• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të dashur prindër…”/ Mesazhi i një drejtori shkolle: Fëmijet janë të frikësuar, ndiejnë tensionin dhe ankthin tonë

by Java News
21/03/2020 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Femijet jane aq të frikësuar, sa edhe ne në këto momente. Ata jo vetëm që mund të dëgjojnë gjithçka që po ndodh rreth tyre, por ata e ndiejnë tensionin dhe ankthin tonë të vazhdueshëm. 

Lexoni më poshtë mesazhin që një drejtori shkolle u ka dërguar prindërve dhe që duhet ta lexojë cilido.

Ju mund të jeni të prirur të krijoni një orar minutë pas minute për fëmijët tuaj. Keni shpresa të mëdha për orë të tëra të mësuari, përfshirë aktivitete në internet, eksperimente shkencore dhe raportime librash. E kufizoni teknologjinë deri sa të jetë bërë çdo detyrë! Por dëgjoni pak…

Fëmijët tanë janë aq të frikësuar, sa edhe ne në këto momente. Fëmijët tanë jo vetëm që mund të dëgjojnë gjithçka që po ndodh rreth tyre, por ata e ndiejnë tensionin dhe ankthin tonë të vazhdueshëm. Ata kurrë nuk kanë provuar diçka të tillë më parë. Edhe pse ideja për të qenë jashtë shkollës për 4 javë tingëllon e mrekullueshme, ata me siguri po përfytyrojnë një kohë argëtuese si pushimet e verës, dhe jo realitetin e të qenit bllokuar në shtëpi, duke mos takuar shokët e tyre.

Gjatë javëve të ardhshme, do të shihni një rritje të problemeve në sjellje me fëmijët tuaj. Qoftë ky ankth, zemërim, apo protestë, se nuk mund t’i bëjnë gjërat normalisht. Kjo do të ndodhë. Do të shihni më shumë acarime, shpërthime dhe sjellje kundërshtuese gjatë javëve të ardhshme. Kjo është normale dhe e pritshme në këto rrethana.

Ajo për të cilën kanë nevojë fëmijët tani, është që të ndjehen të qetësuar dhe të dashur. Kanë nevojë të ndjejnë që gjithçka do të shkojë mirë. Dhe kjo mund të nënkuptojë që ju të grisni orarin tuaj të përsosur, dhe të shfaqni dashurinë për fëmijët tuaj pak më shumë. Luani lojëra tavoline dhe shikoni filma. Gatuani biskota dhe pikturoni fotografitë tuaja. Bëni një eksperiment shkencor së bashku ose gjeni udhëtime virtuale në kopshte zoologjike. Filloni një libër dhe lexojeni së bashku si familje. Përvidhuni nën batanije të ngrohta dhe mos bëni asgjë.

Mos u shqetësoni që ata mund të mbeten prapa në shkollë. Çdo fëmijë është në të njëjtën varkë dhe të gjithë do të jenë në rregull. Kur të rikthehemi përsëri në shkollë, të gjithë do t’i korrigjojmë dhe do t’i ndjekim aty ku janë me mësimet. Mësuesit janë ekspertë në këtë! Mos kërkoni grindje me fëmijët tuaj, sepse ata nuk duan të bëjnë matematikë. Mos u bërtisni fëmijëve tuaj, sepse nuk po ndjekin orarin. Mos i detyroni të bëjnë 2 orë mësime, nëse ata rezistojnë.

Nëse ka një gjë të rëndësishme që t’ju kujtojmë, ajo është: në fund të gjithë kësaj, shëndeti mendor i fëmijëve tuaj do të jetë më i rëndësishëm sesa aftësitë e tyre akademike. Dhe mënyra se si janë ndjerë gjatë kësaj kohe do të mbetet me ta edhe për shumë kohë, edhe pasi kujtesa për ato që bënë gjatë këtyre 4 javëve do të jetë zhdukur. Kështu që mbajeni mirë në mendje këtë gjë, çdo ditë”. / bota.al

g.kosovari

Next Post
I shoqëruar nga mjekja, babai i pacientit “0” del nga spitali/ Rama: Edhe 14 ditë karantinim

I shoqëruar nga mjekja, babai i pacientit "0" del nga spitali/ Rama: Edhe 14 ditë karantinim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Korrupsioni miliona dollarësh, 2 ish-ministra të qeverisë së Orbánit në telashe, arrestohen nën dyshimet për ryshfete

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

September 29, 2026
“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

September 29, 2026
Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

September 29, 2026
Zelensky: Ukraina e gatshme të respektojë armëpushimin 3-ditor të shpallur nga Putini -

Koreja e Jugut kërkon falje nga Ukraina pasi Zelensky zbuloi transferimin e dy ushtarëve koreano-veriorë!

September 29, 2026
“Ka ardhur koha të ndryshojë sistemi politik”- Dash Shehi: Europa na ka mbetur si shpresë përballë skandaleve! Jo vetëm rotacion

“Ka ardhur koha të ndryshojë sistemi politik”- Dash Shehi: Europa na ka mbetur si shpresë përballë skandaleve! Jo vetëm rotacion

September 29, 2026
“I vetmi narkoshtet…”- Berisha nxin përsëri Shqipërinë në Strasburg: Diasporës i detyrohemi pothuajse mbijetesën! Qëndrim ndërkombëtar për të shpëtuar kombin

“I vetmi narkoshtet…”- Berisha nxin përsëri Shqipërinë në Strasburg: Diasporës i detyrohemi pothuajse mbijetesën! Qëndrim ndërkombëtar për të shpëtuar kombin

September 29, 2026
Identifikohen mbetjet kockore të së paku 23 personave në varrezën masive të Zubin Potokut në Kosovë! Prokuroria: Tre persona nën akuzë

Identifikohen dy të zhdukur nga lufta në Kosovë! Dalin përgjigjet e ADN, jo nga “Grupi i Intelektualëve”

September 29, 2026
Zogaj: Rama e personalizon ngritjen e SPAK, reforma nuk bëhej pa opozitën! I dha mesazh drejtësisë

Zogaj: Rama e personalizon ngritjen e SPAK, reforma nuk bëhej pa opozitën! I dha mesazh drejtësisë

September 29, 2026
“Ishim mësuar që daja i politikës të hiqte vallen, tani…”- Vangjeli: Historia politike e Shqipërisë mund të shkruhet edhe përmes kronikës së zezë!

“Ishim mësuar që daja i politikës të hiqte vallen, tani…”- Vangjeli: Historia politike e Shqipërisë mund të shkruhet edhe përmes kronikës së zezë!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com