• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të akuzuarit për grushtin e 14 shtatorit ’98 pjesë e grupit të Berishës për të pushtuar selinë e PD-së, pritet të rrethojnë Bashën më 8 janar

by Java News
06/01/2022 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas disa tentativave për të hyrë dhe marrë me forcë selinë e Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thirrur në 8 janar 2021 një protestë para selisë blu, në formë presioni ndaj Lulzim Bashës, të cilit i kërkon të largohet bashkë me lindershpin. Nga ana e tij, Lulzim Basha, ultimatumeve të Berishës për të dorëzuar selinë, i është përgjigjur duke marrë masa dhe fortifikuar ndërtesën, duke i paraprirë një sulmi të mundshëm. Pjesë e grupit të Sali Berishës që po rrethon dhe ndërmerr sulme ndaj selisë së Partisë Demokratike, rezultojnë edhe disa personazhe që kanë qenë protagonistë të grushtit të shtetit të 14 shtatorit të vitit 1998.

Frymëzues dhe organizator në prapaskenë i grushtit të shtetit ishte pikërisht Sali Berisha, i cili pushtoi me grupe të armatosura për disa orë Kryeministrinë, RTSH, Gjykatën Kushtetuese, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Kulturës, ndërsa një granatë u hodh në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Skënder Gjinushi. Sulmi në terren u udhëhoq edhe nga Sali Lusha, Genc Pollo dhe Myftar Lumeshi, të cilët 24 vite më vonë, i janë bashkuar aksionit të Berishës për të pushtuar selinë e Partisë Demokratike. Treshja pritet të bëhet pjesë e protestës së 8 janarit 2021, përmes të cilës Berisha do të rrethojë Lulzim Bashën në seli.

Në dosjen e prokurorisë për ngjarjet e rënda të 14 Shtatorit 1998, se Lusha, Lumeshi etj., pas thirrjes së Berishës, kanë udhëhequr sulmin ndaj institucioneve shtetërore, pasi Berisha kishte akuzuar më herët Fatos Nanon se fshihej pas vrasjes. Protagonistë të sulmit, sipas prokurorisë, ishin edhe Ekrem Spahia, Jemin Gjana, Leonard Demi, Shaban Mamia, Frrok Gjini, Hysni Gjyrici, Dem Dollapi etj. Procesi gjyqësor u zvarrit dhe deformua, sa që në vitin 2002, asnjë nga të akuzuarit nuk ishte më në burg. Protagonist i lirimeve dhe dënimeve qesharake ishte edhe ish gjyqtari i famshëm Gjin Gjoni.

Nëse në 14 shtator 1998 Sali Berisha pushtoi institucionet kryesore me grupet e paarmatosura, por u tërhoq pas një ultimatumi që mori nga Departamenti Amerikan i Shtetit, 24 vite më vonë synon të pushtojë me forcë Partinë Demokratike. Ashtu si 24 vite më parë, edhe këtë herë Sali Berisha ka përballë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që mbështetin Lulzim Bashën. Konflikti Berisha-Basha shpërtheu në 9 shtator 2021, kur Lulzim Basha, me kërkesë të SHBA, pezulloi Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, për shkak se ishte shpallur non grata nga DASH për korrupsion madhor, shantazh ndaj drejtësisë dhe minim të demokracisë./ Adriatik Doçi-Shqiptarja.com/m.j

Next Post
SHBA vendos: Komanda speciale e operacioneve ngre shtabin në Shqipëri! Do të shërbejë për Ballkanin

SHBA vendos: Komanda speciale e operacioneve ngre shtabin në Shqipëri! Do të shërbejë për Ballkanin

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    5 years ago

    plaku barbare i vicidolit se bashku me cecente e tije,tani te qi… ne bythe u a kane hequr dhembet,tani vetem hane mute kot se koti.Tani e mbrapa do thuhet ishte nji komunist barbare me bandat e tije,sot e tutje jane te ngordhur,qe mbajne ere kerme.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In