

by A R
14/03/2021 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 24 orët e fundit dy urgjencat COVID në Tiranë janë përballur me një numër të ulët rastesh të referuara nga Tirana dhe rrethet përmes numrin unik 127 të urgjencës Kombëtare.

Burime për News24 nga brenda spitaleve COVID në Tiranë bëjnë me dije se numri i shtrimeve në dy spitalet kryesore COVID 1 dhe 2 ka rënë në 30 shtrime ditore nga 70 që numëroheshin në fund të muajit shkurt.

Rënia e shtrimeve reflektohet edhe në pavionet e 4 spitaleve COVID në Tiranë ku numri i shtretërve të zënë ka rënë në 80% të kapacitetit.
Por paralelisht me reduktimin e urgjencave po vihet re një fenomen në rritje i transferimit të rasteve të rënda me shumë vonesë drejt Tiranës ku përgjegjësia bie mbi mjekët e familjes, spitalet rajonale dhe ato bashkiake.

Për më tepër ky fakt përforcohet nga rritja e vdekshmërisë në moshat e reja që lidhet edhe me qarkullimin në muajt e parë të vitit 2021 të variantit Britanik të COVID-19.

Prej datës 6 shkurt e deri më tani COVID-19 i ka marrë jetën 3 nënave të reja 22, 27, dhe 32 vjeç, pak ditë pasi kishin kryer lindje të parakohshme në spitalet COVID në Tiranë.

Ndërkohë burime për News24 bëjnë me dije se në 2 spitalet COVID 1 dhe 2 ndodhen të shtruara edhe 3 gra të tjera shtatzëna në momentin e shtrimit në spital. Njëra prej tyre ndodhet në gjendje kritike e intubuar në spitalin infektiv, ndërsa dy të tjerat konsiderohen në gjendje të rëndë, por të stabilizuara dhe kanë kryer lindje të parakohshme.

Në të njëjtën periudhë pak më shumë se një mujore ka pasur një vdekje të moshës 18 vjeç dhe një tjetër të moshës 27 vjeç.
Ndërkohë asnjë nga institucionet e linjës nuk ka dhënë shifra për numrin e jetëve të humbura nga COVID-19 në spitalet private, ato rajonale, apo në kushte shtëpie.

Situata pandemike në javën e fundit 7-13 mars 2021
Numri i testeve 22.192
Numri i infektimeve 4.753.
Shkalla e pozitivitetit në raport me testimet 21,5% (1 në 4.66 teste pozitiv).
Numri vdekjeve në 7 ditët e fundit 112.
Mesatarja, 16 fatalitete në dite të raportuara nga MSH.

Krahasuar me një javë më paë
143 jetë të humbura mesatarja ditore 20.4.
22.351 teste te kryera,
5.730 raste pozitive.
Shkalla e pozitivitetit 3.9, 25.7%.

Diferenca
Vdekje -31
Teste -159
Pozitive – 977
Në %, – 4,2%.

Next Post
VIDEO e re: Me flamujt e PD-së dhe “Rama ik” në gojë, si u provokua eskorta e Kryeministrit në Elbasan

VIDEO e re: Me flamujt e PD-së dhe "Rama ik" në gojë, si u provokua eskorta e Kryeministrit në Elbasan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

November 11, 2026
Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

November 11, 2026
Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

November 11, 2026
Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur

Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur

November 11, 2026
Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

“Nëse nuk janë të zotë, të hapin krahun”, Karanxha: Na duhen gjyqtarë të pavarur në Kushtetuese

November 11, 2026
Karma

Karma

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In