• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Rama paska hequr dorë nga “vjedhja” e programit të Berishës

by Mero Baze
12/04/2025 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Në vitet tetëdhjetë kishte një garë mes një rapsodi të Lezhës dhe një tjetri të Mirditës se kush e bënte tekstin më të mirë për Festivalin e Gjirokastrës. Ky i Mirditës ishte më i famshëm për tekste patetike, kurse ky i Lezhës për ndërthurjen e patriotizmit me komunizmin. Dhe të dy tregonin legjenda se si u kishin tentuar t’u vidhnin këngët.

Një ditë, ky rapsodi i Lezhës po u tregonte miqve të vet se, ndërsa po ecte rrugëve të Rrëshenit, ndjeu se dikush po i hiqte dosjen nga sqetulla dhe ai nxori pistoletën dhe ja drejtoi në ballë. Ishte ai që mendonte: rivali i Mirditës.

Një prej pjesëtarëve në bisedë, që bënte humor me delirin e dy rapsodëve, i tha me qetësi:
– Po pse nuk e le të ta vidhte, mo burrë… se kështu e kishte të sigurt humbjen në Festival.

Mu kujtua kjo histori, që tregohej me shumë humor në ato vite, kur dëgjova që Berisha e nisi fjalimin për programin me lavdërimin se ishte aq i mirë, sa donte ta vidhte dhe PS-ja, por nuk dihet pse hoqi dorë.

Në fakt, programi i Berishës, përveçse nuk ka lidhje me të qenit program, pasi është një menu premtimesh të së majtës ekstreme, është një përmbushës dëshirash të çdo njeriu për çfarëdo gjë që të kërkojë, dhe si i tillë ai shkruhet rast pas rasti.

E mbani mend atë skenën me tatimin mbi dividendin? Mblodhi biznesmenët dhe iu tha: do ta bëjmë 10 për qind.
– Po ne 8 për qind e kemi, – i tha biznesmeni që kishte në krah.
– Ashtu? Atëherë do ta heqim, do ta studiojmë.

Kështu që, në këtë pikë, ai është i pakopjueshëm, pasi është program që zhvillohet dita-ditës duke dëgjuar dëshira njerëzish. E vetmja gjë serioze ishte Ministria e Familjes, dhe aty mund të vërë djalin ose nusen e djalit ministre që ta legjitimojë natyrën e pushtetit të tij.

Arsyeja pse Edi Rama hoqi dorë nga “kopjimi” i këtij programi ka shumë ngjashmëri me atë anekdotën që tregohet mes dy rapsodëve. Në këtë rast, LaCivita duhet të ngrihej dhe t’i thoshte Berishës:
– Po pse nuk e le të ta vidhte, zoti Berisha, se e kishte humbjen të sigurt.

Next Post
Rusia shpall agjent të huaj ish-ministrin e saj të Jashtëm, shpërndau informacione për…

Rusia shpall agjent të huaj ish-ministrin e saj të Jashtëm, shpërndau informacione për...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Harta e re Territoriale, Balla: Jemi ende në konsultime, do presim afatin 60 ditor, qëllim përmirësimi i shërbimit ndaj qytetarit!

“Dorëheqja e Ramës s’ka për të ndodhur”, Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga ata të Serbisë

October 26, 2026
Trump sulmoi Norvegjinë për Nobelin e Paqes, reagon ministri i Jashtëm norvegjez

Trump sulmoi Norvegjinë për Nobelin e Paqes, reagon ministri i Jashtëm norvegjez

October 26, 2026
Holanda: 500 milionë dollarë për të mbrojtur pyjet tropikale

Holanda: 500 milionë dollarë për të mbrojtur pyjet tropikale

October 26, 2026
Çmimet e gazit në Evropë arrijnë nivelin më të lartë të katër viteve

Çmimet e gazit në Evropë arrijnë nivelin më të lartë të katër viteve

October 26, 2026
Humbja e Vuçiç, reagon Veliaj: Urime studentëve për rrëzimin e makiavelistit dhe populistit të Beogradit

Humbja e Vuçiç, reagon Veliaj: Urime studentëve për rrëzimin e makiavelistit dhe populistit të Beogradit

October 26, 2026
Pas më shumë se 10 muajsh në mërgim, liderja e opozitës venezueliane Machado kthehet në vend

Pas më shumë se 10 muajsh në mërgim, liderja e opozitës venezueliane Machado kthehet në vend

October 26, 2026
Zbulohet banesa me lëndë piroteknike, arrestohet 32-vjeçari që dyshohet se u shiste fishekzjarrë protestuesve të maskuar

Zbulohet banesa me lëndë piroteknike, arrestohet 32-vjeçari që dyshohet se u shiste fishekzjarrë protestuesve të maskuar

October 26, 2026
Një në tre të rinj përdorin chatbot-e me IA për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdorin chatbot-e me IA për informacion mbi drogën dhe alkoolin

October 26, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Për të gjithë ata që “e duan Edi Ramën si Vuçiçin”

October 26, 2026
Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In