Kredia me probleme shënoi rënie në muajin gusht.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kredia me probleme zbriti në 11%, në gusht 2019 duke regjistruar nivelin më të ulët që nga dhjetori i vitit 2009. Ndonëse me një ritëm të ngadaltë, kreditë e këqija po bien gradualisht dhe tashmë objektivi është zbritja në nivele njëshifrore.
Ulja e raportit të kredive me probleme ngelet një faktor tejet i rëndësishëm për rritjen e huadhënies. Në fund të gushtit, portofoli i kredisë për ekonominë ishte në rritje me 5.2% me bazë vjetore krahasimi. Nëse ulja e kredive të këqija ka lehtësuar rritjen e kreditimit, anasjelltas, edhe zmadhimi i portofolit të kredisë është i rëndësishëm për të ulur peshën e kredive me probleme në raport me totalin.
/a.r