• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Të dënuar për krime të rënda që përfituan ulje dënimi”, cilët janë djemtë “shembullorë” të burgjeve

by Java News
15/01/2020 22:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Indrit Dokle ishte i fundit nga disa prej emrave më të njohur të kronikës së zezë që janë liruar nga burgjet muajt e fundit. Nehat Kulla, Lul Caka, Gert Gjinarari, Elidon Kotorri, janë të tjerë ish të dënuar për ngjarje të rënda, emra të njohur të kaosit të vitit 1997, por që tashmë i kanë lënë qelitë.

Elidon Kotorri u lirua në gusht të një viti më parë. Ai akuzohej për krimin e trefishtë që ndodhi më 11 janar 2000, në afërsi të shkollës “Vasil Shanto”, dhe që kishte në shënjestër viktimën Andi Hasani. Përveç tij, në këtë atentat u vranë edhe dy të tjerë. Kotorri u dënua me burgim të përjetshëm, por mungesa e disa provava bëri që gjykata e të drejtave të njeriut të rikthente dosjen për rigjykim dhe Kotorri t’i shpëtonte burgut përjetë.

Nehat Kulla u lirua në korrik të vitit 2019. Kulla drejtoi një ndër bandat më famëkeqe në Tiranë dhe në Shqipëri në vitin e mbrapshtë 1997. Ai ka shlyer në burgun e Fushë-Krujës dënimin 20-vjeçar për vrasjen e Halim Gjuzit në vitin 1998 në Golem, shoferi i ish-ministrit të Brendshëm, Halit Shamata.

Krimet e Lulzim Cakës datojnë nga viti 1995 me vrasje. Nisur nga lidhjet e krijuara, Caka në vitin 1997 u bë tmerri i udhëtarëve në rrugët nacionale Berat-Fier dhe Berat-Lushnjë. Ngjarja e mbetur në kujtesë është ajo e nënës së tij Xhevrie Caka. Pasi shkoi për të takuar të birin që ndodhej i arrestuar në Fier, gruaja u rrëmbye në derën e komisariatit të policisë në vitin 1999 dhe u gjet e masakruar në pyllin e Semanit. LulzimCaka u betua për hakmarrje. Ai u arratis nga burgu dhe në mes të fshatit Samaticë ekzekutoi dy nga autorët e vrasjes së nënës së tij.

Gert Gjinarari, bashkë me Arben Grorin, vranë në Itali 22 vite më parë Naim Zyberin. Gjinarari u dënua me burgim të përjetshëm në Itali, por me sjelljen e dosjes në Shqipëri ai kërkoi gjykim të shkurtuar, duke pranuar të gjitha aktet e akuzës, çka e çoi dënimin përjetë në 25 vite burg.

Një tjetër emër i njohur u lirua nga Gjykata e Elbasanit në dhjetor të një viti më parë. Viktor Ymeri ishte dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Arben Pajës e Ilir Xhungës. Viktor Ymeri konsiderohej nga policia dhe prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Gazmend Brakës, i njohur ndryshe si Gaxhai, i dënuar me burgim përjetë. /A2/

Next Post
Patozi: Basha u betua për Kishën e Laçit se nuk ulej në një tryezë me Ramën, ndërkombëtarët përdoren për alibi

Patozi: Basha u betua për Kishën e Laçit se nuk ulej në një tryezë me Ramën, ndërkombëtarët përdoren për alibi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In