• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 11, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të çmendurit që i shtohen vapës në gusht

by Ilir Yzeiri
20/08/2022 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Duke i hedhur një sy arkivës sime, kam vënë re se të gjitha shkrimet që kam bërë në gusht kanë pasur si motiv zjarrin e idiotësisë dhe të çmendurisë që përfshin sidomos aktorë të dalë boje të teatrit që popullohet me komedi të stërnjohura e të stërpara. Jam përpjekur të kuptoj përse në gusht shtohet doza e marrëzisë ndër ata që duan të jenë në qendër të skenës sonë që, edhe pa ata, është vetvetiu e shëmtuar, dhe nuk e gjej dot. E reja e këtij viti është se dy femra, dy gra në moshë pak më shumë se të mesme, përkatësisht një me mbiemrin Kalaja dhe një me mbiemrin Meço gjejnë afshin e urrejtjes së tyre të arma dhe të plumbi.

Pavarësisht se afshi i tyre metaforik nuk është një thirrje e drejtpërdrejtë që gjynahqari Qani apo ata djemtë që po vriten nëpër mbikalime e nënkalime t’i drejtojnë armët kundër qeveritarëve dhe, në këtë rast, nga metafora e tyre nuk është vështirë të kuptohet se në nënvetëdije të dyja gratë që janë në moshë pak më shumë se të mesme duan që të vritet armiku më i madh i tyre, kryeministri Edi Rama, pra, pavarësisht se ato nuk kanë thënë këtë gjë (Larg qoftë !), por kanë dashur të thonë në mënyrë metaforike se zjarri që nxjerrin nga tytat e armëve gjynahqari Qani dhe djemtë e mbikalimve, përse nuk bëhet një zjarr revoltash që të vrasë politikisht edhe Edi Ramën.

Pra, pavarësisht të gjitha këtyreve, ajo që të mrekullon në këtë rast është afshi që këto dy gra në moshë pak më shumë se të mesme, ky afsh pra u djeg trupin, mendjen dhe i çon në ekstazë dhe ashtu në ekstazë e sipër, të djegura nga zjarri i plumbit që mesa duket zëvendëson zjarrin që mungon, hidhen në krahët e fantazisë së nënvetëdijes së tyre dhe bëjnë thirrje që zjarri të djegë politikanët, që tytat e armëve me formë të gjatë të drejtohen kundër qeverisë. Mund të vazhdoja edhe më zbërthimin e metaforës së zjarrit dhe afshit që ka djegur trupin dhe mendjen e këtyre dy zonjave të cilat e kërkojnë shpëtimin e këtij vendi, sipas tyre, gjithnjë në mënyrë metaforike, nga tytat e armëve (të gjata mundësisht) që nxjerrin zjarr e plumb dhe që duhet të hyjë në trupin e qeverisë, por po e ndaloj këtu.

Natyrisht që këto dy gra, në moshë pak më shumë se të mesme, janë në rolet e dyta dhe në periferi sepse në skenë, bash aty ku bien dritat janë ata të dy ; « non gratisti » dhe ai që akuzohet si ish-spiun i sigurimit të shtetit dhe që tani na tregoi edhe një vend se ku do t’i fusë vendimet e Kuvendit. Këta të dy nuk përbëjnë më lajm ata janë pjesë e jetës sonë të përditshme, janë ana jonë e errët, janë kujtimi ynë i zi dhe i tmerrshëm dhe që na sjellin gjithnjë në mendje se sa llum prodhon ky vend, se përse Shqipërinë më shumë e kanë shkatërruar shqiptarët sesa të huajt. Janë ata të dy që na kujtojnë se sa e vështirë është të ndërtosh institucionet demokratike në këtë vend.

Fati politik i Sali Berishës dhe Ilir Metës na kujton të gjithëve se sistemi i drejtësisë në këtë vend nuk funksionon, se Arben Kraja, kryeprokurori që iu lidh gjuha kur e pyeti « Zëri i Amerikës » se përse nuk hetoni Sali Berishën, gjithnjë e më shumë po merr formën e Adriatik Llallës. Ata të dy na kujtojnë se institucionet e demokracisë në këtë vend jo vetëm që janë të brishta, por, në disa raste, nuk funksionojnë fare. Ata të dy, ndërkaq, kështu siç po sillen, po i japin edhe një shans të madh sistemit. Ata po vënë në provë të Mirën dhe të Keqen në këtë vend. Është hera e parë që Kuvendi i Shqipërisë do të marrë në shqyrtim këtë raport, pra është hera e parë që ai do të vihet në provë që të votojë nëse do të ndahet me të Keqen apo do të bashkëjetojë me të.

PD-ja zyrtare që drejtohet nga Alibeaj duhet të kujtojë historinë e saj dhe duhet të bashkojë votat me cilindo deputet shqiptar që kërkon të votohet një ligj i qartë dhe i prerë që u ndalon dhe i përjashton nga politika dhe nga funksionet e larta të gjithë ata që kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit dhe të gjithë ata që kanë mbajtur funksione në Partinë e Punës nga sekretar byroje e lart dhe të gjithë ata që janë shpallur non grata nga SHBA-të dhe vendet e Europës Perëndimore.

Në gusht çmenduria e radhës është gjithmonë narrativa që prodhohet për turizmin dhe për Jugun kryeisisht. Personazhet pa referencë dhe pa identitet janë të njohur ndër ne : ata që prodhojnë lajme për shkak të natyrës së mediave apo blogjeve që kanë, nuk përbëjnë asnjë problem. Në çdo vend të botës ka blogje që vënë në lojë, tallen apo që u nxjerrin ujin e zi të metave apo dobësivë që ka vendi i tyre duke i përqeshur, tallur e parodizuar. Për të mos shkuar larg, mjaft të shohim mediet, komeditë, filmat komikë, artikujt denigrues që prodhojnë fqinjët dhe miqtë tanë italianë për vendin e tyre dhe veten e tyre.

Mirëpo është tjetër gjë të parodizosh një ves dhe tjetër gjë të shpifësh dhe më keq akoma është shumë e pandershme që të shpifësh e ta kthesh në art « fake nes »-in me informacione të gënjeshtërta. Pra është tjetër gjë të informosh me gënjeshtra dhe është tjetër gjë të tallesh, të bësh ironi, të vësh në lojë, të parodizosh. Arti ka trillimin si mjet, informacioni ka faktin apo rrëfimin për atë që ndodh. Këtë vit, turizmi shqiptar u gjallërua dhe kjo është një shenjë e mirë për ekonominë tonë dhe për gjithë ata që punojnë në këtë sektor. Këtë vit, mes shumë të tjerash, unë kam parë një ndër rrugët më të bukura, të ndërtuara në mënyrën më shembullore me të gjitha parametrat botërore, as e e tepruar, por as e zvogëluar në parametra. Gjithçka pefekte.

Kjo është rruga e Kardhiqit që të çon në Sarandë. Pra, nëse do të ishim njerëz normalë dhe nëse do të gjykonim me ftohtësi, duhet ta pranojmë që megjithë vështirësitë e pandemisë që kaluam, të tërmetit para tij, por edhe të luftës në Ukrainë tani, ne arrijmë të ndërtojmë, të zhvillohemi. Pikërisht me filozofinë e zhvillimit në Tiranë dhe me kullat që po ndërtohen aty bënin ironi dhe cinizëm edhe dy gazetarë të « The Guardian ». Por kjo është një histori tjetër. Meqë jemi në gusht, dhe meqë rreziku për të rënë në nihilizëm ose në patetizëm është i lartë, po e mbyll këtu.

Next Post
Tabaku  publikon faturat e energjisë së biznesit: Është rritur çmimi, qeveria të pezullojë pagesat për PPP-të

Rritja e çmimeve / Tabaku: Qeveria biznes me taksat e shqiptarëve, inceneratorët vazhdojnë të marrin llokma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Denoncimi i fortë i Myslym Murrizit për Gazment Bardhin/ Flamur Noka i dërgon mesazh Dukës: S’kam votuar për Shabanin, por…

Denoncimi i fortë i Myslym Murrizit për Gazment Bardhin/ Flamur Noka i dërgon mesazh Dukës: S’kam votuar për Shabanin, por…

December 10, 2025
Alonso drejt shkarkimit, City i Guardiolës mund me përmbysje Realin dhe ‘vulos’ fatin e trajnerit spanjoll

Alonso drejt shkarkimit, City i Guardiolës mund me përmbysje Realin dhe ‘vulos’ fatin e trajnerit spanjoll

December 10, 2025
Dash Sula: Sa të jetë Berisha në krye të PD-së, Rama ta bëjë gjumin e qetë  

“Turp, PD tregoi që është pa kokë”/ Tërhoqën firmat për Endrit Shabanin, Sula: Opozita nuk është serioze

December 10, 2025
Zgjedhja e kreut të SPAK/ Nesturi: Të ruajë nivelin e Dumanit! Karaj: Gara mes Xholit e Brahos!

Zgjedhja e kreut të SPAK/ Nesturi: Të ruajë nivelin e Dumanit! Karaj: Gara mes Xholit e Brahos!

December 10, 2025
VIDEO- Qindra mijëra euro, armë, jelek antiplumb dhe dylbi, pamjet e momentit të arrestimit të anëtarëve të grupit kriminal “Rraja”

Goditet fisi Rraja nga SPAK, gazetarja jep detajet e forta të aksionit që sekuestroi 415 mijë euro

December 10, 2025
Murrizi: Tani ra në usta Rama, le të bëjë më dëngla se e rregullon i “dërguari special” i SHBA

“Të bëfsha… deputetë palaço”/ Murrizi kritika të ashpra PD për AP: Ata që hedhin firmat e kryetarit janë ushtarë

December 10, 2025
35 vite nga Dhjetori ‘90, Neritan Ceka: Mungesa e një projekti bëri që gabimet të ishin fatale

35 vite nga Dhjetori ‘90, Neritan Ceka: Mungesa e një projekti bëri që gabimet të ishin fatale

December 10, 2025
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj: PD kishte program, statut, vizion demokratik, por u shkelën

December 10, 2025
Protesta para Kryeministrisë, procedohet nga policia Adriatik Lapaj: Zaptoi hapësirën publike

Lapaj: Edi Rama ka kërkuar në Qershor të bëhemi pjesë e një qeverie me bazë të gjerë

December 10, 2025
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

35 vite nga Dhjetori ’90, Vangjeli: Ndryshimi i Shqipërisë është i jashtëzakonshëm, por duhej të ishte më mirë

December 10, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In