• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Të burgosurit ordinerë për Alinë më 1991: “Me Enver Hoxhën të mos luajnë se…”

by Java News
18/02/2018 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historiani dhe ish-kreu i arkivës në Ministrinë e Brendshme Kastriot Dervishi ka publikuar ditën e sotme një telegram të rrallë ku të burgosurit e diktaturës i dërgonin në vitin 1991 presidentit Ramiz Alia për të mbrojtur figurën e ish-dikatorit Enver Hoxha nga i cili edhe u burgosën.

Dervishi nëpërmjet një postimi nërrjetin social facebook shkruan se të dënuarit ordinerë të Tërnovës i dërgun telegram Ramiz Alisë për të kundërshtuar kërkesat e studentëve.

“Dhe ne i dashur zoti Rami zalia, donim që nëpërmjet jush t’u bënim thirrje këtyre fluturakëve, me çdo gjë të luajnë, le të bojkotojnë ç’të duan e në cilëndo parti të shkojnë, udha e mbarë u qoftë, por me Enver Hoxhën mos të luajnë, se vërtet pak jemi, por miliarda për të bëhemi,” shkruhet në telegramin e publikuar nga Dervishi.

Reparti nr.312 Tërnovë ishte një kamp i punës së detyruar i çelur për të nxjerrë mineralin e kromit dhe funksionoi si i tillë në vitet 1987-1991. Ai u ndërtua nga të dënuarit politikë. Vuanin dënimin këtu fillimisht të dënuar politikë dhe ordinerë, por muajt e fundit të ekzistencës së tij, reparti u mbizotërua nga të dënuarit ordinerë.

Në valën e madhe të telegrameve nga kontingjenti “njeri i ri” që i drejtoheshin Ramiz Alisë në shkurt 1991 për të mbrojtur emrin e Enver Hoxhës dhe kundërshtuar kërkesat e studentëve ishin edhe të dënuarit ordinerë të Tërnovës.

 

Telegram

Zotit Ramiz Alia, kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPSSH-së, Tiranë

Njëzëri, të dënuarit e repartit nr.312 Tërnovë, vendosëm që të dërgonim juve zoti president, këtë telelgram të cilin dëshirojmë ta publikoni.

Po jetojmë edhe ne çdo ditë me hallet e popullit tonë, me proceset demokratike që po merren, me situatën që aktualisht po kalon vendi ynë. Me gjithë zemër përkrahim këto reforma të ndërmarra nga qeveria, te të cilat shohim një të ardhme të bukur, e te të cilat ballafaqojmë veten, reagimin tonë në ndërgjegje. Më shumë se kurrë, shohim sot se ç’kemi bërë e ç’duhet të bëjmë.

Zoti president,

Ne të dënuarit e repartit 312 Tërnovë, çdo orë e minutë jemi në punë dhe asnjë pjesë të kësaj kohe, nuk e kemi humbur dhe se humbim. Dhe rezultatet flasin vetë, nuk njohim mosrealizime, por tejkalimi I detyrave të planit është bërë tradita jonë.

Por nuk është kjo arsyeja që po ju shkruajmë. Diçka po na ngacmon çdo ditë e më tepër deri në palcë dhe pikërisht ca njerëz deri në mënyrë të organizuar që po na thonë “mohojeni se jeni shqiptarë”. Por indinjimi ynë arriti kulmin e tij kur nëpërmjet televizionit mësuam se studentët tanë, disa nga vëllezërit dhe motrat tona, kërkuan të mohojnë gradaçelën e madhe, parajsën e madhe, mrekullinë e vërtetë e të shenjtë, veprën e të madhit Enver Hoxha. Mëkat!

Dhe ne i dashur zoti Rami zalia, donim që nëpërmjet jush t’u bënim thirrje këtyre fluturakëve, me çdo gjë të luajnë, le të bojkotojnë ç’të duan e në cilëndo parti të shkojnë, udha e mbarë u qoftë, por me Enver Hoxhën mos të luajnë, se vërtet pak jemi, por miliarda për të bëhemi.

Na e thotë mendja e na e ndjen zemra se nëse populli lëviz, maja e Tërnovës nga vendi lëviz dhe populli nga vepra e Enver Hoxhës. Në se disa e kuptojnë se gjithë këto ndryshime që po ndodhin janë pasojë e Enver Hoxhës, me plot gojën u themi se qenkan miopë e kaluar miopëve.

Ndaj u bëjmë thirrje e po u rikujtojmë se Enver Hoxha është ende gjallë e s’ka për të vdekur kurrë, derisa të shuhet çdo pëllëmbë e kësaj toke. Populli i ka njohur gjithmonë bijtë e tyre, siç njeha nëna birin e saj, e Enver Hoxha është biri i nënës më të madhe, biri i luftës, i lirisë, pavarësisë e sovranitetit. E nëse diçka nuk ka vajtur mirë, shkaku kryesor ka qenë se disa nga ne apo të tjerë nuk punuan mirë. Ndaj ne nuk po shlyejmë borxhet e ndokujt, por borxhet tona.

Nëse do të kërkomë të vijë Europa në Shqipëri, ose të shkojmë drejt saj, kjo udhë do mund, do djersë, do më së pari sakrificë. E të gjitha këto nuk arrihen me bojkotime, greva, shkrehje të punës, duke thyer xhama, me mitingje pa bukë e me përçarje.

Zoti Ramiz Alia,

Ju premtojmë se gjithmonë me ju e pranë jush do të jemi ndonëse jemi të fajësuar në jetë, zemrën e kemi plot shpresë se do të shërbejmë me nder e kurrë në shtigje pa krye s’do ecim, veç në shtegun e demokracisë së vërtetë.

Edhe ne kemi probleme, bile do të thonim ca më shumë se ato që s’po pushojnë të kërkojnë të drejta, mirëpo ne po shohim vetë se ata pak nga pak po na plotësohen dhe në statistikat tona shënohen vetëm arritje.

Përfitojmë nga rasti t’ju zotohemi zoti presidenti ynë për nder të zgjedhjeve të 31 marsit, do t’i japim popullit:

1-500 ton mineral kromi mbi planin

2-200 ml avancime mbi planin

3-Do realizojmë normën 115%

Të na rroni sa malet në krye të vendit të burrave, zoti president Ramiz Alia!

Lavdi veprën së ndritur e të pavdekshme të Enver Hoxhës.

Efektivi i të dënuarve të repartit nr.312 Tërnovë

12.2.1991 (Panorama)

Next Post
Rezultojnë 12 të zhdukur nga një ortek në Zvicër

Rezultojnë 12 të zhdukur nga një ortek në Zvicër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Spanja goditet nga katër tërmete radhazi, panik te popullata, njerëzit dalin në rrugë nga frika! Nuk raportohet për viktima

VIDEO/ Spanja goditet nga katër tërmete radhazi, panik te popullata, njerëzit dalin në rrugë nga frika! Nuk raportohet për viktima

August 15, 2026
Atletiko e Madridit bën goditjen e merkatos së verës, prezanton nënkampionin e botës!

Atletiko e Madridit bën goditjen e merkatos së verës, prezanton nënkampionin e botës!

August 15, 2026
Zjarret në Krujë, normalizohet situata dhe izolohen vatrat në Abaze e Zidoll

Zjarret në Krujë, normalizohet situata dhe izolohen vatrat në Abaze e Zidoll

August 15, 2026
Bregdeti shqiptar mbetet preferuar nga kosovarët, fluks i lartë dhe radhë kilometrike mjetesh në Morinë! Mbi 35 mijë gjatë fundjavës në Shqipëri

Bregdeti shqiptar mbetet preferuar nga kosovarët, fluks i lartë dhe radhë kilometrike mjetesh në Morinë! Mbi 35 mijë gjatë fundjavës në Shqipëri

August 15, 2026
Masakër me 6 të vrarë në Michigan të SHBA-ve, autori gjendet i vdekur brenda një makine!

Masakër me 6 të vrarë në Michigan të SHBA-ve, autori gjendet i vdekur brenda një makine!

August 15, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Një hartë probabilitare e rrezikut për zjarre

August 15, 2026
Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë

HARTA/ Pesë zona kritike nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 35 vatra në 24 orë, 8 janë ende aktive! Mbi 500 forca e 6 mjete ajrore në aksion

August 15, 2026
Irani kërcënon të bllokojë anijet nga përdorimi i Ngushticës së Hormuzit për shkak të aseteve të ngrira - Euronews Albania

“Statuset nuk ndryshohen me urdhra”- Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë

August 15, 2026
VIDEO/ Zjarre apokaliptike në Kroaci, një e vdekur e dhjetëra të plagosur nga katastrofa! Mijëra hektarë të shkrumbuar, shikoni pamjet

VIDEO/ Zjarre apokaliptike në Kroaci, një e vdekur e dhjetëra të plagosur nga katastrofa! Mijëra hektarë të shkrumbuar, shikoni pamjet

August 15, 2026
“Franca digjet, ai argëtohet!”- Fotot e Macron duke bërë xhiro me motor uji në det shkaktojnë ‘tërmet’, opozita me akuza të forta!

“Franca digjet, ai argëtohet!”- Fotot e Macron duke bërë xhiro me motor uji në det shkaktojnë ‘tërmet’, opozita me akuza të forta!

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com