• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të dënohet Filip Çakuli

by Mitro Çela
07/02/2022 17:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mitro Çela

Në drejtimin e gazetës “RD”, në shtator të vitit 1991, ishim tre: kryeredaktori, (Mitro Çela)zëvendësi, sekretari i kolegjiumit dhe kryetari i këshillit botues.

Me votim të fshehtë u vendos: njeri në kompetencë të kryesisë së PD-së, tjetri nën hyqmin tim.

– Zëvendësin tënd, – u tha në kryesi, – do ta zgjedhësh me një kusht: të dijë një gjuhë të huaj. E mira do të ishte të dinte dy. Por, edhe me një, pranohet…

U ktheva në gazetë. Hapa defterët. Nga të gjithë gazetarët meshkuj mbi 30 vjeç, vetëm njëri ishte me gjuhë të huaj: Filip Çakuli. Nga dokumentet dilte me kombësi greke. Gjuhë të huaj kishte shqipen.

“Mos ma hedhë ky Filipi dhe nuk e di me gramatikë?”, mendova.

Mora rrugën e fakultetit. Takova Profesor Shaban Demirajn.

– Në atë kurs vetëm një student ka marrë 10 në gramatikën e shqipes, – më tha. – E quanin Filip Çakuli…

Fakulteti i dha dy “pasuri”. Së pari diplomën: të gjitha dhjeta.

Së dyti, gruan. E dashuroi me shikimin e parë.

Ndryshe nuk ke si e shpjegon faktin që pranoi të punojë në revistën “Hosteni” me zyrë në Divjakë! Aty e kishte shtëpinë Vasilika.

Fati i humoristit: në sinorët e tragjikes dhe të komikes.

Në revistën “Hosteni”, djali 22-vjeçar nga fshati dhe dhëndri nga Divjaka, kishte për kolegë Dritëro Agollin, Niko Nikollën, (Kryetedaktori i revistës), Hyskë Borobojkën, Sabri Godon, Qamil Buxhelin, Dimitër Ligorin-“Baballarë” të letërsisë. Dishepuj të humorit.

Mbledhjet e redaksisë bëheshin të hapura. Brenda: të rinj e të vjetër. Filipi, të cilit i hanin brirët, bëri një proçkë nga ato që do ta ndiqnin gjithë jetën: kritikoi një tregim të Niko Nikollës! Hata e madhe…

I thotë Hyskë Borobojka në vesh:

“Këpucar, qëndro te këpucët!…”

Filipi ngriti supet…

Gaqoja i tregoi fabulën:

“Goja po pikturonte mbretin. Me penel në dorë, ra në mendime për këpucët… Thirri këpucarin. Ai fliste. Piktori punonte mbi këpucët e mbretit, sipas vërejtjeve të këpucarit… Kur piktori fshiu penelin, këpucari tha:

“Flokët, pak më shkurt… Kishte edhe një nishan…”

“Këpucar, tha piktori, qëndro te këpucët…” – i tha piktori.

Ndërkohë, u dëgjua zëri i Nikos:

“Ky djali i ri duhet ta njohë më mirë vatanë! Ka nevojë për më shumë shërbime në Veri…”

Ne vitin 1982 punoja ne “ZP”. Isha zgjedhur edhe ndimes gjyqtar në Gjykatën e Tiranës.

Nisi një seance. Kryetar i trupit gjykues Fehmi Avdia. Unë ndihmës.

Në banken e të akuzuarve u ul një djalë. Nga pamja-jevg. Flokë zi. I dobët. Nja 60 kilogram.

-Emrin!-tha Fehmiu.

-Filip Çakuli.

-Profesioni?

-Gazetar tek revista “Hosteni”.

Lexova akuzën. Në Tropojë kishte kritikuar shoqen Lenka Çuko-kandidate e byrosë politike.

-Nuk mund të dënojme nje gazetar – thashë unë.

-Një dënim duhet. Të punojë tre muaj në Plug të Lushnjës.-Tha Fehmiu.

Sot që Filipin e kam shef, më thotë:

-Me ke marrë në qafë. Po të më kishe dënuar-do shkoja në burg. Do kisha statusin i dënuar politik. Do mirrja dëmshpërblim per vitet e burgut?!

Në vitin 1986 u bashkuam të dy në gazetën “Bashkimi”. Kur kryeredaktori, zoti Hamit Boriçi, ndau gazetarët nëpër sektorë, më tha mua:

-Çdo sektor do të ketë katër – pesë gazetarë. Ti do të kesh vetëm Filip Çakulin. Me Filipin jetoj si mbi mina!

Një muaj më vonë doli profecia e kryeredaktorit. Filipi bëri një shkrim me titull:

“Planifikohet edhe numri i të vdekurve”.

Përmbajtja: “Sot në Durrës ndalohet të vdesësh. Është realizuar plani i vdekjeve, si për burra, edhe për gra.”

Shkrimin e lexoi shoku Ramiz Alia. Mori në telefon redaksinë:

“Shoku kryeredaktor! Kaq i mençur qenka Filip Çakuli, sa të tallet me planifikimin e treguesve të ekonomisë socialiste?!”

Kaq u desh. Mbledhje. Kritika. Autokritika. Me shkrim e me gojë. Dënime. Filipi – rikthim në Dibër. Anëtarët e kolegjiumit me në krye kryeredaktorin – vërejtje me paralajmërim për pushim nga puna. Unë edhe një thelë mbi bisht – gjobë një rrogë mujore!

Sarkazëm e gjallë: të dënohesh si shef për kusuret e vartësit!

Next Post
I propozoi të dashurës për martesë me shkrimin mbi pakon e tostit, por a pranoi partnerja?

I propozoi të dashurës për martesë me shkrimin mbi pakon e tostit, por a pranoi partnerja?

Comments 1

  1. Hamdi says:
    4 years ago

    Njësoj të bujshëm jeni në profesion, pa shokë si veten. Kusuret e vartësit shpërblehen, e pakta me një mirënjohje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

11 vjedhje në një vit nën kërcënimin e armës, arrestohet 30-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

11 vjedhje në një vit nën kërcënimin e armës, arrestohet 30-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

January 26, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Arrestimi i Bujar Sefës në Dubai, Policia e Shtetit jep detaje: Ishte drejtues i grupit kriminal që…

January 26, 2026
Rusia abuzoi me listat e Interpolit, zbulimi tronditës rreth agjencisë ndërkombëtare të policisë

Rusia abuzoi me listat e Interpolit, zbulimi tronditës rreth agjencisë ndërkombëtare të policisë

January 26, 2026
Ekzekutimi i Jani Aliajt në burg merr tjetër rrjedhë, dyshohet se e ka vrarë shqiptari “Niko”

Ekzekutimi i Jani Aliajt në burg merr tjetër rrjedhë, dyshohet se e ka vrarë shqiptari “Niko”

January 26, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Neni 6 i Konventës i zë edhe shqiptarët…

January 26, 2026
“Kush mbjell erë, do të korrë furtunë”. Mesazhi i fortë i Iranit për SHBA-të

“Kush mbjell erë, do të korrë furtunë”. Mesazhi i fortë i Iranit për SHBA-të

January 26, 2026
Arrestohet në Dubai Bujar Sefa, i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit “Rraja”

Arrestohet në Dubai Bujar Sefa, i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit “Rraja”

January 26, 2026
Përshtatën tre ambiente për kultivim kanabisi, një në pranga dhe një në kërkim. Ndalohen 4 punonjës të OSHEE

Përshtatën tre ambiente për kultivim kanabisi, një në pranga dhe një në kërkim. Ndalohen 4 punonjës të OSHEE

January 26, 2026
Vrasja e infermierit trondit SHBA-të, Minneapolis shpërthen në protesta masive

Vrasja e infermierit trondit SHBA-të, Minneapolis shpërthen në protesta masive

January 26, 2026
Vdekja e 20-vjeçarit në burg, Lamallari: Të rinjtë s’duhen braktisur kurrë, as kur gabojnë

Vdekja e 20-vjeçarit në burg, Lamallari: Të rinjtë s’duhen braktisur kurrë, as kur gabojnë

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In